LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rikthimi i Prefektit/ “Lumë” reagimesh për komedinë e regjimit komunist (Pro&kundër)

1 Dhjetor 2021, 21:09 Nga DOSJA
Rikthimi i Prefektit/ “Lumë” reagimesh për komedinë e

TIRANË “Sonte do të bëjmë lexim artistik të veprës Prefekti. Për të nënvizuar idenë e një profeti që paralajmëron se çfarë e zeze do ta gjëjë Shqipërinë për shumë vite më pas,”-kështu tha regjisori Spiro Duni kur prezantoi teatrin “Prefekti”. Por duket se e zeza gjeti shfaqjen e tij, e cila prej ditësh është kthyer në një fushë beteje jo vetëm mes artistëve por edhe politikës. Dosja.al ka përmbledhur në një artikull të gjitha reagimet e bëra deri më tani lidhur me shfaqjen, për të zbuluar kështu edhe arsyen e përplasjeve mes palëve.

E gjitha nis nga fakti që Teatri Kombëtar ka rikthyer pas  tre vitesh aktivitetin “Netët e leximit të dramës shqipe”. Lista e veprave për kalendarin 2021-2022 është ndryshuar në moment të fundit për të shtuar edhe veprën e shumëpërfolur të autorit Besim Levonja. E pikërisht më 28 nëntor është transmetuar online në faqen e Teatrit Kombëtar, edhe kjo datë ka qenë një zgjedhje që ka provokuar, duke ngritur pyetjen: Pse tani?

E para që reagoi ishte shoqata “Tirona Intellectum” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Sipas tyre, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti si personazhe groteske.

REAGIMI I PLOTË:

Në simpoziumin shkencor të 18 Nëntorit mbajtur në kuadër të marrëveshjes së Shoqatës Tirana dhe Autoritetit të Dosjeve për zbardhjen e historisë, dokumentimin e vuajtjeve njerëzore nën diktaturë dhe perbaltjen e figurave historike, familja e nderuar Tiranase MULLETI ishte një ndër familjet e trajtuara në këtë simpozium. Si për ironi pak ditë më vonë Teatri Turbina njoftoi shfaqjen e Komedisë “Prefekti” një komedi që ka synuar denigrimin e një prej intelektualëve më të shquar të kohës, Qazim Mulletin, studiuar në Manastir, Zosimea, Kolegjin Elitar të Perandorisë Turke Gallatasaraj. Ai ishte protagonist në ngjarjet më të rëndësishme të Historisë së Shqipërisë, pjesëmarrës në ngritjen e Flamurit Kombëtar, në Kongresin e Lushnjes, Komandant i forcave vullnetare nacionaliste kundër ushtrive Serbe 1920, Prefekt i Dibrës në Qeverinë e Nolit etj. Është momenti të përmendim aktin e gjigandit të skenës shqiptare Robert Ndrenika i cili ishte i detyruar të luante rolin kryesor të komedisë “Prefekti”, gjatë viteve të diktaturës komuniste. Por pas viteve 90 kërkoi ndjesë publike komunitetit Tironas në reflektim të ndërgjegjes së tij qytetare, njerëzore dhe intelektuale. Mbase ky mesazh duhej të ishte mësim për çdo aktor që do guxonte të merrte përsipër të përsëriste këtë rol. Fatkeqsisht kjo nuk ndodhi. Turpi le ti mbetet atij që e bën. Shoqata Tirana do ti drejtohet Ministrisë së Kulturës qe te heqë zyrtarisht nga transmetimi dhe shfaqja, komedinë “Prefekti”, si një sajesë politike e sistemit komunist e cila bazohet mbi trillime dhe mohimin e të vërtetës. Kjo komedi synon denigrimin dhe fyerjen e komunitetit Tironas, mohimin e kontributin që Tironasit kanë dhënë gjatë gjithë historisë së kombit tonë. Kjo shfaqje ndikon në prishjen e harmonisë sociale dhe nxit urrejtjen ndërkomunitare dhe na rikthen në atë epokë të urryer për të gjithë shqiptarët. Respekt dhe nderim për figurat intelektuale dhe patriotët Tironas.

Pas tyre, ka reaguar edhe aktori që e risolli veprën, Arben Derhemi që sipas shoqatës fakti që është nga Tirana e bën edhe më të turpshme ngjarjen. Por aktori Arben Derhemi duket se nuk ndan të njëjtin mendim, duke përmendur edhe faktin që e gjithë vepra është ndryshuar në kontekst, duke u përshtatur me kohën. 

REAGIMI I AKTORIT:

Une e di qe ne sot jetojme ne boten e internetit dhe rrjetet sociale i kane dhene te drejte cdo “qenie intelektuhale” te sajoje e shpife c’i intereson dhe i vjen per shtat ,por nuk kuptoj ku i ka prekur keta tironcat e vertete ,leximi qe ne i beme vepres groteske “Prefekti”,ne nje kendveshtrim tjeter dhe per ta evidentuar si fig historike te madhe. Ju qe i bini tam tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetem nje batute me te cilen mbyllet vepra…………………..

“U ulen malet, u ngriten Halet”

Në gjithë “vorbullën” e ngritur nga shoqata dhe artistët, u përfshi edhe politika e vendit, ku sot në Komisionin e Edukimit, Partia Demokratike kërkoi deklaratë të përbashkët për ta dënuar, maxhoranca u distancua duke u shprehur shkurt se nuk i bënin gjyq arti.

DISKUTIMET NË KOMISION:

Luçiano Boçi: Të therrasim drejtorin e Teatrit Kombëtar dhe të flasim edhe për këtë çështje.  Të mos ia sjellim publikut si vlerë. Këtë duhet ta bëjmë ne, pa u kthyer në komision censure. Do të ikja me vrap nga ky komision nëse do të shndërrohej në një tillë. Pse të mos dalim ne me një qëndrim publik si komision. Të rrimë ne të fshehur? Ne nuk po kërkojmë të bëhemi censor por të rivendosim vlera.

Flutura Açka: Për ‘Prefektin’ ne mund të dalim me një deklaratë ku të tërheqim vëmendjen. Një televizion nxjerr kopertinën e një libri, shtrembërohet kopertina, e nxjerr monstër. Shpërdoron disa të drejta, si ajo e portretit, e mallit, dhe e veprës artistike. Kjo çështja e distancimit duhet të jetë e sinqertë. Ne na duhet një deklaratë se nuk mund të shtyhet më kështu.

Petro Koçi: I bashkohem diskutimit se rivënia në skenë e veprave të tilla që kanë përmbajtje ideologjike është mirë që të mos vihen. Po të shikosh spektaklet e humorit tani dikush prej nesh mendojnë se ironizimi i figurave politike ndonjëherë është edhe e tepruar. Por kjo nuk do të thotë se ne mund t’i censurojmë. Unë për vetë nuk marr përsipër të bëj ndonjë gjyq këtu.

Po ashtu, edhe ish-kryeministri Sali Berisha nga Tropoja iu bashkua lumit të kritikave ndaj rikthimit të veprës në skenë, duke u shprehur se porositësi i saj është askush tjetër veç kreut të qeverisë, Edi Rama.

“Vihet në Teatër për faqen e zezë të Edi Ramës, me porosi të tij “Prefekti. Por ajo komedi çdo emër, çdo personazh e ka njeri real dhe nëse lexoni një kryevepër të Fatbardha Saraçit, që është një apoteozë e vërtetë e qëndresës së gruas shqiptare, e jashtëzakonshme, unë lexoj dhe rilexoj tregimin e saj për bashkëvuajtëset në kampet e Tepelenës dhe kampet e tjera. Aty do lexoni terrorin që ndjente Reshiti, djali i Qazim Mulletit, fëmijë, i cili çdo të shtunë dëgjonte në radio komedinë terroriste dhe emrin e tij, se si ai strukej, se si ai i ri tmerrohej dhe tani Edi Rama urdhëron vënien në skenë të një komedia që është terroriste në rrafshin psikologjik. Nuk e bën gjermani një gjë të tillë, nuk vendos një komedi të Hitlerit, por e bën Edi Rama,”- u shpreh Berisha.

Ndërkohë që nga pala tjetër veç aktorit dhe regjistorit nuk ka dalë askush tjetër që të shpjegojë arsyen e rikthimit të veprës, ndërsa drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka zgjedhur që në gjithë këtë gurgule të luajë rolin e strucit. Pa marrë asnjë përgjegjësi, pa dhënë asnjë shpjegim, as familjarëve të prefektit Mulleti, të cilët kanë dalë në media, të indinjuar me rikthimin e veprës.

Por çfarë përmban vepra për të gjithë ata që nuk e kanë lexuar, apo parë në teatër a film, të interpretuar më parë nga aktori Robert Ndrenika?

Vepra “Prefekti” e aktorit Besim Levonja ka në qendër të saj figurën e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiak dhe ish-prefekt i Tiranës në vitit e Mbretërisë. Po ashtu një personazh i rëndësishëm është edhe një vartës të tij që ishte drejtues i policisë së Tiranës po në atë kohë, Mon Kukaleshi. Kjo komedi, sipas analiztëve bazohet në stereotipa, ku psh. tiranasit e vjetër apo autoktonë paraqiten si injorantë, të korruptuar, fetarë të devotshëm. Ndërkohë që gjithashtu ekzagjerohet edhe e folura në dialekt.

Pavarësisht veprës, personazhet ishin realë! Familja Mulleti u përndoq nga regjimi komunist, duke u internuar në Tepelenë, më pas në Fier, në Lushnjë, në Savër, në Gradishtë, Grabian…Të gjithë njeri pas tjetrit u shuan në vetmi dhe të ofenduar nga të gjithë; në fillim Qazimi, në 1956, më pas Hajria në 1980 dhe në fund, i biri, Reshiti, në mesin e viteve 2000. Ky i fundit, i vetëm pasi askush nuk pranoi të krijonte familje me të.

Mirëpo ky debat nuk nis këtu, pasi rikthimi i veprave të realizmit socialit, apo edhe vijimi i shfaqjes së filmave të Kinostudio “Shqipëria e re” është një debat që vijon prej më shumë se 30 vitesh në vend dhe që ende nuk e ka një përgjigje se si duhet të sillemi. Disa nga propozimet më ekstreme janë zhdukja e veprave, ndërsa të tjerë propozojnë vendosjen e një “pulle” që do të njoftojë të gjithë lexuesit dhe shikuesit se prodhimi është gjatë periudhës komuniste dhe ka elemente propaganda.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture arben derhemi spiro duni tirane vepra prefekti arben derhemi spiro duni tirane vepra prefekti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet