LIVE UPDATES
Aktualitet

Rihetimi në Kolegj nxjerr pa probleme prokuroren e SPAK, Manjola Kajana

20 Tetor 2020, 17:33 Nga DOSJA
Rihetimi në Kolegj nxjerr pa probleme prokuroren e SPAK, Manjola Kajana

TIRANE– Manjola Kajana, prokurore e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, arriti të kalonte të dyja shkallët e procesit të vetingut, ndërsa në vendimin e zbardhur të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit tregohet se ajo nuk e pati të vështirë të rrëzonte pretendimet e ngritura nga Komisioneri Publik.

Kajana u konfirmua në qershor 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por pas zbardhjes së vendimit, Komisioneri e apeloi çështjen, duke ngritur dyshime për konflikt interesi dhe paligjshmëri në lidhje me aplikimin për një kredi të butë në bashkinë e Fierit, në kohën kur ajo shërbente si prokurore atje. Po ashtu, Komisioneri ngriti dyshime mbi disa prej deklarimeve të prokurores në kriterin e pasurisë dhe kërkoi një vlerësim në të tri kriteret, për të parë nëse kishte apo jo shkelje të etikës.

Trupi gjykues i Kolegjit që shqyrtoi ankimin e Komisionerit ndaj vendimit të KPK për Kajanën, përbëhej nga Natasha Mulaj kryesuese, Luan Daci relator dhe Ina Rama, Rezarta Schuetz e Ardian Hajdari anëtarë.  Procesi në KPA u zhvillua në 5 seanca dhe zgjati nga marsi deri në korrik 2020, por hetimet e reja dhe dokumentet shtesë duket se përforcuan pozicionin e parë të Kajanës. KPA arsyetoi se familja e saj, bashkëshorti dhe vjehrri, kishin pasur të drejtë që të aplikonin për statusin si të pastrehë, pasi kishin në pronësi vetëm 17 metra katrorë sipërfaqe të banueshme, në një shtëpi 40 metra.

Nga ana tjetër, as Kajana dhe as bashkëshorti, edhe pse kishin aplikuar për një kredi të tillë në Fier, nuk e kishin përfituar asnjëherë atë dhe prokurorja kishte blerë një apartament në Tiranë me norma tregtare interesi.

Nga hetimi rezultoi se Kajana nuk kishte pasur konflikt interesi dhe se nuk ishte përfshirë në hetimin e çështjes për kreditë e buta të Bashkisë Fier gjatë kohës që kishte punuar në atë qytet. Kajana u vlerësua shumë mirë në kriterin e profesionalizmit, ndërsa në vendim theksohet se ajo kishte certifikatë sigurie nga DSIK, duke lënë të kuptohet se nuk kishte probleme të figurës.

Disa prej çështjeve të ngritura mbi ligjshmërinë e të ardhurave u sqaruan në Kolegj, ndërsa u vërtetua se tatimet për pagat e bashkëshortit ishin paguar nga punëdhënësit. Vendimi që është nga më të shkrurtrin prej Kolegjit, vetëm 15 faqe, del në përfundimin se Kajana kishte nivel të besueshëm në të tre kriteret.

“Vlerësoi se subjekti i rivlerësimit nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksionit të prokurores në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Nga vlerësimi në tërësi lidhur me rrethanat e çështjes, nuk rezultuan indicie për pamjaftueshmëri burimesh në drejtim të justifikimit të pasurive, duke arritur kështu nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë”, thuhet në vendim./ Reporter.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prokurorja manjola kajana. prokurorja manjola kajana.

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Tetor 2020, 17:13

TIRANË– Sot banorët e periferisë së kryeqytetit janë kthyer në Mesjetë. Zona e Astirit dhe Yzberishtit nuk ka furnizim me energji elektrike prej disa...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet