LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Galeria 796, rruga, që nuk i çoi kurrë drejt lirisë të burgosurit e Qafë Barit

19 Maj 2019, 05:16 Nga DOSJA

Burgu i Qafë-Barit që funksiononte si kamp pune të detyruar në minierë (zyrtarisht kamp riedukimi), ishte një burg i mbushur vetëm me të burgosur politikë në vitin 1984. Pikërisht me 22 Maj të atij viti për shkak të dhunës policore dhe punës së rëndë në minierë disa të burgosur kundërshtuan togën e policisë së kampit dhe u ngritën në revoltë, revoltë e cila u shtyp vetëm pas ndërhyrjes nga Tirana me Helikopter dhe dhuna e policisë së kampit. Kjo revoltë përfundoi me dy dënime me vdekje për organizatorët Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja dhe vdekjen në tortura të Sandër Sokolit dhe me dënime të larta për pjesën tjetër.

Por, a ishte një revoltë spontane apo e organizuar? Sipas dosjes së hartuar nga Sigurimi i Shtetit që bëhet për të parë publike revolta ishte e organizuar prej më shumë se një viti, pasi dokumentet që informojnë sigurimin datojnë që në vitin 1983, ndërsa kësaj revolte i kanë paraprirë disa plane arratisje nga galeritë e minierës.

Sigurimi i Shtetit kishte agjentët dhe informatorët e tij në mesin e të burgosurve. Sipas dosjes informatorët ishin për çdo brigadë pune. Kësisoj të gjitha planet e arratisjeve u pikasën nga sigurimi dhe nuk u realizuan dot.

Në dokumentet e klasifikuara si sekret, që sigurohen nga kujto.al tregohen detaje për disa plane arratisjeje vetëm pak muaj para se të shpërthente revolta. Galeria 796 përmendet shpesh si “rruga e shpëtimit”, por që në fakt u në “varri” i një prej të burgosurve që po organizonte një arratisje. Kjo galeri nuk arriti kurrë t’i nxirrte në anën e dritës ata që kishin thurur ëndrra për lirinë. Sigurimi i burgut me ushtarë, policë dhe tela me gjemba, si dhe puna e sigurimit me agjentët dhe informatorët në radhën e të burgosurve, numri i tyre ishte 35 bashkëpunëtorë, sipas dosjes, bëri që askush të mos e realizonte këtë ëndërr.

Varianti tjetër përveç  galerisë, sipas dokumenteve, ishte fshehja në makinat që trasportonin mineral ose prerja e telave, por në rastin e parë një i burgosur që tentoi të largohej u kap në postbllok. Një tjetër plan ishte dhe ikja i mbuluar me çarçaf të bardhë në ditët që kampi ishte i mbuluar me borë.

Sipas ligjit shqiptar për hapjen e dosjeve emrat e bashkëpunëtorëve fshihen. Më poshtë, botohen të plotë disa dokumente të sigurimit:

Sekret

Pukë, më 1.11.1983

 Shënim- operativ

“Unë punëtori operativ Miti Kurici, i repartit të riedukimit 311, Qafë Bari, në takimin që bëra me të dënuarin …. (emri i bashkëpunëtorit është i fshirë në dosje) më denoncoi se gjatë kohës që ndodhet në këtë repart është njohur me disa të dënuar, të cilët kanë shfaqur tendencën e arratisjes nga reparti.

(rrëfimi i të burgosurit- bashkëpunëtor)

Në fillim punoja me të dënuarit Panajot Bostuni dhe Nikolla. Rreth muajve qershor- korrik i dënuari Ferdinand Vushaj më ka thënë se më pëlqen si tip, kur isha në Tiranë në kaush isha me një ordiner dhe më ka treguar vende ku mund të kaloj. Ne po të dalim për 4 orë shkojmë në Hot. Unë kam dalë disa herë jashtë për arsye se më kanë kthyer jugosllavët. Mbas dy ditësh më bëri propozimin Fredi, unë i thashë që jam dakord. Ferdinand Vushaj më tha se për këtë muhabet kam biseduar dhe me Vllasi Koçin, unë i thashë se meqënëse e ke biseduar hajde të dalim.

Fredi më tha tek 796 (galeria) se e njoh dhe kam punuar sidomos në turnin e dytë dhe të tretë. Ferdinand Vushaj dhe Vllasi Koçi më thanë që hajde të punojmë bashkë, unë u thashë që e kam një shok. Mbas tre -katër ditësh më thotë Fredi që i thashë Vllasi Koçit se unë punoj me Vasjar Tabakun. Vllasi Koçi punonte me Agim Karametën, i cili ka ikur një herë nga Bulqiza.

Në muajin Korrik Vllasi dhe Agimi kanë qenë turni i dytë, pasi mbarojnë punë, dalin jashtë rreth orës 20.30, dhe hapin magazinën. Qëllimi ishte për dinamit, fitil dhe kapsolla, Agimi kur del merr 3-4 palë kostume. Në garderobë ishte futur Haki Omeri dhe Gurali Beshi, unë, Agimi, Vllasi dhe Fredi jemi hapur në muhabete. Vllasi i thotë Agimit që futi përsëri për dinamit, fitil dhe kapsolla ose ndonjë llampë me bateri dhe ka marrë përsëri kostume.

Në muajin që u shkri brigada e 3-të, Agimi, Hakiu, Ferdinandi, Vllasi dhe unë punonim në një brigadë. Në horizontin 750, plani i pjerrët i vjetër, ku më parë punonte Filip Vata, atje janë ngjitur këtij furneli Agimi dhe Vllasi. Ata thanë që na duhet një martelë se dinamit dhe kapsolla kam gjetur unë, tha Vllasi. Këto ia thotë Ferdinandit.

Qëllimi ishte për të bërë birra (vrima) me anë të këtij marteli e dalë në galeri ku punonin të lirët dhe prej andej të arratiseshin.

Vllasi, kur shkrihen brigadat, punon me Agron Lukën dhe bisedon me të për arratisjen dhe vjedhjet.

Ferdinand Vushaj më tha që unë për 3 orë ju armatos në Fushë-Arrëz, ku është një depo e çetave vullnetare, atje është roje një plakë e lidhim atë dhe marim armët. Gjelosh Kuraj kur punonte i propozon për arratisje Sokol Progrit, këtë mua ma ka thënë Sokol Sokoli.

Tek 796, ku u vra i dënuari Fejzulla Çepi, janë ngjitur dhe kontrolluar atë horizont Vllasi Koçi dhe Agim Karameta, për të parë se mos ka ndonjë rrugëdalje për arratisje.

Punëtori operativ

Miti Kurici

 

Pjesë nga dokumenti i sigurimit: Studim “mbi format e metodat e përdorura aktualisht nga elementi armik i dënuar për realizimin e arratisjeve dhe detyrat tona për përsosjen e masave të sigurimit e rritjen e vigjilencës”

“…Fakti që armiku ëndërron dhe vepron kundër nesh vërtetohet qartë dhe nga studimi i përvojës së punës rreth 2-vjeçare të repartit tonë. Këtë e tregon rasti i fundit i datës 6 shkurt 1984, ku i dënuari Nimet Gjini, i cili ishte në kontroll nga ana e komandës, mbas disa kohë pregatitje dhe studimi të variantit të arratisjes, e vendosi dhe zgjodhi të mundshme atë me anë të fshehjes në makinat e trasportit të mineralit duke u mbuluar me mineral në karrocerinë e makinës.

Ky i dënuar për të realizuar arratisjen ishte bërë dhe përgatitje që më parë. Si kishte veshur teshat civile poshtë rrobave që i jep komanda, në mënyrë që ta kishte të lehtë në lëvizjet që do të bënte dhe të mos diktohej, caktuar ditën dhe orën e arratisjes dhe largohet nga fronti i punës duke iu shmnagur si rojës së punës dhe atij të trasportit.

I dënuari Nimet Gjini kishte kohë që punonte për të realizuar arratisjen. Ai menjëherë me ardhjen në repartin tonë gjeti gjuhë të përbashkët dhe krijoi shoqëri me të dënuarin Fejzulla Çepi dhe të dy u vunë në kërkim të një rrugëdalje të mundshme nëpërmjet galerisë. Pikërisht për këtë kishin studiuar tek horizonti 796, aty ku gjeti dhe vdekjen i dënuari Fejzulla Çepi duke rënë nga një furnelë 40-50 metra i lartë.

Në kapjen në tentativë për arratisje të dënuarit Nimet Gjini kanë punuar mirë si sektori operativ ashtu dhe personeli i shërbimit, i cili u tregua vigjilent dhe postblloku u bë i pakalueshëm nga ky i dënuar. Gjithashtu në kapjen e tij ndihmoi edhe vigjilenca e lartë e shoferit Gjok Doda.

Në muajin mars 1984 u arrestua i dënuari Ramadan Demiri për arratisje jashtë shtetit. Për realizimin e saj ky i dënuar përveç studimit që u kishte bërë galerive së bashku me disa shokë të vet kordinon veprimet edhe me elementin armik të brendshëm nga rrethi i Tropojës, të cilët do ta merrnin nga reparti së bashku me shokët e tij duke e rrëmbyer nga dhoma e takimit 15 min. Ose duke studiuar ushtarët e zonës së Veriut e kompromentuar ata.

Përveç rasteve të mësipërme, të dënuarit për të realizuar arratisjen kanë studiuar të gjitha galeritë dhe i njohin mirë ato.  Disa të dënuar për të realizuar arratisjen kanë vjedhur magazinën e minierës për të gjetur kapsolla dhe dinamit në mënyrë që të bëjnë bira me martelë në ato vende ku dyshojnë që shtresa e galerisë për të dalë në sipërfaqe është e vogël, të bëjnë plasjen në kohën e ndërrimit të turneve.

Prej tyre është studiuar furneli 796, ku u vra i dënuari Fejzulla Çepi, e janë ngjitur këtij furneli me anë të çakmakut, për arsye se kandili fikej nga mungesa e oksigjenit.  Është studiuari dhe varianti që të grumbullojnë dinamit, i cili mbetet nga plasjet dhe t’ia hedhin policit e ushtarit tek postoblloku nr.4. e prej andej të realizojnë qëllimin e  tyre.

Për vet kushtet e terrenit në të cilat ndodhet  reparti ynë është studiuar edhe varianti prej 2-3 të dënuarve që arratisjen ta realizojnë në kohë të keqe, si shi, borë e furtunë, duke prerë telat e rrethimit tek porta e furnizimit të të dënuarve nga magazina e repartit. Për këtë është tentuar disa herë kur ka bërë kohë e keqe.

Varianti tjetër përveç  galerisë, nëpërmjet fshehjes në makina dhe prerjes së telave, ka qenë edhe ai në kohë bore, duke u mbuluar me çarçaf e kaluar rrethimin në krah të djathtë të dhomave të izolimit.

Për realizimin e arratisjeve nga reparti i riedukimit mendojmë se ka dhe nxitje. Këtë e tregon fakti se kemi një numër të konsiderueshëm të dënuarish që punojnë së bashku në grupe 2-3 veta, e më shumë të cilët edhe lidhen ndërmjet tyre me 2 a 3 të dënuar. Elementi i dënuar kur e ndërmerr një akt të tillë i ka studiuar të gjitha, si mjetet, rrugëkalimet e mundshme, në cilin territor të kufirit do ta realizojë, armatimin që mund të sigurojnë në depot e armatimit të çetave vullnetare që dinë si dhe shokët e tyre që do tu prijnë dhe i njohin mirë këto zona.

Marrë nga Kujto.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur galeria 796 sigurimi i shtetit të burgosurit e qafë barit galeria 796 sigurimi i shtetit të burgosurit e qafë barit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës