LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Në 1961-in, do hidhja në erë sallën me Abaz Kupin e 300 zogistë në Bruksel, por Kadri Hazbiu…”/ Zbulohet letra e pa

31 Gusht 2021, 06:07 Nga DOSJA
“Në 1961-in, do hidhja në erë sallën me Abaz Kupin e

Publikohet një dokument të panjohur arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një letër e shkruar nga Isuf Mullai, (ish-efektiv i Sigurimit të Shtetit me detyrën e zbuluesit pranë mërgatës politike shqiptare në disa shtete të ndryshme të Europës) e cila i përket fillimit të nëntorit të vitit 1982 dhe që i dërgohet fillimisht Komitetit të Partisë së rrethit të Durrësit e më pas Komitetit Qendror të PPSH-së, ku ish-agjenti i famshëm me origjinë nga Gjirokastra, që vite më parë ishte infiltruar deri në organet drejtuese të Partisë Lëvizja e Legalitetit në Belgjikë, (i njohur ndryshe edhe si ‘Manush Kelmendi’, personazhi kryesor dhe real në romanin ‘Mërgata e Qyqeve’ të shkrimtarit Nasho Jorgaqi), i cili ka informuar udhëheqjen e lartë të PPSH-së dhe personalisht Hekuran Isain, që asokohe mbante funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe atë të sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, mbi dyshimet e tij për punën dhe “veprimtarinë armiqësore”, e disa prej kuadrove kryesorë të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësit, si: Kopi Niko, Lirim Pëllumbi, Bardhyl Çuçi, Ibrahim Braho, Kasem Bleta, Apostol Çabeli, Naum Shilla, Lutfi Ishmi, Demir Zhupa, Ajaz Isufi, etj., si dhe disa nga titullarët e drejtuesit kryesorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sigurimit të Shtetit në Tiranë, si: Kadri Hazbiu, Rexhep Kolli, Llambi Peçini, Feçor Shehu, Perlat Çaushi, Hasan Luçi etj. Dëshmia e panjohur e Isuf Mullajt, për ngjarjen e vitit 1961, kur ai i kërkoi Llambi Peçini që t’i siguronte katër mina, për të hedhur në erë sallën në Bruksel, ku do mblidheshin rreth 300 vetë, “zogistë, ballistë e reaksionarë” të tjerë, me në krye Abaz Kupin, me rastin e festës së 28 nëntorit, plan të cilin nuk i’a miratoi Kadri Hazbiu!

Aty nga fillimi i nëntorit të vitit 1982, vetëm pak ditë pas arrestimit të ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, (në atë kohë Ministër i Mbrojtjes Popullore), i cili do të akuzohej personalisht nga Enver Hoxha në plenumin e Komitetit Qendror të PPSH-së, si “bashkëpunëtor i ngushtë i poliagjentit Mehmet Shehu”, dhe “kreu i grupit armiqësor”, ku bënin pjesë edhe: Feçor Shehu, ish-zv/ministër i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht Drejtor i Sigurimit të Shtetit, Llambi Peçini, ish-Drejtor I Drejtorisë së Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, Llambi Ziçishti, ish-ministër i Shëndetësisë, Mihallaq Ziçishti, ish-zv/ministër i Punëve të Brendshme, Nesti Nase, ish-ministër i Punëve të Jashtme, Fiqret Shehu, (bashkëshortja e Mehmet Shehut) ish-Drejtoreshë e Shkollës së Lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin”, Gani Kodra, funksionar i lartë i Sigurimit të Shtetit, etj., në adresë të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait, vërshuan një numër i madh letrash nga të katër anët e vendit, ku persona të ndryshëm, me apo pa funksione zyrtare, punëtorë, fshatarë, kooperativistë, ushtarakë, pensionistë, etj., etj., denonconin “veprimtarinë armiqësore” të “armiqve të popullit dhe të Partisë”, si: Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, etj.

Një prej tyre, ishte dhe Isuf Mullai, me origjinë nga Gjirokastra dhe me banim në qytetin e Durrësit ku asokohe shërbente si punonjës i Hotel “Adriatiku”-t në qytetin bregdetar, pasi për vite me radhë, ai kishte kryer detyrën e zbuluesit të Sigurimit të Shtetit, duke u infiltruar deri në organet drejtuese të Partisë Lëvizja e Legalitetit në Belgjikë, (i njohur ndryshe edhe si ‘Manush Kelmendi’, personazhi kryesor në romanin ‘Mërgata e Qyqeve’ të shkrimtarit Nasho Jorgaqi), i cili në një letër drejtuar fillimisht Komitetit të Partisë së rrethit të Durrësit dhe më pas Komitetit Qendror të PPSH-së, ka informuar me detaje dhe hollësira, duke hedhur dyshimet e tij për punën dhe veprimtarinë e një sërë kuadrosh të lartë të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Durrësi dhe titullarëve kryesorë Ministrisë së Punëve të Brendshme e Sigurimit të Shtetit në Tiranë. Për më shumë rreth kësaj, na njeh letra në fjalë e Cufe Mullajt, të cilën memorie,.al e publikon për herë të parë dhe të plotë, pa asnjë shkurtim.

Letra e Isuf Mullait, (ish-agjentit shqiptar i infiltruar pranë Lëvizjes së Legalitetit në Belgjikë e Francë), për Sekretarin e parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Durrësit

Dt. 2.11.1982

Informacion Komitetit të Partisë të rrethit,

Sekretarit të Parë, Durrës

Unë, Cufe Mullaj, Anëtar i PPSH-së, nën dritën e materialeve të Partisë dhe letrave të Shokut Enver Hoxha, si dhe ngjarjet e fundit për shumë armiq të dalë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, meqenëse kam qenë për një kohë të gjatë efektiv i Ministrisë së Brendshme dhe i dërguar jashtë shtetit me detyrën e zbuluesit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, kam edhe vërejtjet e mendimet e mia të cilat mund t’i vlejnë Partisë dhe hetuesisë për veprimet e disa armiqve që tani janë në burg dhe në atë kohë unë i kam vlerësuar ashtu siç kishin postet që u kishte dhënë partia dhe me respektin që ish kultivuar për ta, si njerëz shumë të besuar, edhe unë si njeri i Partisë nuk kam menduar ndonjëherë se ata mund të dilnin të këqij dhe armiq të betuar.

Personat janë:

Llambi Peçini, me urdhër të Ministrisë së Brendshme, me parullat e rregullta ka marrë takim me mua në fund të 1957-ës ose fillimin e 1958-ës dhe të gjitha materialet e grumbulluara gjatë dy viteve e gjysmë, si në Greqi ashtu dhe në Belgjikë. Ky më tha kur bëmë takimin, që më mirë të lidhem me ndonjë ambasadë të vendeve të Demokracive Popullore dhe më propozoi për ambasadën çeke.
Unë nuk ja pranova këtë sugjerim, duke i thënë se: nuk kam besim në zotësinë e të tjerëve, duke i thënë se edhe këto ditë u zbulua në Bruksel një grup zbuluesish polakë, prandaj një gjë të tillë nuk mund ta bëj: ai më tha mirë të shohim. Kur erdhi herën e dytë, tha e lamë atë opsion, mirë the ti, nuk dihet se çfarë ndodh. Tani unë vë në dyshim, pse donte të më lidhte ky mua me çekët???

Nuk më kujtohet mirë viti, ose në 1961 ose në 1962, kur unë isha në një gjendje shumë të vështirë shpirtërore nga lufta që po më bëhej atje, vendosa t’i jepja fund jetës dhe të paktën t’i jepja një goditje shkatërruese emigracionit, i shkrova letër Kadri Hazbiut në tre faqe me dorëshkrim, duke i propozuar që: në festën e 28 Nëntorit të atij viti, në festë ku do të asistonin rreth 300 reaksionarë, duke qenë Abaz Kupi brenda dhe kriminelë, eksponentë, ballista e zogista të rrezikshëm.
Vetëm kërkova ndihmë për katër mina me sahat, veprimet do t’i bëja të gjitha vetë. Letra ime me kërkesë ka qenë nga Tetori i atij viti, ndërsa në nëntor më erdhi përgjigjja me ndërlidhësin, jo, bile duke më hequr një vërejtje verbale Ministri i atëhershëm, Kadri Hazbiu, duke më thënë ndërlidhësi Hasan Luçi, se prishen shumë punë të ndërlidhjes, se ti nuk shkon dot tek Julian Amery, ndërsa Abaz Kupi që ti e shfrytëzon, ai shkon, gjithashtu për etiketë tha; se i kishte thënë Kadri Hazbiu, se: një zbulues si ti, nuk e sakrifikojmë as me 500, nga ata që ti po i vret dhe po i shkatërron përditë, prandaj thuaj Cufes, të heq atë gjë nga mëndja.

Unë nuk kisha çfarë të bëja, se nuk kisha mjete, se isha i egërsuar, sa që do të kisha bërë dhe pa urdhrin e tij, prandaj ata ma dinin kokën dhe ndërlidhësi tha: erdha shumë shpejt se më dërgoi Ministri, se mos bëje ndonjë gjë pa urdhër. Unë i thashë: nga këto përgjigje edhe i kënaqur nuk jam, por çfarë të bëj, zbatoj urdhrin e Partisë.

Pra tani në kohën e sotme, unë vë në pikëpyetje se qëllimet s’paskan qenë ato që thoshte, por ai paska dashur të mbronte ata, pra unë mendoj tani se ai aty ka sabotuar???

Përsëri kur unë isha kthyer me urdhër në Shqipëri dhe në vitin 1967 apo në 1968, në verë të atij viti, unë zbulova në Turizmin e Durrësit, ‘Mis Rulin’ (Në romanin “Mërgata e Qyqeve” të Nasho Jorgaqit, shkruhet: Mis Henderson. Shënimi ynë), që ishte shefja e Zbulimit Amerikan me qendër në Athinë dhe drejtonte të gjithë emigracionin kundër Shqipërisë dhe Ballkanit.
Dhe unë mendova se për Sigurimin tone, kjo do të qe fitorja më e madhe edhe për mua personalisht në punën e zbuluesit. Ministria e Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, Rexhep Kolli, Perlat Çaushi, që erdhën në Durrës, morën takim me të në Tiranë tre ditë dhe pastaj e liruan si të padëshirueshme. Ka një pikëpyetje të madhe për punën që po bëhet tani.

Perlat Çaushi mori deklaratën nga unë, se si e diktova dhe u muarën bashkë me Rexhep Kollin në Tiranë me atë dhe se çfarë bënë e dinë ata vetë. Vetëm unë di që nga Kadri Hazbiu, Rexhep Kolli, dhe Kopi Niko, që ishte kryetar Dege në Durrës, dhe që flitej se ishte mik i ngushtë i Kadri Hazbiut, nuk më dhanë as dorën të më falënderonin.

Unë që u habita shumë nga kjo ngjarje dhe thashë me vete se mos duan këta që të më bëjnë të pakënaqur ndaj Partisë dhe shokut Enver, thashë me vete: unë këtë nuk do e bëj kurrë. Pra ngjarjet e tanishme tregojnë se si i kanë pasur qëllimet ata.

Pra ata duhet të thonë tani se pse e liruan agjenten amerikane, shefen e Zbulimit për Ballkanin dhe a e kanë vënë në dijeni Partinë dhe shokun Enver për këtë eveniment të rëndësishëm??

Shtoj se Kopi Niko dhe Lirim Pëllumbi, mua më kanë shikuar me mospërfilljen më të madhe. Sigurisht, armiku Lirim Pëllumbi doli se kush ishte, po Kopi?
Në çështjen ekonomike, jam trajtuar gjithë kohën si një polic i thjeshtë, me 650 lekë në muaj, por asnjëherë nuk jam bërë i pakënaqur, duke pasur parasysh mësimet e Partisë ato na kanë ndihmuar shumë.

Rroga që unë kërkova të më rritet pak për efekt pensioni, i shkrova letër Ministrit të Brendshëm, ata nuk e morën parasysh, i shkrova letër shokut Adil dhe ai ndërhyri tek Ministri i Tregtisë dhe ma bënë 740 lekë.

Këtë e vë në dukje, jo se jam materialist, por për të treguar konsideratat e atyre për zbuluesin jashtë shtetit, që i kish vënë në dispozicion të Partisë jetën dhe fëmijët.

Lirim Pëllumbi para një viti e gjysëm, ka tentuar të më heqë nga Turizmi, se gjoja isha i plakur dhe nuk punoja dot më dhe donte, sipas nuhatjeve, të binte një fare femre, L.K. që është edhe përkthyese anglishte me shkollë të lartë te INTERKLUB.
Për të cilën me sa kam nuhatur, ka ndërhyrë tek ish-drejtori që u shkarkua, Ibrahim Braho dhe sekretari i Byrosë së Partisë Kasem Bleta dhe e prunë të bënte stazhin e Partisë në sportelin e “Adriatikut” si shitëse. Siç e mora vesh më vonë, duhet të ishte punëtore kati.

Vazhdojmë shënimet.

Armiku Feçor Shehu, vinte në verë shpesh. Sidomos të shtunat dhe të dielat, luante letra me Lirim Pëllumbin, (sot armik) dhe Bardhyl Çuçin që ishin Kryetar dhe nënkryetar Dege të Punëve të Brendshme dhe me oficerin Hasan Gashin, servil Nr. 1 i tyre.

Ata nganjëherë kanë ngrënë edhe drekë, kundrejt pagesës së rregullt. Kamarierët i kanë shërbyer sipas rregullave. Nuk di që të ketë fjetur nëpër dhoma, por di që i kanë lënë rrobat në dhoma bosh, dy ose tre orë provizorisht dhe kanë dalë me rroba banje në diell, në pistë dhe atje kanë luajtur të katërt me letra.

Rrobat i kanë lenë në ato dhoma jo të përhershme, për raste punë të shërbimit të Degës së Brendshme (për përgjime, dëgjime dhe furnizime të të huajve), pa i prishur punë Hotelit me xhiron e tregtimit të dhomave, i jepej çelësi për punë.

Neve nuk u vinim rëndësi këtyre gjërave, për arsye se mendonim ashtu siç thuhej, se: arma e Sigurimit të Shtetit, ishte besnike e Partisë dhe siç dihet populli dhe komunistët, e kanë detyrë ta ndihmojnë.

Edhe unë si një nga njerëzit e zanatit, me gjithë se ata rrinin larg, mendoja se: ardhja e këtyre shpesh, do të kishte veprime armiqësore nga turistët. Këto që them janë të sigurta. Flasin njerëz poshtë e lartë dhe ne i dëgjojmë se kanë pasur dhoma në hotel e të tjera.

Këto ata i konfirmojnë me ato shërbime që citova më lart dhe që janë sekret, po që Sekretari i Parë le t’i dijë. Këto gjëra janë bërë e bëhen me dijeni të operativit të Degës së Brendshme që mbulon Turizmin, bile personeli shërbyes nuk duhet ta dinte dhe as të dijë për veprimet që bën Dega e Brendshme në Hotel.

Ato vazhdojnë të bëhen edhe tani siç bëheshin më parë. Operativët për Turizmin, kanë qenë oficerët: Apostol Çabeli, Naum Shilla, Lutfi Ishmi, Demir Zhupa, Ajaz Isufi, që ishte dhe nën-drejtor Turizmi dy vitet e fundit.

I shkrova sa më sipër, se personeli i Turizmit është për natyrën e punës, të punojë me Sigurimin e Shtetit, se mendonim se ata ja çojnë Partisë.

Porosia e Hekuran Isait, pas letrës së Isuf Mullajt

Shoku Gafur

Çështjet që ngrihen në letër të hetohen me kujdes dhe nëse ato vërtetohen të merren masa partie dhe në rrugë shtetërore. Të shikohen problemet dhe jo personi që ka bërë letrën. Ai mund të ketë të meta, por çështja të vërë në fund duke e sqaruar dhe besuar në informacionin.

Hekuran

6. 11. ’82

Letra e shokut Cufe, me porosi të shokut Simon Stefani, meqenëse ngre disa probleme të cilat mund të kenë interes për punën e Sigurimit, ju dërgua shokut Hekuran Isai.

Sako Rama

25. X. 1982

Përmbledhja e letrës së Isuf Mullajt, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së

Çështja qëndron: Për disa veprime të dyshimta të Kadri Hazbiut, Rexhep Kollit, Perlat Çaushit etj.

Kur Cufja ka qenë me detyrën e zbuluesit jashtë shtetit, në dy rastë është takuar me atë në Belgjikë, Llambi Peçini, i cili ka dashur ta lidhë me ambasadën çeke, por ky ka refuzuar, të shihet pse e ka bërë?
Duke qenë në këtë detyrë, ky kishte vendosur që në një festë të 28 Nëntorit që do të bënte reaksioni shqiptar që jeton në Belgjikë dhe kudo të mblidheshin rreth 300 vetë, nga zogistët dhe reaksionarët me të rrezikshëm, të hidhte sallën në erë, e të zhdukte shumicën dhe veten.
Për këtë i bën letër ish-ministrit Kadri Hazbiu, të cilit i kërkoi vetëm 4 mina me sahat, por ai ja refuzoi këtë plan, duke i tërhequr vërejtje verbale nëpërmjet ndërlidhësit dhe se gjoja këtë zbulues, “nuk mund ta sakrifikonte as me 500 reaksionarë”. Dyshon se mos edhe këtë urdhër e ka dhënë për të sabotuar aksionin dhe për të mbrojtur këta reaksionarë e zogista.

Në vitin 1967-1968, meqenëse punonte në Turizëm, pa dhe njohu se midis turistëve anglezë, ishte edhe ‘ Mis Rulin’ që ishte shefja e Zbulimit Amerikan në Athinë, që drejtonte tërë emigracionin kundër Ballkanit dhe Shqipërisë. Ky ishte një sukses për zbuluesin tone, prandaj ai njoftoi: Kadri Hazbiun, Rexhep Kollin dhe Perlat Çaushin, të cilët vajtën menjëherë në Durrës, vërtetuan se zbulimi ishte i vërtetë dhe morën agjenten në Tiranë dhe pasi e mbajtën tre ditë, e larguan nga vendi ynë si të padëshirueshme.
Mirë është të thonë tani, se pse e liruan këtë agjente dhe a e kanë vënë në dijeni Partinë dhe shokun Enver për këtë ngjarje të rëndësishme?! Meqenëse ky ishte i drejtë dhe zbatonte vijën e Partisë, nuk e kanë dashur dhe kanë tentuar ta heqin nga ai vend, Lirim Pëllumbi dhe Kopi Niko (miq të ngushtë të Kadri Hazbiut), sepse donin të sillnin aty L.K. përkthyese e anglishtes në ‘Interklub’ ku Lirimi ishte klient i rregullt.

Thotë se edhe sekretari i Byrosë së Partisë së Turizmit. Kasem Bleta, ishte mik i Lirimit dhe udhëzimet nuk i merrte në Komitetin e Partisë, por në Degën e Punëve të Brendshme, sidomos për kuadrin.

Lirim Pëllumbi shkonte shpesh në Turizëm në “Adriatik”, me Feçor Shehun, Bardhyl Çuçin.

Mbas Kongresit të 8 të Partisë, kanë shkuar tre herë, në një rast prej orës 18 deri 21, Feçor Shehu me Viktor Nushin, të cilët kanë ngrënë bukë, kanë luajtur me letra, dhe kanë ikur, pra ata kanë qenë shumë dashamirës për njëri tjetrin. Kjo ka rënë në sy të shërbimit.

Gjithashtu mendon se nuk është e drejtë që, si drejtor Turizmi të jetë një çifut. Kjo duhet pare, se është vend delikat.

Shënim: Për këto probleme i ka shkruar Hekuran Isait, por e pa të arsyeshme të vihet në dijeni Partia dhe meqenëse në Komitetin e Partisë në Durrës, sikur nuk e pritën mirë, erdhi këtu që të vërë në dijeni Komitetin Qendror të PPSH-së. /Memorie.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci dashnor kaloci

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni