LIVE UPDATES
Ekonomi

Rrëfimet që hedhin poshtë propagandën e Ramës! ‘Europiani’ bëri namin me loto dhe baste, gjithçka me bekimin

18 Korrik 2021, 14:44 Nga DOSJA
Rrëfimet që hedhin poshtë propagandën e Ramës!

S.. .. 33 vjeç u arrestua nga policia se në lokalin e tij u hodhën dyshime se organizoheshin lojra fati të paligjshme. Prangosja e të riut sipas burimeve të gazetës SI ndodhi gjatë ndeshjeve të europianit , ndërkohë që ai ka befasuar me reagimin e tij mbasi u vu në dijeni se përse po prangosej.

Në dosjen që ju vendos në dispozicion gazetës “Si” i riu, pasi firmosi , shtoi me stilolapsin që i la në dorë oficerja e policisë “ I arrestuar për sedër të shefit’. I riu nuk ka hezituar që pas kësaj fjalie të hedhë edhe firmën ndërkohë që oficerët e policisë administruan faktin që në barin bilardo mund të ishte duke u luajtur poker mbasi në tavolinë u gjetën aksesorët të llojit chipsa. Më tej në dokument oficerja shkruan sipas fashikullit të policisë së kryeqytetit se nga kqyrja e aparatit celular tip nokia që i përket S.R , I riu kishte dërguar mesazhe me përmbajtje njoftuese.

Një nga këto mesazhe, sipas policisë , shkruhej:

– në orën tetë fillon loja.

Kur policia e pyet të riun ‘ sa më sipër çfarë keni për të deklaruar në lidhje me këtë ngjarje teksa paralajmërohet se ligji I jep të drejtë që të mbrohet nga avokat mbrojtës, 33 vjeçari me shkrim dore jep vetëm një mesazh drejtuar shefit të komisariatit që mbulon zonën ku gjendet biznesi I tij familjar. Përmbajtja e tekstit gjendet në fund të çdo faqeje dhe pretendon se atij ju hoq liria , mbasi sedra e shefit të komisariatit duhej vënë në vend. Ky mesazh përkon me kohën kur sapo ishte rritur trysnia ndaj drejtuesve të policisë nga autoritetet së bashku me dyshimet se disa nga ata janë të lidhur me krimin.

Shprehja “ arrestim për sedër të shefit” as që është censuruar nga oficerja e policisë gjyqësore që e ka respektuar vullnetin e të dyshuarit.

Nisur nga ky rast gazeta Si investigoi pranë buimeve zyrtare të policisë së shtetit për të kuptuar nëse po goditen seriozisht lojrat e fatit dhe përse disa nga të ndaluarit mbasi përfundojnë në gjykajtë hedhin akuza të rënda . L.GJ ishte një nga ata që u kap nga dallga e aksioneve anti loto por në gjykatën e Shkodrës ai suprizoi me pyetjen :

A e dini që dhe shefat luajnë bixhoz?

Ky detaj u bë i ditur për gazetën Si përmes telefonit nga njëri nga prokurorët që përfaqësoi akuzën gjatë masës së sigurisë . Zyrtarisht mësohet se gjatë gjysëm finales , u angazhuan gati 1 mijë forca policore që në përfundim në të gjithë vendin deklaruan se kontrolluan gati 700 ambjente kryesisht lokale dhe restorante, si dhe u sekuestruan 15 kompjuterë , makineta të lojrave të fatit dhe tableta që shërbejnë për vënie bastes si dhe 8 tavolina pokeri.

“Jo , e gjitha kjo është një pikë ujë në oqean”-iu përgjigj pyetjes së gazetës Si zyrtari i rendit , i cili pranon se autoritetet kanë dështuar të frenojnë lojrat e fatit që me ndryshimet ligjore janë vepër penale dhe janë të dënueshme.

“Për të mos thënë- shtoi zyrtari, se ka shefa policie dhe për këtë të dhënat janë bindëse , që bashkëveprojnë ngushtë me lojtarët më të mëdhenj pas të cilëve fshihen grupe kriminale apo edhe biznese por edhe persona me pushtet”

Megjithatë gjatë këtij aksioni , vetëm gjatë një dite përfunduan në pranga përgjatë qershorit 20 persona.

“Nëse ju pëlqen mund ta quajmë sukses, por nuk qëndron puna këtu”- këmbëngul zyrtari i rendit. “As që është gërvishur ky problem. Individët që janë goditur nga policia janë krejt të parëndësishëm dhe pa asnjë peshë, të vërtetët përmes të cilëve po lulëzon tregu i zi i lojrave të fatit”

Theu kompjuterin

Kur polcia mbërriti në lokalin e shtetasit XH. ..ata panë se në banak gjendej një kompjuter I markës Lenovo , tek i cili në softëarin e aplikacionit google chrome pasqyrohej një faqe e llotarive sportive me domain “ client.qefi234.com “

Agjentët shkruan në raport shërbimi se “Rrethanat tregonin se, kompjuteri përdorej për të ushtruar aktivitet të paliçencuar të basteve sportive e në momentin, që është konstatuar një gjë e tillë, një person i cili ishte i pandehuri M. .. që ndodhej brënda në lokal, ka marrë kompjuterin dhe e ka hedhur në dysheme, duke e dëmtuar atë. Pas kryerjes së veprimeve proçeduriale të nevojshëm, aparati i kompjuterit dhe serveri i tij, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale dhe aparati i është nënshtruar ekspertimit teknik – kompjuterik. “

Akti I ekspertimit teknik kompjuterik konfirmoi se në atë kompjuter ndonëse ishte thyer ishte naviguar periodikisht për baste sportive me një serial adresash të quajtura klient qefi prej nga janë prerë bileta për bastet sportive. Aty u gjetën dhe disa emra.

“Nga analizimi i të dhënave të mbetura në hard diskun e kompjuterit objekt ekspertimi u rikuperuan përmbajtja e faqes “ client.qefi1234.com “, e vizituar në kohë të ndryshme, ku pasyrohen biletat e plotësuara vlerat e tyre , e status i tyre, gjendja financiare”- deklaron policia në dosje ku shtohet se të dhënat e biletave tregojnë se ky lokal përdorej për të fiksuar baste sportive kundrejt shumave të sistemuara në llogaritë e kompanive të basteve sportive.

Si e mësojnë klientët ku ka lokale bastes?

Një lojtar bastes vendos të rrëfehet për gazetën Si. Shpesh në kulmin e aksioneve ka vendosur baste pranë ish Bërrylit atje ku ka edhe zyrat. Ndërsa si klienti rregullt ai është frekuentues I lokaleve të tilla që organizojnë lojra fati në kundershtim me ligjin në lagjen ku jeton pranë Tiranës së Re. “ E identifikoj nga pamja e jashtme e lokalit, janë me perde të mbyllur ose ka vetëm meshkuj në të. Kjo është shenja e parë, e dyta je klient në mirëbesim”. – nis rrëfimin Z., klient bastesh I cili nuk ka hequr dorë nga lojrat e fatit.

“ Ata më njohin dhe kur ka ndodhur që nuk me njohin ju kam thënë më ka dërguar ‘x’.person dhe vendos paratë sipas ndeshjeve dhe për rezultatet.Mbas kësaj e fotografoj telefonin ku hidhen basti sipas rezultatit dhe kur fitoj paraqitem duke treguar fotografinë”

I riu shpjegon se gjatë europianit “ la 800 mijë lekë bast , por fitova 1 milionë lekë”.

A kishte frikë nga policia dhe kontrollet?

Z: “Aspak, asnjëri nga lokalet ku luaj unë qoftë pranë Bërrylit qoftë pranë shkollës Edit Durham nuk u prek nga operacioni, e pashë në media dhe së jashtmi duket sikur po e shkatërrojnë fenomenin e basteve, por ky është një mirazh”

Pak ditë më parë gazeta Si raportoi për rastin e një gruaje e cila u prangos mbasi ofronte lojra pokeri, ndërkohë që një tjetër pronar lokali përfundoi në pranga mbasi nuk justifikoi dot zarat në biznes….

Marrë nga Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale lojrat e fatit lojrat e fatit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës