"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno
18 Mars, 14:51
Kundër aktit normat...
Aktualitet
Moti i keq rikthehet në Shqipëri! Ministria e Mbrojtjes shpërndan PARALAJMËRIMIN nga IGJEUM, thirrje Bashkive: Merrni masa!
19 Janar 2021, 11:52Nga DOSJA
TIRANË– Reshjet e shiut do të rinisin në territorin e Shqipërisë. Datat 22 deri më 26 janar janë ato që do të ketë intensitet më të lartë të reshjeve, ndaj IGJEUM paralajmëron prefektët e Bashkive që të marrin masa.
IGJEUM bën të ditur se intensiteti i rreshjeve pritet të shkojë deri në 230mm/24 orë në zona të caktuara, si qarqet veriore Shkodër, Kukës, Dibër, pa përjashtuar qarqet e tjera. Këto rreshje, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumejve kryesorë si Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe në veçanti të baseneve të Drinit.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civili kërkon nga pushteti vendor intensifikimin e punës për vënien në gatishmëri të strukturave operacionale vendore dhe qendrore. Po ashtu AKMC sugjeron marrjen e masave nga strukturat përgjegjëse për planifikimin dhe parapërgatitjen duke parashikuar, në rast se do të jetë e nevojshme, evakuimin dhe akomodimin e personave, si dhe të gjësë së gjallë.
NJOFTIMI I IGJEUM:
Rrebeshe shiu në 22-26 janar, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron prefektët e bashkitë IGJEUM dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë reshje intensive shiu prej datës 22 deri më 26 janar në të gjithë territorin e vendit. Bazuar në këto të dhëna Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes, në bazë edhe të ligjit “Për Mbrojtjen Civile”, paralajmëron bashkitë dhe prefekturat të marrin masat në mënyrë që kjo situatë të mos i gjejë të papërgatitur.Sipas informacioneve të IGJEUM dhe SHMU intensiteti i rreshjeve pritet të shkojë deri në 230mm/24 orë në zona të caktuara, si Qarqet veriore Shkodër, Kukës, Dibër, pa përjashtuar qarqet e tjera.Duke qenë se këto rreshje, mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të lumejve kryesorë si Drini, Mati, Shkumbini, Vjosa, Semani dhe në veçanti të baseneve të Drinit, me pasoja të mundëshme në përmbytje, me qëllim ruajtjen e jetës dhe pronës së popullatës, gjësë së gjallë, objekteve të rëndësisë së veçantë, mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civili kërkon nga pushteti vendor intensifikimin e punës për vënien në gatishmëri të strukturave operacionale vendore dhe qendrore. Po ashtu AKMC sugjeron marrjen e masave nga strukturat përgjegjëse për planifikimin dhe parapërgatitjen duke parashikuar, në rast se do të jetë e nevojshme, evakuimin dhe akomodimin e personave, si dhe të gjësë së gjallë .Në shkresën dërguar këtyre institucioneve vendore AKMC u kërkon gjithashtu të organizojnë dhe të drejtojnë punën për inspektimin në vend të gjendjes së objekteve të infrastrukturës, të mjedisit, të gatishmërisë teknike të mjeteve, si dhe gjendjen e rezervave për të përballuar situatat që mund të krijohen.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DIBËR– Mjeku i përgjithshëm i spitalit të Dibrës ka rrëshqitur nga akulli që ndodhej në rrugë. Rrëzimi i tij është shoqëruar me pasoja pas ai ka pësu...
LEZHË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.Një automjet ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka pë...
TIRANË– Një studente me inicialet L. L. ka rënë viktimë e një burri të martuar, me të cilin ajo ka krijuar lidhje për dy vite me radhë. Por në përfun...
TIRANË– Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Tiranës ditën e dielë ku një 10-vjeçare u përplas nga një makinë dhe gjeti vdekjen në derën e shtpisë...
TIRANË– Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Arbër Cekajn, Donald Lushajn dhe Armando Pezakun në Gjykatën e Posacme të Apelit.Bëhet me dije se shk...
TIRANË– Biznesmeni Admir Mulaj i cili u plagos shtatë ditë më parë në zonën e Farkës ka dhënë dëshminë e tij në polici në ditën kur i ndodhi sulmi me thikë...
TIRANË– Admir Mulaj, vëllai i gjyqtares së KPA-së, Natasha Malajt nuk është emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Biznesmeni një vit më parë është kal...
TIRANË– Admir Mulaj është plagosur më 12 janar me thikë në zonën e Farkës në kryeqytet. Dosja.al mëson se vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulajt është p...