Politike

Punësimet/ Artan Lame ‘shpërthen’ ndaj të gjithëve: O Kadastrën, o qokat! Mos më ndërhyni, duam profesionistë

  • PD: Vodhët pronat, po bëni propagandë me punësimet e profesionistëve
  • Tensionet në Vlorë, Lame: Jo për shkarkimet në Kadastër, vlonjatët janë gjaknxehtë
  • Lame ka deklaruar se askush nuk duhet të ndërhyjë në çëshjen e punësime. Drejtori i Kadastërs: O më thoni të bëj Kadastrën, ose qoka me miqtë. Të dyja nuk bëhen.
    Përditësuar:

    TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka deklaruar se askush mund  mund të ndërhyjë në çështjen e punësimeve në këtë institucion. Lame iu ka bërë një thirrje të gjithëve, duke kërkuar nga njerëzit e familjes apo ata që e njohin nga afër që të mos i kërkojnë favore për të hyrë në punë apo të bëjnë ndërhyrje që të favorizojnë persona të caktuar.

    “Ju lutem mos më ndërhyni për punësimet. Duhen profesionistë dhe jo miq. Të gjithë kërkojnë të zgjidhin nyjen e pronës, e cila zgjidhet vetëm me profesionistë.O më thoni të bëj Kadastrën, ose qoka me miqtë. Të dyja nuk bëhen”, ka deklaruar Lame.

    Ai bëri dije se janë 74 vende vakante në zyrat e Kadastrës dhe i ftoi të gjithë të interesuarit të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj agjencie.

    Reforma për rritjen e profesionalizmit do të vijojë. Sot po lajmëroj hapjen e garës për punësimin e 74 specialistëve në zyrat e kadastrës. 74 vende të lira në kadastër në profesione të ndryshme. ”, u shpreh Lame.

    Çfarë është Kadastra?

    Ligji i miratuar pak muaj më parë, shkrin disa agjenci duke i bashkuar në një. Kështu, Agjencia e Legalizimeve, ajo e Kompensimit të ish-Pronarëve dhe ajo e Hipotekave do të shkrihen për t’u bashkuar nën çatinë e një institucioni, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucion që do të jetë në varësi direkte të Kryeministrit. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të ketë Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë dhe drejtori e zyra varësie në nivel vendor, teksa organizimi dhe numri i strukturave të varësisë përcaktohen nga Kryeministri me propozim të Këshillit Drejtues. Organet drejtuese të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Drejtues. Këshilli Drejtues do të ketë gjithsej 7 anëtarë, një prej të cilëve është Drejtori i Përgjithshëm.

    J.V/A.M/Dosja.al

    Shto Koment