LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëfehet nëna e kinezit të Aldo Bares: Biseda e fundit që pata me djalin para se ta vrisnin

20 Prill 2022, 19:15 Nga DOSJA
Rrëfehet nëna e kinezit të Aldo Bares: Biseda e fundit që

TIRANË– Elton Mermali kishte kohë që ishte tërhequr në vetminë e tij. Dikur, një ushtar besnik i bandës së Aldo Bares, tanimë ai kishte konsideruar shkëputjen nga bota e jashtme, ashtu sikurse natën para se të zhdukej, ku takimi i tij i fundit do të ishte me nënën e tij, së cilës i tha se do të shkonte deri te lulishtja dhe se do të kthehej së shpejti ndërsa ajo e shoqëronte deri te dera. Ishte ora 7:00 e mbrëmjes, por ai nuk u kthye më kurrë në banesë, as atë natë të 6 tetorit 2021, as në vazhdim. Kjo pasi trupi i tij u gjet vetëm të nesërmen e zhdukjes anës lumit Shkumbin, shumë larg qytetit të banimit, apo me gjasa edhe vendit të ekzekutimit. Ndërsa errësira e natës dhe era që shoqëronte atë mbrëmje tetori, fshiu me vete si hije edhe vrasësit.

Po kush e vrau Elton Mermalin që tanimë mbante emrin Alban Semaku, ushtarin e Bandës së Lushnjës, të fundmin viktimë të ushtrisë të shpartalluar të Aldo Bares, kreut të organizatës famëkeqe kriminale, që tashmë nga qelia po shikonte se si po i ekzekutoheshin një e nga një të gjithë ushtarët e tij të mbetur jashtë hekurave të burgut?

Trupi i shoshitur nga plumbat në anë të lumit do të rezultonte të ishte pikërisht i Elton Mermalit. Do të ishte nëna e tij, që do të njihte trupin e të birit në morgun e spitalit të Elbasanit. 38-vjeçarit nga Lushnja, por që jetën pas lirimit nga burgu e shkonte i veçuar. Një personazh problematik i botës së krimit, i cili më herët kishte vuajtur 13 vite heqje lirie, në akuzën për vrasje që dikur kishte qenë anëtar i bandës së Lushnjës, të drejtuar nga Aldo Bare. Vrasja e tij, që riktheu në skenë eliminimet e përgjakshme që tashmë ishin ndërmarrë nga rivalët, të cilët pas një kohë të gjatë në heshtje, ishin riaktivizuar edhe më të fuqishëm, për të marrë hak për të afërmit e tyre të eliminuar nga banda e Aldo Bares. Bandë që e kishte nisur aktivitetin e saj në vitin e zi të 1997-ës dhe që kishte prodhuar me kalimin e viteve kundërshtarë dhe viktima të panumërta në radhët e të dyja palëve. Më i fundit, Elton Mermali me emrin e ndryshuar Alban Semaku, i cili u identifikua në morgun e qytetit të Elbasanit, nga nëna e tij.

Dëshmia e nënës së Elton Mermalit

“Kohët e fundit Eltoni nuk mbante as telefon. Ai shoqërohej me disa djem qe i ka pasur shokë që në fëmijëri.

Dilte shumë pak nga shtëpia. Nuk qëndronte shumë. Qëndronte vetëm 10-15 minuta jashtë dhe rikthehej në shtëpi. E pyesnim gjithmonë çfarë ke, por ai nuk fliste”.

Sipas dosjes hetimore, Elton Mermali, i cili në vitin 2011, kishte ndryshuar gjeneralitetet në Alban Semaku, ishte ekstraduar në vitin 2006 nga Italia. Kjo pasi, Gjykata e Lushnjës i kishte caktuar me vendimin e datës 28.08.2003, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, e ndodhur në qytetin e Lushnjës. Vrasje, e cila sipas vendimit të kësaj gjykate ishte kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës. Vetëm disa vite më pas, pas vuajtjes së dënimit, Elton Mermali, dënohet sërish. Edhe këtë herë nga Gjykata e Lushnjës, e cila me vendimin e datës 16.11.2015, e dënonte ish-ushtarin e Aldo Bares, me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake” si dhe “Kanosjes”.

Dënim të cilin Mermali e vuajti deri në lirimin nga burgu më 6 Maj 2021, liri, të cilën nuk mundi ta shijojë për shumë kohë. Vetëm disa muaj më vonë, më 17 tetor 2021, ai u gjet i vrarë, i hedhur në anë të rrugës në Peqin, shumë larg banesës së tij në Lushnjë, në atë, që njihet si tregu i shpendëve në qytet, ku të parët që konstatuan trupin ishin punëtorë të tregut, të cilët nuk dhanë njohje mbi viktimën. Ku dyshimet e para të grupi hetues ishin se ekzekutimi mund të ishte kryer diku tjetër. Dhe më pas autorët e krimit e sollën trupin, aty, ku u gjet edhe i pajetë.

Nëna e Elton Mermalit

“Djali kishte shtatë muaj që kishte dalë nga burgu. Para se te vritej ai nuk hapej me askënd. Ditën e ngjarjes ka dalë nga shtëpia dhe na ka thënë po shkoj te lulishtja. Më tha që nuk vonohem. Ndërkohë që më porositi që të bëj gati darkën, se do vinte të hante. Por ai nuk u kthye më. Kur u vonua 2 apo 3 orët e para, filluam të shqetësoheshim. Rreth mesnatës kemi njoftuar policinë e Lushnjës, për humbjen e tij”.

Bazuar në deklarimet e shokëve të tij, Elton Mermali, ishte një përdorues i rregullt i heroinës. Sipas tyre, ai vinte, merrte dozat dhe largohej. Ata e përshkruanin shokun e tyre si një tip shumë të mbyllur. Por për grupin hetues, sigurisht që kjo nuk ishte pista ku duhet të ndaleshin. Ata besonin se ekzekutimi i Elton Mermalit, ishte riaktivizimi i hakmarrjeve të vjetra në qytetin e Lushnjës që lidheshin me të shkuarën e tij të errët si ushtar i bandës së Aldo Bares. Si edhe një sinjal i fortë që po i dërgohej këtij të fundit, nga kundërshtarët, që kohë pas kohe po i çmontonin grupin. Ku tashmë, në skenë del edhe një emër, Laert Haxhiu. Sot një nga pesë personazhet më të shumëkërkuar të botës së krimit në Shqipëri. Personazhi që kishte nisur hakmarrjen për të afërmit e tij të vrarë nga banda e Aldo Bares që rezulton, të jetë edhe kundërshtari i tij më i egër, ku nga arratia, shfaqet, godet dhe largohet, duke u kthyer në hijen e tmerrit të bandës kundërshtare.

Por përse Laert Haxhiu dyshohet se ekzekutoi Elton Mermalin? Që jo vetëm kishte qenë ushtari i bindur i Aldo Bares, por kishte ndarë edhe të njëjtin burg në Peqin me shefin e tij të dikurshëm. Për të ndriçuar sadopak vrasjen e Mermalit, grupit hetues, në këtë rast i erdhi në ndihmë dëshmia e një të penduari të drejtësisë, Petrit Liçi, i cili, rrefeu se si në vitin 1998, Elton Mermali, mori pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut, të cilin pasi e ekzekutuan në pritë, e shpërfytyruan duke i derdhur dhjetëra plumba, mbi trupin e pajetë.

Petrit Liçi, i penduar i drejtësisë

“Në tetor të vitit 1998 isha në shtëpi, duke punuar. Po prisja blloqe betoni. Në këtë moment vjen Erjon Kashari me të cilin kam qenë në shkollë dhe e njihja mirë. Erjoni ka ardhur disa herë me Elton Mermalin. Ata më propozuan të shërbenim si roje në shtëpinë e Edjan Xhafës, i cili ishte i plagosur dhe ishte në hasmëri. Unë nuk e dija se si kishin qenë punët, por pranova të ruaja shtëpinë e tij ditë-natë, bashkë me Mermalin dhe Kasharin. Ai e kishte shtëpinë pranë kodrës së Lushnjës, të rrethuar si kështjellë. Pasi qëndruam disa ditë, Edjani na kërkoi ta ndihmonim të bënte një vrasje. Edjani donte të vriste Bledar Haxhiun, por ai ishte i plagosur dhe nuk e bënte dot vetë. Na tha se do të na jepte shumë para po ta vrisnim. Pranuam të bënim vrasjen. Ne e pritëm Bledar Haxhiun disa herë në kryqëzim. Por një ditë, Edjani erdhi edhe vetë dhe na dha një çantë me katër automatikë.

Në datën 23 tetor, rreth orës 8 ose 9 të mëngjesit, u nisëm me makinë, unë, Erjon Kashari dhe Elton Mermali. Pas nesh erdhi dhe Edjani me Dritan Vilën. Pritëm në kryqëzim. Po vinte Bledar Haxhiu me makinë së bashku me Artan Sulçen. Ne sa e pamë nxorëm automatikët dhe qëlluam. Pasi u siguruam se e vramë, u nisëm. Në këtë moment unë ktheva kokën dhe pashë që Edjani së bashku me Dritan Vilën kishin shkuar te makina dhe po qëllonin me pistoleta mbi trupat e vrarë të tyre. Më pas u larguam në shtëpinë e Edjanit”.

Marrë nga Balkanweb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet