LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rrëfimi i fundit i Maks Velos për të dashurën dhe dështimi i martesës, dokumenti sekret i Sigurimit: Ajo është spiune!

31 Gusht 2021, 11:01 Nga DOSJA
Rrëfimi i fundit i Maks Velos për të dashurën dhe

“Dashuri e ndaluar, por jo e harruar”. Me këto pak fjalë e përshkruante piktori e arkitekti i shquar lidhjen e dikurshme me vajzën nga Parisi, Odiel Daniel. Dhe, në fakt, rezervohej shumë për të folur për këtë histori rozë të pazakontë. Madje, këmbënguljen për të mësuar diçka më shumë rreth saj, e quante herezi.

“Ka shumëçka tjetër për t’iu thënë njerëzve në këto kohë të trazuara”, më sugjeroi një ditë, teksa i kërkoja diçka për atë lidhje të veçantë.

Sa kisha vendosur kontaktet me Daniel në Paris dhe provova disa herë të takohesha me të për të mësuar më shumë rreth historisë së tyre. Më në fund erdhi me mikun e tij, Spiro Dede, dhe u ulëm në kafen e tyre të preferuar.

“Besoj më doni për teatrin”, tha dhe aty për aty filloi një ligjëratë plot pasion.

Ishin ditët kur Tirana ziente nga debatet për prishjen e Teatrit Popullor dhe ai, gjithë revoltë, ishte bashkuar me protagonistët e aksionit që kundërshtonin energjikisht prishjen e tij. I thashë se e kisha ndjekur protestën e tij dhe i tregova arsyen pse e kisha ftuar.

“Ëhë”, ia bëri si nëpër dhëmbë, dhe si ndenji një çast duke fërkuar mjekrën, m’u drejtua me një ton gati shpërfillës. “E keni fjalën për Odiel”, shqiptoi. Po, i thashë.

“Një histori e mbyllur dhe kaq”.

“E mbyllur, po jo pa plagë”, ndërhyri Spirua, që me sa dukej e njihte mirë atë që kishte ndodhur ndërmjet tij dhe francezes Odiel Daniel në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.

Sakaq, Veli që mendonte se i kishte vënë kapak njëherë e mirë asaj historie, me një lloj bezdie, filloi të tregojë gati telegrafisht për çka e pyesja…

Kush ishte kjo francezja që ju rrëmbeu zemrën…

Ajo, pra, që thoni ju, Odiel Daniel. Kishte ardhur për studime pasuniversitare në Tiranë. Atëherë të huajt ishin shumë të paktë në Tiranë, ca më tepër vajzat. Prandaj edhe binin në sy që të nesërmen që shfaqeshin në xhiron e famshme në sheshin “Skënderbej”…

Aty e keni takuar për herë të parë…

Jo. Për herë të parë e kisha takuar në Bibliotekën Kombëtare. Aty vinte gati përditë, lexonte dy-tri orë dhe shkonte në hotel “Dajti”. Në këtë ritual të përditshëm, një ditë e takova dhe i kërkova të pinim një kafe. Ajo plot mirësjellje pranoi dhe kështu u njohëm nga afër…

Që do të thotë se u dashuruat…

Dashuria erdhi natyrshëm. Ajo ishte një vajzë e civilizuar, pa komplekse. Atëherë ishte 29 vjeçe, ndërsa unë 30. Në moshën e dashurisë, me një fjalë. U njohëm, u lidhëm dhe si të tregoj…

Dashuri, po gjithsesi jo si lidhjet e zakonshme…

Këtu ishte problemi. Se regjimi atëherë martesën me një të huaj që vinte nga bota borgjezo revizioniste, e kishte të ndaluar me ligj. Bile, bile e çmonte si një akt tradhtie ndaj sistemit…

E mendonit martesën pas asaj njohje që vazhdoi disa vite. Flisnit për krijimin e familjes…

Ajo e mendonte më shumë nga unë martesën. Bile kur fliste për të, humbiste e tëra në një lloj ngazëllimi aq sa duhej të kalonin çaste që ta përmendja.

Ndërsa ju shfaqeshit i rezervuar për martesën…

Unë, në fakt, shijoja lidhjen, përjetoja ndjesinë që të jep në prehër një vajzë e bukur. Se ishte e bukur dhe e ëmbël. Mendjehapur dhe e qytetëruar. Sa për martesën, unë isha i ndërgjegjshëm se atë nuk do të na i lejonte regjimi. Këtë e dija fort mirë. Ia kisha bërë të qartë dhe asaj. Po ajo këmbëngulte e këmbëngulte, aq sa kishte filluar përpjekjet për procedurat zyrtare për lejen e martesës…

Procedurë për leje martese, çfarë parakuptonte ajo?

Për çdo martesë në atë kohë ligjërisht duhej një leje nga autoritetet zyrtare…

Ku e bëri Daniel kërkesën për martesë?

Ajo, një ditë të bukur, kishte shkuar në ambasadën tonë në Paris dhe si qytetare franceze kishte bërë kërkesën zyrtare për martesën me mua. Bile, kur u kthye që më tregoi, më tha se ishte çuditur nga pritja e akullt që i kishin bërë diplomatët tanë në Francë.

Dhe si vazhdoi procedura pas kërkesës së saj në ambasadë?

Këtu nisën telashet për mua. Gjë që e prisja, prandaj nuk isha dhe shumë optimist kur ajo këmbëngulte për martesë. Më thirrën në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë, kështu quhej atëherë një zyrë e Ministrisë së Jashtme dhe pa një pa dy më thanë kjo gjë, martesa pra, nuk mund të bëhej në asnjë mënyrë. Ndryshe, më thanë, ti i di pasojat. Zyrtari me të cilin komunikoja, më foli diçka si në konfidencë, nga që të dy ishim nga Korça dhe njiheshim prej kohësh…

Pas refuzimit të lejes për martesë, vazhdoi lidhja apo…

Aty, Odiel pësoi goditjen e parë. Ajo nuk mund ta besonte kurrë këtë paradoks të regjimit. Megjithatë, asnjëherë nuk i shkoi në mendje t’i ndërpriste marrëdhëniet me mua. Sa herë vinte në Tiranë, takoheshim e shkëmbenim vizitat sa në shtëpinë time, aq dhe në hotel “Dajti”. Dilnim bashkë. Shkonim në kinema, bënim ritualin e xhiros në bulevard dhe nga Kodrat e Liqenit. Gjithnjë si dy partnerë të dashuruar. Po që e dinë fundin e lidhjes së tyre…

Regjimi nuk jua lejoi martesën, por ju shfaqeshit bashkë. Nuk patët pasoja për atë që po bënit…

Pasojat nuk vinin aty për aty. Unë e dija fort mirë që nuk ma falte kush këtë lloj karshillëku, siç mund të them, po nuk kisha se çfarë të bëja. Lidhjet ishin bërë aq të forta, sa që shpërfillja çdo konsekuencë.

Martesa më në fund nuk u realizua…

Nuk kishte si të realizohej në ato kushte. Për këtë përfundimisht u bind dhe ajo. Megjithatëm lidhjen e vazhduam për shumë vite. Pastaj erdhën zhvillime të tjera…

Çfarë ndodhi më tej…

Unë u martova. Historia e asaj martese që nuk vazhdoi gjatë dihet. Ishte ky një moment ftohje me Daniel, por që nuk zgjati shumë. Mbaj mend korrespodencën e shpeshtë të saj nga Parisi, që e tërbonte time shoqe, aq sa largohej për ditë të tëra nga shtëpia dhe shkonte nga e ëma…

Pra, ju, edhe i martuar, dhe vazhdonit lidhjen me Daniel…

Korrespodencën po, nuk e ndërpreva asnjëherë. Një lidhje në distancë që vazhdoi deri sa unë u futa në burg. Pastaj ajo erdhi një herë në Tiranë dhe kishte shkuar te mamaja duke i qarë hallin për fatin tim që dergjesha në qeli…

Po kur dolët nga burgu, u takuat ndonjëherë me të?

Vetëm pas rrëzimit të regjimit jam takuar. Kishin kaluar vite e ne tashmë, dy të dashuruarit e qëmotshëm ishim plakur, kuptohet larg njëri-tjetrit, jo për arsyet tona. Ajo ishte nga të huajt e parë që shkeli vendin tonë në atë fillim postdiktature.

Dhe e filluat lidhjen aty ku e kishit lënë…

Jo, jo, ishte e pamundur. Shumë ujëra kishin rrjedhur që atëherë. Ajo kishte krijuar familjen, madje kishte edhe një fëmijë. Unë me një familje të prishur për marrëzi të sime shoqeje. Kështu që menduam të mbeteshim thjesht miq të njohur, që dikur kishim pasur një histori pasionante dashurie. Dhe vetëm kaq…

Ai ka qenë edhe takimi i fundit…

Takimi i lamtumirës, siç thoshte Odiel. Aty më pyeti gjatë për vitet e burgut, për vuajtjet, bile kur shkoi në Francë bëri dhe një libër për këtë histori.

Vazhduat më tej korrespodencën…

Më kujtove për korrespodencën. Asaj i jam mirënjohëse, se pasi dola nga burgu më ka rithyer shumë nga punimet e mia në pikturë, të cilat po t’i kisha në shtëpi, do m’i kishte marrë Sigurimi, sikundër më zhduku shumë punë të tjera. Ato ishin piktura që ia dedikoja asaj dhe ia nisja me postë. Me dhjetëra të tilla. Daniel i kishte ruajtur me shumë përkujdesje dhe në takimin e parë m’i riktheu të gjitha. Falë saj, ato janë nga punimet më të arrira në koleksionin tim. Por e kam peng që nuk më ktheu një kujtim tjetër…

Çfarë nuk ju ktheu Daniel?

Një relikte të jashtëzakonshme që ia kisha dhënë si suvenir. Ishte një kryq i rrallë që e kisha blerë te Pazari i Rrugës së Çifutëve në Vlorë. Të tilla gjëra të çmuara asokohe, ata që i posedonin, kishin frikë t’i ruanin, ndërkohë që të tjerët që i shikonin frikësoheshin t’i blinin. Punë kontrabandë thuhej e dënohej atëherë. Ishte një relikte e shekullit të dhjetë që e bleva me lekët e një pakete cigare. Ia kërkova kur u ktheva nga burgu, po ajo nuk ma dha me arsyetime nga më të ndryshmet. Një herë më thoshte se nuk e nxirrte dot nga banka ku e kishte depozituar, një herë tjetër justifikohej se e kishte në një banesë të vjetër ku qëndronte në verë etj. Nejse, një peng i tejkaluar ky. Sidoqoftë, nga korrespodenca e atyre viteve ruaj një bibliotekë të tërë me libra e revista të rralla në frëngjisht që m’i dërgonte ajo nga Parisi apo i binte kur vinte në Tiranë…

Marrë nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur maks velo odiel daniel maks velo odiel daniel

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 31 Gusht 2021, 08:51

24 vjet nga vdekja e Princeshë Dianës! 

BRITANI E MADHE– Sot shënohen 24 vite nga dita kur Princeshë Diana ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Më 31 gusht 1997, disa paparazzë ishin...

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion