Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË– Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Berisha ishte po ashtu edhe i burgosur politik, e ish-anëtar i ekipit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e tij e dha i biri i tij, Visar Berisha.
‘Sot heret ne mengjes na la Kolë shoqi!Mas nje semundje te rande e kahemotshme, i mesuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit ne jeten e pasosun.Ma shume se dhimte, kam nje ndjenje çlirimi per trupin e tij, qe ka vuajtur kaq shume ne heshtje e pervujtshem. Per shkak te situates se rande epidemiologjike dhe masave qe prej sot jane ne fuqi, nuk do te mund te organizojme te pame per baben. Neser, me 30.08.2021 ne oren 11, ne Katedralen Nene Tereza ne Prishtine do te celebrohet Mesha e Drites per baben, kurse ne oren 13 do te jete vorrimi me rrethin e ngushte familjar ne vorrezat e qytetit te Prishtines. E di, qe shume prej jush doni me qene nga afer pjese e dhimtes tone, por shendeti i juaj dhe te gjithe te tjereve ka me shume rendesi. Kujtojeni baben e ne në lutje, prej aty ku jeni. Ngushllimet i pranojme nepermjet telefonit.’
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shkruar një telegram ngushëllimi familjes, miqve e bashkëpunëtorëve me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kolë Berishës, njërit ndër veprimtarët më të shquar të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, bashkëpunëtorit e bashkëmendimtarit të presidentit historik, dr. Rugovës, njeriun e urtë e njeriun e paqes, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit të tij”, thuhet në telegramin e presidentes Osmani.
Kryetari i AAK-së si dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit, Kolë Berisha. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Berisha dha kontribut të çmuar për arsimin ndër vite.
“Në kohën kur organizimi jonë për çlirim merrte formë, ai angazhohet në pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive dhe në themelimin e institucioneve paralele në Kosovën e okupuar”, ka shkruar Haradinaj.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha.Abdixhiku përmes një telegrami ngushëllimi drejtuar familjes së Berishës është shprehur se Kosova humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë, politikanin e madh dhe luftëtarin e palodhur që punoi shumë për liri, pavarësi dhe demokraci.
Kolë Berisha ishte politikan dhe kryetari i dytë i Parlamentit të Kosovës. U lind më 26 tetor 1947 në fshatin Dobërdol të Komunës së Klinës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Ujmirë. Pas kryerjes së shkollës normale në Gjakovë, dy vjet punoi mësues në Ujmirë dhe Gllarevë të Klinës, kurse nga tetë marsi i vitit 1973 punoi si sekretar i gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Ka të kryer edhe Fakultetin Juridik në Prishtinë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Shumë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Amerikane që kanë shërbyer në Afganistan, po punojnë pa pushim për të nxjerrë kolegët e tyre afganë nga Kabuli. Ata frikësohen s...
PEJË-Një sherr mes të paraburgosurve ka ndodhur ditën e djeshme në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Dy burra kanë sulmuar një tjetër person, i cili më pas ë...
AFGANISTAN– Nuk kanë të ndalur vrasjet në Kabul. Bilal Sarvari, një gazetar afgan i cili kohët e fundit u arratis nga talibanët, njoftoi se Fawad Andarabi...
SHBA– Mjeti BMW e aktorit të njohur Tom Cruise është vjedhur nga disa persona, bashkë me një vlerë marramendëse brenda saj. ‘The Sun’ ka siguruar pamjet kur mje...
BRAZIL– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil. Autoritetet e Rio de Janeiro po hetojnë sesi një qytetar arriti të marrë pesë doza të tre vaksinave të ndr...
Parashikuesit e motit paralajmëruan banorët përgjatë bregut të shtetit të Luizianës që të nxitojnë përgatitjet sot në pritje të uraganit Ida, i cili pritet të s...
MAQEDONI E VERIUT- 126 mijë e 570 udhëtarë kanë dalë nga Maqedonia e Veriut për tu futur në Shqipëri, vetëm për pikës së kalimit kufitar në Qafë Thanë. Alsat sh...
BRITANI E MADHE- Një nënë ka sjellë në jetë bebin e saj në ajër. Teksa udhëtonte nga Dubai për në Britaninë e Madhe, 26-vjeçaren e kanë kapur dhimbjet e ...
MAQEDONI E VERIUT- Opozita maqedonase dhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka arritur koalicion parazgjedhor për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. ...
AFGANISTAN– Talibanët thanë të shtunën se do të shpallnin një qeveri të re për Afganistanin javën e ardhshme dhe prisnin që turbullirat ekonomike dhe rëni...