Showbiz

“Dua ta bëj me një mashkull“, Robert Berisha bën deklaratën e fortë pas ndarjes me Nora Istrefin

I pyetur nëse kishte një femër në jetën e tij që pas ndarjes, Roberti e ka mohuar kategorikisht duke thënë mes batutash se ai dëshironte ta provonte me një djalë. A
Featured image of article: “Dua ta bëj me një mashkull“, Robert Berisha bën deklaratën e fortë pas ndarjes me Nora Istrefin

TIRANË- Robert Berisha vijon të jetë në qendër të mediave, dhe pas ndarjes nga këngëtarja Nora Istrefi për shkak të deklaratave të tij që nuk janë pritur mirë nga publiku. Sot Berisha ka qenë i ftuar në “E Diell” në Top Channel, dhe nuk ka ngurruar që tu përgjigjet pyetjeve nga moderatorët. 

I pyetur nëse kishte një femër në jetën e tij që pas ndarjes, Roberti e ka mohuar kategorikisht duke thënë mes batutash se ai dëshironte ta provonte me një djalë. Ai e theksoi që kjo ishte pjesë e një batute, pasi sipas tij më mirë ta bënte publikun të qeshte sesa ta trishtonte siç ndodhi me një intervistë të fundit të tij.

PJESË NGA INTERVISTA

Nga koha që je ndarë me Norën, që u bë një vit ti nuk ke bërë asnjë gjë fare, fare, fare?  Jo!

Fare, fare? Jam në kërkim të një çuni. Du me e provu edhe me mashkull ta shohim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është pjesë batute apo është seriozisht? Epo është pjesë batuate që ta kuptojnë që Roberti gjithmonë bën batuta dhe rrezikon. Ndoshta ma marrin për të keq, po …

Ne po bëjmë gjoja sikur nuk e kuptojmë që ti nuk ke bërë gjë? Më mirë e shti me qesh publikun, se me muhabete negative me atë intervistën që e kam pas.

Nëse një ditë Nora vendos të bëjë një bashkëpunim me Tunën, ti çfarë mendon? Ajo mund të bëjë çfarë të dojë ajo. Besoj se deri tani Nora ka arrit suksese në punën që ka bërë dhe e di çfarë do ajo dhe se besoj që …

Do të vinte mirë apo do të vinte keq? Nëse kishte arrit një sukses në atë projekt do më kishte ardhur shumë mirë. Por mendoj që ka nevojë për një bashkëpunim me një rrymë tjetër, me një mashkull ose femër tjetër, jo me Tunën.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment