LIVE UPDATES
Aktualitet

PËRPLASJA/ Voda: OFL-ja ka sekuestruar miliona euro pasuri të Lul Berishës, Qyno: Dua të shoh listën, një gjë e gjykuar,

12 Shkurt 2020, 20:52 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ Voda: OFL-ja ka sekuestruar miliona euro pasuri të Lul

TIRANË – Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda është shprehur se OFL-ja ka sekuestruar një listë me pasuritë e Lulzim Berishës. E ftuar në emisionin “Repolitix”, Voda shtoi se lsiat është shumë e gjatë, me rreth 20 prona ku përfshihen vila, komplekse dhe pallate. Sipas zv/ministres këto prona janë zbuluar nga OFL-ja dhe nuk rezultojnë në emër të Berishës, por që palët e treta do të duhet të vërtetojnë burimin e tyre.

Në studio pati edhe një përplasje me gazetarët Elton Qyno dhe Poli Hoxha, të cilët këmbëngulnin të shinin listën. Sipas Qynos kjo është një sekeustro 15 ditore dhe nëse janë ato prona që janë hetuar një herë, ka diçka që nuk shkon.

Pjesë nga biseda në studio

Rovena Voda: Më vjen shume keq kur flasim për kasolle apo gjëra të vogla. Por unë kam një informacion të detajuar për të gjithë punën e OFL-së të bërë gjatë këtyre dutëve. Vetëm për Durrësin, pra për sekuestrimin e pronave të shtetasit Lulzim Berisha, kam këtu një listë që nuk mbaron.  Këtu nuk ka asnjë kasolle.

Elton Qyno: Është sekuestro 15 ditore

Denis Minga: Po na i thoni sepse s’kanë dalë në media këto

Rovena Voda: S’ka dalë në media? Shpresoj ët mos nxjerr ndonjë sekret hetimor

Elton Qyno: S’ke asnjë vendim gjykatë aty. Ai është gjykuar deri në Gjykatë të lartë.

Rovena Voda: Është një liste me rreth 20 pasuri, dy aktiviitete, etj etj dhe nuk ka fund.

Denis Minga: Ai ka deklaruar vetëm diçka të vogël, si e zbuluat ju?

Rovena Voda: Është aksesi, e drejta për të verifikuar pasuritë e të tretëve, të motrave, etj.

Elton Qyno: Jam kurioz të di çfarë ka në listë.

Rovena Voda: Do të ta jap. Do ulemi bashkë dhe do ta shohim, është shumë shpejt për të gjykuar operacionin e OFL-së.

Denis Minga; Për çfarë bëhet fjalë për vila gjëra?

Rovena Voda: Godina shumë katëshe, vila, pallate dhe komplekse. Prona në bregdet, etj.

Poli Hoxha: Mesa di unë në përgjigj ai kishte vetëm një pikë furnizimi karburantesh.

Rovena Voda: Do t’ju duhet të verifkojnë gjithçka. Edhe personat e tretë.

Poli Hoxha: Tashmë ai ka deklaruar vetëm tre prona dhe ju zbuluat që ka gënjyer. Çfarë ndodh me të?

Rovena Voda: Do vijohet me procedura, do hetohet.

Poli Hoxha: Ka një ne aty që thotë që për fshjehje të pasurisë.

Rovena Voda: E thashë unë e para, nuk ka një nen për këtë… është neni më i paprekur.

Elton Qyno: Se mos janë ato që janë hetuar njëherë. Se një gjë e hetuar s’mund të hetohet për së dyti e së treti sa herë vjen një qeveri në pushtet.

Rovena Voda: Do shohim se si do shkojë gjithçka sipas SPAK.

Lulzim Berisha, i cilësuar si keu i Bandës së Durrësit i është përgjigjur formularit të Operacionit Forca e Ligjit, vetëm 24 orë pasi iu kërkua të deklaronte burimin e të rdhurave dhe të gjitha të dhënat e mundshme mbi pasurinë e tij. Në përgjigjen e firmosur edhe nga vetë Berisha, shkruhet se të ardhurat e një nga më të fortëve të Durrësit vijnë nga një bar kafe me qira. Lulzim Berisha pranon se zotëron autobotet që furnizojnë anijet me naftë në port si dhe ka një kompani në bashkëpronësi me të motrën. Bëhet fjalë për kompaninë  ‘RAJAN 2007’ në të cilin ka 40% të aksioneve, në bashkëpronësi me Luljeta Berishën. Gjithashtu ai deklaroi se pjesë e pasurisë së tij është edhe një autoveturë BMë, të cilën e ka  të blerë  në shumë 1 milonë lekë, në vitit 2019, por në listë nuk është përmendur asgjë me vlerë miliona euroshe.

Ka kaluar më shumë se një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Gjithashtu OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së DurrësitLulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.  Po ashtu OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Saimir Taullau dhe Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja.  Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit. Në ‘sitën’ e OFL-së u kap “kumbari i Shkodrës” Bardhok Pllanaj dhe  Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. Ndërsa dje, radha i erdhi edhe Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukali, i cili përflitet se është mik i afërt me të. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim berisha rovena voda lulzim berisha rovena voda

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Shkurt 2020, 20:02

DURRËS- Një 73-vjeçare është lënë në qiell të hapur nga institucionet shtetërore, të cilat i kanë vlerësuar gabim dëmin e tërmetit të 26 nëntorit.(f...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet