LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rrëfimi i Andon Andonit: Tregimi im lindi prej fshatit

19 Maj 2019, 11:00 Nga DOSJA
Rrëfimi i Andon Andonit: Tregimi im lindi prej fshatit

Shkrimtari Andon Andoni ka rrëfyer sekretet e penës së tij, e cila vjen e kalitur pas dhjetëra faqesh të shkruara në letrarsi dhe gazetari.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “TemA Javore”, Andoni tregon disa nga “sekretet” e krijimtarisë së tij ku ndalet nga hapat e parë që e shtynë të shkruante dhe deri në çmimet e marra.

Gjithashtu, shkrimtari i njohur kujton edhe emocionet e librave, ku ndër to veçon librin e parë.

Ndërkohë, ai tregon edhe mesazhet e përcjella për lexuesin shqiptar.

Më poshtë po përcjellim rrëfimin e plotë për “TemA Javore”.

Cilat janë fillimet tuaja letrare dhe cfarë ju ka shtyrë në udhën e krijmatrisë?

Në të vërtetë kësaj pyetjeje, që është kaq e përdorur rëndomë nëpër intervista shkrimtarësh dhe poetësh, prej së cilës me të drejtë lexuesi reket të marrë një përgjigje interesante, ku “frymëzimi” i tyre ka qënë një rastësi librore, ose ndonjë ngacmim mësuesish të talentuar dhe pasionantë të letërsisë etj. Në rastin tim, ka një veçori, pasi fillimet dhe ngacmimet e mija letrare lidhen me racën e shkrimtarëve dhe vendlindjen. Që në fillim dua të them se tek ne në Zicisht ka dhjetë e më shumë shkrimtarë të dëgjuar dhe të njohur në shkallë kombëtare prej të cilëve kam marrë shumë. Kam marrë frymën e shkrimeve. Ndër të parët, im xhaxha, Sotiri..

Ja t’i përmend! Do filloja me Evllogj Kurilën, që ështe një nga poseduesit e bibliotekës më të mëdhe falur universitetit të Selanikut në vite 1980 por që dhe vetë ka shkruar me dhjetra libra të fushës së teologjisë dhe shkrimit, gjuhës dhe kulturës të njohura në mbarë botën; shkrimet e dhe librat e këndimeve dhe historisë së Kostë Çekrezit, njërit prej 

botonjësve më të spikatur të viteve 30, që e kaloi jetën mes Tiranës dhe Ëashingtonit, Sotir Andoni, me mbi 27 libra me tregime, Petraq Zoto po ashtu prozator, një ndjekës i ziçishtarit tjetër shkrimtar Vasil Xhaçka si themelonjës i letërsisë shqipe për fëmijë, mërgimtarit të ri, Thani Naqo, poet dhe prozator, Gjergji Dushkut me nja gjashtë libra poezie, të angazhuara dhe mëmëdhetare deri në fund, Llaqi Zoto, me libra drame dhe poezie, Julia Janku, gjermanofile me dy libra, së fundi unë me dhjetë libra të botuar ku veçoj monografinë për Çekrezin, si dhe mjaft çupa e djem të rinj, që sot po bëjnë gati librushkat e para si ne dikur në kohën tonë, me urimin, udhë të mbarë,.

Shkollimi Juaj për gjuhë letërsi ështe një nga rrugët e çuan letërsinë Tuaj, drej ca ngjitjeve të reja? Mund të na thoni dicka për librin tuaj të parë?

Dhe si kushdo në këto fillesa, letrare që ka një mentor, edhe unë do doja t’i them dy flajë për to! Së pari për tim xhaxha, tregimtarin Sotir Andoni, gojtaria dhe erudicioni i të cilit, dhe krenariae të qenit nipi tij, më bëri të filloj në këtë udhë të shkrimtarit. Nga ana tjetër, shkrimtari Teodor Laco, është si, të thuash ai që i vuri vulën ecurisë sime në këtë fushë. Pasi kishte lexuar disa tregimet e mia, nga vitet 1980, vuri veton, për të më ndihur të fitoja një shkollim, për së mbari, duke më përfshirë tek libri i talenteve të reja; “Ata që kemi pranë”(1985), mes emrave të njohur të sotëm të letërsisë, si Faruku Myrtaj,Thanas Jorgji Kujtim Dashi, Shefki Hysa, Vasil Vasili, Çerçiz Loloçi, etj.

Por, edhe vetë Laços, nuk po i merrte lopata ujë, për arsye se vinin ca letra,nga pushteti i asaj kohe, që unë isha i nipi i Sotirit, që kishte tentuar të arratisej në 48-tën?! Kalonte behari përvelonjës, kur shpalleshin listat e studentëve fitues dhe unë jofituesi, mbyllesha në kullën time të dëshpërimit. Për pesë vite me rradhë, gushti, ishte muaji im zhuritës. Vitin e pestë, kur gjithçka ishte dakortësuar mes Lidhjes dhe Komitetit në Korçë, u shpalla fitues.Ata mbrëmje gushti, në Ziçisht gëzonte i madh e i vogël, përveç ndonjë letërshkruesi që kishte mbetur srtukur.

Ju jeni një shkrimtar tashmë i afirmuar që keni botuar në dy kohë, të shkuarën dhe sot. Kur u botua libri i parë, emocionet, historia e krijimit?

Libri i parë, “Tek kilometri 39”, u botua më 1987. Libri u fut në shtyp një vit më parë, më 1986 dhe pata si redaktore , Majlinda Kodrën. Kur më takoi në Elbasan, aty ku unë kisha nisur vitin e dytë të studimeve më zgjati reçencat e shtëpisë botuese “Naim Frashëri”pasi ishte miratuar botimi dhe ajo kishte bërë punën e vet si redaktore. Njëra prej tyre, e shkrimtarit Naum Prifti që kishte dhënë dakortësinë për botim edhe me ndonjë verejtje e sygjerim, më gëzoi pa masë. Pastaj kopjet e para dhe 6 mijë lekët e honorarit, i mora kohë më vonë, në verën e 99, kur “gardhi” kishte filluar të prishej dhe unë, mësuesi i letërsisë në një nga fshatrat e thella të Librazhdit, kisha marrë edhe një muaj leje krijuese për librin tjetër që do të botohej vetëm pas dhjetë vjetësh, nga libri i parë,me titull “Tregime”.

Lexuesi, një hap përpara letërsisë, a është i tillë edhe për librat tuaj?

Për të mësuar se sa dhe si ta pëlqejnë letërsinë, lexuesit, gjithmonë kam falur libra poshtë e përpjetë, që nga miqve të mi, shkrimtarë e ustallarë të mirnjohur dhe deri tek ata që i ke miq e të njohur e më pak të njohur, me shpresën që të ti lexojnë për cka je lodhur dhe paguar para për ti botuar. Dhe sigurisht, bashkëfshatarëve të ia u dhuroj me dëshirë dhe me autograf se do gjejnë brënda tyre, jo vetëm rrugët dhe natyrën, çezmat e ujit me sylinarë të bronxët, dashuriçkat e rinisë nën shelgje, por të kuturisur tani nëpër udhët e botës dhe qëkthehen në vendlindje më të rrallë si zogjtë shtegëtarë, për ditën e Pashkës a të Shënmarisë, do t’ia u ndizja mallin përmes leximesh!?.

Do doja kështu të kishte një nacionalizëm leximtar! Ja, që të lexonin e rilexonin librat e Çekrezit, një histori gjigande për Shqipërinë, të lexonin Sotiri, Petraqin, Thanin që dërgon çdo mot libra të reja falas në fshat, dhe qëështë “më i grinduri” në këtë pikë; mua me dhjetë libra, Gjergjin, poet etj, por… Edhe pse ne shkrimtarët presim vetëm “lavde” të tilla, se para as që bëhet fjalë, askush nuk të përcjell sot një mesazh që rrëfen se je i lexuar në aksh libër e filan poezi a tregim nga bashkëfshatarë lexues?! Kjo më trishton. Vërtet që ka rënë shumë interesi i leximit, por kur për njerëzit e vatanit tënd, për rrugët e lëndinat, për frymën dhe shpirtin e tyre njerëzor janë hedhur prej nesh, që nga e kaluara dhe deri sot me mijra faqe letërsie,prozë dhe poezi, ështe gjynatosje, të mos të t’i lexojnë ata që jetojnë në atë vend të shenjtë.

Kubeti, i vjetër dhe i ri ka zënë vend dhe zë mjaft në krijimtarinë tuaj tek libri i sapo botuar “Frymë e bardhë”…

Kurbeti tek tregimet e këtij libri, janë ndër me të spikaturat, si nga fabula e ngjeshur dhe dinamike, ashtu edhe nga lirizmi i gjuhës. Kurbeti i devollinjve ështëi dhimbsur, po të kesh parasysh se ikin dhe e mbajnë kokën gjithmonë pas, nga njerëzit që lënë këtu, gjë e mall. Ikin sinë kohë, dhe zemrën e shpirtin e lënë tek vendlindja. Tregimi “Gishti” ështe një apologji e kësaj dhimbjeje. “Frymë e bardhë” një simbolikë therrëse për pleqtë e plakat që mbetën në vendin tonë, kur bij e bija ikën larg në mërgim, dhe vetëm tymi i bardhë i avionave në qiell i lidh me të afërmit, apo ndonjë telefon ivarur në degët e gështenjës, që përdor gjithë fshati në fillim të viteve 90, ia u sjell pranë zërin e mallëngjimin.

Tregime këto, që sipas botonjësit Naim Zoto, do t’i bënin nder fondit të tregimit tonë të të gjitha kohërave.

Por ajo që i veçon, sigurisht, është natyra. Natyra me dëborën e bardhë dhe me ujrat e devollit që rrjedhin e rrjedhin. Ka një ngarendje pas saj, sepse vetë puna e njerëzve e ka begatuar atë natyrë dhe vend jetë e mot.

Tregimet e mija nuk janë dhe vijnë prej kulturës së leximit, sipas do ustallarëve të kësaj pune. Jo. Ato janë përjetime të gjalla të jetës në lulëzim. Janë vajza dhe djem çapkënë që dashurojnë dhe përvëlohen prej dashurisë nën degët e mollëve dhe pranë korrijes së lajthishtave, janë përjetimet e një njeriu plot gëzim, si çobani i fshatit që nuk ndjen kurrë pezm e mëri, por gazmon si këmborët lëndinave.Ndaj gjuha e tregimeve është një lirizëm në prill, një syth që ndizet në lulëzimdhe rrjedh si proskat në fillim pranvere.

Sot mundësitë e kontakteve me botën e librit janë të pafundme, tëknologjia, interneti, faqet sociale…Ç’farë do parapëlqenit më shumë?

Lexoj tregime dhe sidomos poezi nëpër faqet e facebookut. Ështe kjo mundësi. Dhe të them të vërtetën, gjen xhevahire të vërteta që të kënaqin. Edhe emra jo fort të njohur autorësh, por letërsi të bukur, të buruar nga emocione e përjetime të mëdha. Autorë klasikë por dhe të sjellë në këto faqe nga lexues sqimatarë. Mrrekulli

Shërbim i madh që i bëhet letërsisë por dhe lexuesit. Aq satë bëhet ves t’i kërkosh sa hap faqen e internetit,çdo ditë. Sikundër ka edhe nga ato bejte që të bëjnë të rrudhësh buzët. Por punë e madhe. Vetë e kë në dorë. Lexo majrat, jo fundet.

Gjen syresh që diku e dikur i ke njohur si “të pa lidhur fare me letërsinë e poezinë” dhe tani kur janë lëshuar të bëhen poet e shkrimtarë, pas vakti, mund edhe të nënqeshësh dhe të sjellësh ndër mend faktin se; “kali deri në tre vjet mëson rrevan, pastaj, ëhë, i hedh këmbët si i këputur, kuturu, dhe pengohet sa thyen munzat”. Edhe kjo punë kështu është, megjithse ka edhe përjashtime. Të dhemb kur kjo lloj letërsie, ngrihet në pjedestal nga organizma të kulturës dhe marrin bekimin e tyre, si t’ia bësh hallit? Po kur përfaqsojnë letërsinë e vendit tënd në botë dhe nëpër forume e panaire?

Marrë nga: gazeta Tema

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture andon andoni andon andoni

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!