LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Nga Ajnshtajni, Gates dhe Steve Jobs, këto janë 10 historitë e suksesit që u krijuan nga dështimet  

9 Shkurt 2020, 13:34 Nga DOSJA

TIRANË– Në vend që të dorëzoheni, pas dështimit të parë, qëndroni një sekondë dhe mendoni për njerëzit që kaluan të njëjtën situatë si e juaja, ose vendosni veten në situata më të vështira se çfarë mund të keni kaluar.

Dështimi është mundësia për të filluar përsëri, por këtë herë me më shumë inteligjencë.

Këto 10  histori suksesi, kanë nisur nga një dështim… por do t’ju frymëzojnë të vazhdoni përpara dhe të arrini diçka në jetë.

J.K. Rowling

Gjatë një fjalimi për nisjen e Harvardit, autorja e Harry Potter J.K. Rowling tregoi rëndësinë dhe vlerën e dështimit.  Sepse edhe ajo dështoi dikur.

Disa vite pasi mbaroi kolegjin, Rowling-ut iu realizuan makthet e saj më të këqija. Martesa e sapokurorëzuar u shkatërrua, ishte e papunë, prind i vetëm, e pa strehë dhe shumë e varfër, në një vend kaq modern dhe të pasur sa Britania e Madhe. Tejkalimi i këtij dështimi, më e fortë dhe më e vendosur, ishte çelësi i suksesit të saj.

 Steve Jobs

Apple, tanimë revolucionare i ka fillimet e veta nga dy burra, në një garazh. Pas shumë vitesh të gjithë e njohim si një kompani 2 miliardë dollarëshe, me mbi 4000 punonjës.

Megjithatë, në mënyrë të pabesueshme, Steve Jobs u pushua nga puna, nga vetë ndërmarrja që ai krijoi.

Shkarkimi nga puna, e bëri atë të kuptojë se pasioni për punën, tejkalon çdolloj zhgënjimi, apo dështimi. Sipërmarrje të mëtejshme si NeXT dhe Pixar e çuan Jobs-in përsëri në pozicionin e CEO në Apple. Jobs tha në 2005: Nuk e vura re në atë kohë, por shkarkimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur ndonjëherë.

Bill Gates

Bill Gates braktisi Harvardin. Ai ka pasur në pronësi një biznes të quajtur Traf-O-Data, që ishte një dështim i vërtetë. Sidoqoftë, aftësia dhe pasioni për programimin kompjuterik e kthyen këtë dështak në pionierin e kompanisë së famshme të softuerëve ‘Microsoft’, dhe 31-vjeçarin e atëhershëm në miliarderin më të ri në botë.

Ai thoshte: Është mirë të festosh suksesin, por duhet të vini mend nga dështimet.

Albert Ajnshtajn

“Ajnshtajn” lidhet me inteligjencën dhe sinonim i gjeniut. Megjithatë, është një fakt i njohur që pionieri i teorisë së relativitetit, vetë Albert Ajnshtajni, nuk mund të fliste deri në moshën 9-vjeçare.  Natyra e tij rebele çoi në dëbimin nga shkolla dhe ai e refuzoi pranimin në Shkollën Politeknike të Cyrihut.

Por pengesat e mëparshme nuk e  ndaluan atë të fitonte nominimin për ‘Nobel’ në Fizikë në 1921-shin. “Suksesi është dështim në progres.”– tha ai.

Abraham Lincoln

Dështimi në biznes në 1831-shin, dobësimi i sistemit nervor në 1836-ën, mposhtja gjatë kandidimit për president në 1856-ën, edhe Abraham Lincoln e njohu mirë dështimin dhe refuzimin. Në vend të dorëzohej, ai  vazhdoi para.

“Shqetësimi im i madh nuk është nëse keni dështuar, por nëse jeni kënaqur me dështimin tuaj.”,- thoshte ai. Lincoln u zgjodh në 1861 si presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 Michael Jordan

I vlerësuar si një nga filmbërësit më me ndikim të të gjitha kohërave, Steven Spielberg është një emër i njohur. Është për t’u habitur të kuptosh që gjeniu që qëndron pas Jaws dhe E.T. kishte nota të dobëta në shkollë të mesme, duke bërë që ai të refuzohej nga Universiteti i Kalifornisë Jugore tre herë. Ndërkohë që ishte në kolegj, Spielberg tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të Universal, të cilët e bënë atë drejtor në vitin 1969. Kjo do të thoshte se ai nuk do t’i mbaronte studimet e larta për 33 vjet.

Këmbëngulja dhe pranimi i dështimit është çelësi i suksesit. Deri më tani, Spielberg ka drejtuar 51 filma dhe ka marrë  tre ‘Oscar’.

Walt Disney

Krijuesi ‘Mickey Mouse’, Walt Disney u largua nga shkolla në një moshë të re, në një përpjekje të dështuar për t’u bashkuar me ushtrinë.  Një nga sipërmarrjet e tij të mëparshme, Laugh-o-Gram Studios, falimentoi për shkak të mungesës së aftësive të tij për të drejtuar një biznes. Ai dikur u pushua nga një gazetë në Misuri se nuk ishte krijues.

Megjithatë, gjeniu pas studiove ‘Disney’ ka krijuar filmat  e animuar që adhurohen në të gjithë botën. Nga Borëbardha, te Frozen, Disney do të vazhdojë të argëtojë botën për brezat që do të vijnë. Logjika që qëndron pas kësaj është e thjeshtë: Ne nuk shikojmë prapa për shumë kohë. Vazhdojmë të ecim përpara, të hapim dyert e reja dhe të bëjmë gjëra të reja, sepse jemi kuriozë  dhe kurioziteti vazhdon të na udhëheqë nëpër shtigje të reja.

Vincent Van Gogh

Gjatë jetës së tij, Vincent Van Gogh kaloi sëmundje mendore, marrëdhënie të dështuara dhe kreu vetëvrasje në moshën 37-vjeçare. Ai vetëm një herë ka shitur pikturë në jetën e tij, duke e bërë atë një dështak si artist. Sidoqoftë kjo nuk e pengoi entuziazmin dhe pasionin e tij për artin.

Ai nuk e dinte që vite pas vdekjes së tij, do të bëhej një nga figurat kryesore në botën e post-impresionizmit, dhe një nga artistët më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë.

Sipas fjalëve të këtij njeriu të madh, por me fat tragjik: Nëse dëgjoni një zë brenda vetes që thotë “nuk mund të pikturosh, atëherë me çdo kusht pikturo dhe ai zë do të pushojë.

Stephen King

Shkrimtari i njohur,  Stephen King  amerikan filloi karrierën e tij me një roman që është refuzuar rreth 30 herë, prandaj dhe ai vendosi për t’a hedhur atë në plehra. Gruaja e tij e mori dorëshkrimin nga plehrat dhe e bindi atë për të përfunduar romanin. Së fundi, Carrie u pranua në një nga shtëpitë botuese.

Librat e Stephen King janë shitur në më shumë se 350 milionë kopje, shumë prej të cilave janë bërë edhe filma.

Burimi: lifehack

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete 10 historitë e suksesit ajnshtajn lincoln michael jordan stephen king steve jobs van gogh walt disney 10 historitë e suksesit ajnshtajn lincoln michael jordan stephen king steve jobs van gogh walt disney


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet