LIVE UPDATES
Bota

REPORTAZHI: Kosova heton mundësinë e identifikimit gabimisht të viktimave të masakrave

13 Dhjetor 2020, 10:23 Nga DOSJA
REPORTAZHI: Kosova heton mundësinë e identifikimit gabimisht të

KOSOVË – Pasditen e 7 gushtit 1999, pas shtatë ditëve dërmuese në pritje të zhvarrimeve të trupave në varrezat e qytetit e Pejës, Shahe Berisha kishte parë me kujdes çdo trup që u nxor nga një varr masiv,  në përpjekje të identifikojë trupin e bashkëshortit të saj, Ramizit.

Shumica e kufomave, të varrosura njëra mbi tjetrën, kishin mbetur të padëmtuara dhe Berisha kujton se si e njohu trupin e Ramizit.

Ai kishte një plumb në fyt dhe gjashtë në bark. Mjekra e tij ishte rritur pak në varr dhe njëri dhëmb i ishte thyer”, kujton ajo, duke folur në oborrin e saj në Lubeniq, një fshat rreth 10 kilometra nga Peja.

Ia njihja rrobat. Për katër muaj nuk kisha harruar asgjë  të tij. E mbaj mend këmishën e tij që nga momenti kur ai më dha djalin tonë shtatë muajsh dhe u largua me burrat e tjerë”, shtoi ajo.

Ramiz Berisha, në atë kohë 28 vjeç, ishte në mesin e 64 burrave, grave dhe fëmijëve që u morën nga forcat serbe në Lubeniq dhe u vra vetëm disa metra larg shtëpisë së tij më 1 prill 1999.

Ai ishte në mesin e 12 trupave të parë që u gjetën në gropë masive në varrezat e qytetit perëndimor, Pejës nga ekspertët e  Tribunalit të Hagës, që po kërkonin prova për aktakuzat për krime lufte në Kosovë ndaj liderëve ushtarakë dhe politikë të Serbisë.

Shumica e trupave identifikoheshin lehtë. Ekspertët e mjekësisë ligjore më thanë se dhëmbi i Ramizit ishte thyer kur kishte rënë përtokë pas të shtënave. I dëgjova teksa thoshin se dy trupa ishin varrosur të gjallë, por nuk e kuptova dot se kush ishin”, thotë Shahe Berisha.

Trupat e shumicës së viktimave të tjera të masakrës së Lubeniqit u gjetën në tri lokacione tjera në fshat, në varrezat në Pejë dhe të tjerët në një qendër trajnimi policor në Batajnicë të Serbisë. Dymbëdhjetë prej tyre janë ende të zhdukur.

Por më shumë se 21 vjet pasi u gjetën, eshtrat e burrit të Shahes dhe të 11 viktimave të tjera mund të zhvarrosen përsëri.

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, i cili po hulumton rastet e mundshme të identifikimit të gabuar të trupave të viktimave, po planifikon të mbledhë mostrat e gjakut  nga familjarët për verifikim.

Rishikimi i  gabimeve të mundshme  në identifikim do të bëhet në tri masakra të kohës së luftës – në Lubeniq, në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, ku 64 persona u vranë dhe u varrosën  nga forcat serbe në prill 1999, dhe atë në Lubishte afër Prizrenit, ku u vranë 54 civilë.

Megjithatë, njoftimi se nevojitet një verifikim i mëtejshëm ka përtërirë dhimbjen të familjarët e viktimave që deri më tani kanë besuar se të afërmit e tyre ishin identifikuar saktë para se të varroseshin.

“Ne duam të dimë të gjithë të vërtetën”

Monumenti për viktimat në vendin e masakrës në Lubeniq. Foto: Serbeze Haxhiaj/BIRN.

Kushtrim Gara, udhëheqës  i sekretariatit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, ka thënë se vendimi për të rishikuar çështjen e Lubeniqit, për gjasat e ndonjë identifikimi të gabuar  është bazuar në analizën e informacioneve dhe dokumenteve të masakrës.

Nga viktimat e Lubeniqit, 12 u varrosën pasi u identifikuan me metodën tradicionale”, shpjegon  Gara, duke iu referuar trupave të identifikuar përmes njohjes nga rrobat e tyre ose sendeve të tjera personale,dhe jo me analizën e ADN-së, proces që në atë kohë nuk ishte duke u aplikuar.

“Gjithashtu, eshtrat e 6 personave të gjetur në të njëjtat vende ku u gjetën viktimat e Lubeniqit janë ende në morgun e Prishtinës”, shtoi ai, duke iu referuar 6 viktimave mostrat e ADN-së të së cilëve nuk po përputhen me ato të familjarëve të 12 të zhdukurve nga masakra.

“Ne do t’u kërkojmë familjeve të atyre 12 personave të identifikuar me metodën tradicionale të japin mostrat e gjakut për të verifikuar nëse ndonjë prej tyre është identifikuar gabimisht”, shpjegoi ai.

Shahe Berisha thotë se është pothuajse plotësisht e sigurt që e identifikoi saktë burrin e saj: “Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Megjithatë, ne do të japim mostrat tona të gjakut. Duam të dimë të vëretetën e plotë”.

Ajo tregon se pa kujdes shumicën e trupave të zhvarrosur nga varri masiv dhe vërejti se “kishte disa që nuk mund të njiheshin se kush janë”.

Një pllakë gjigante me emrat e të vrarëve të masakrës është vendosur para derës së Miradije Rrustemajt në Lubeniq,  në vendin ku ata ishin ekzekutuar.

Si Shaha, Miradija  gjithashtu kaloi shumë ditë në varrezat në Pejë, duke pritur që të zhvarrosej trupi i burrit të saj, Salihut, i cili u vra në masakër.

Kunati i saj dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes që u vranë në masakër u identifikuan, por jo Salihu,në atë kohë 40-vjeçare që është një nga dymbëdhjetë viktimat që ende janë zhdukur.

Ajo tha se nuk ka shumë shpresë që verifikimi i mostrave të gjakut do të mund të rezultojë në identifikimin e burrit të saj. “Megjithatë, kjo është një tjetër mundësi dhe ne duam që kjo të sqarohet”, tha ajo.

Familjet duhet të japin mostrat e tyre të gjakut. Ne duam të shohim se çfarë ka ndodhur”, shtoi ajo.

“Mblodha një kovë me eshtra”

Muharrem Alimehaj me fotografi të të afërmve të tij që u vranë në masakrën në Lubeniq. Foto: Serbeze Haxhiaj/BIRN.

Pas përfundimit të luftës së Kosovës 1998-1999, në total 4,505 njerëz u regjistruan si të zhdukur.

Metodat  tradicionale të identifikimit kanë vërtetuar se përbëjnë rrezik për identifikim të gabuar, u përdorën për të identifikuar të paktën 4,000 viktima të kohës së luftës deri në vitin 2003, kur një marrëveshje mes Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur dhe misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, bëri të mundur aplikimin e identifikimit përmes ADN-s.

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur nga atëherë ka mbledhur 14,913 mostra gjaku nga familjet e 4,447 personave të zhdukur dhe, deri më tani, 2,568 prej tyre janë identifikuar.

Megjithatë, 1,878 mostra gjaku të siguruara nga anëtarët e familjeve të personave të zhdukur nuk përputhen me asnjë nga profilet e ADN-së të eshtrave të viktimave në morgun e Prishtinës.

Ky numër i lartë i rastesh tregon se ka pasur një numër të konsiderueshëm identifikimesh të gabuara”, ka thënë  për BIRN Matthew Holliday, kreu i Komisionit Ndërkombëtar për Programin e Ballkanit Perëndimor për Personat e Zhdukur.

Holliday shpjegon se autoritetet dhe familjet e të zhdukurve duhet të shqyrtojnë mbledhjen e mostrave të gjakut, familjarët e të cilëve u identifikuan pa metodën e ADN-së.

Kjo do të zbulonte identifikimet e gabuara që kanë ndodhur para futjes në përdorim të procesit të identifikimit përmes ADN-së”, tha ai.

Njëzet e tri familje të personave të zhdukur nuk kanë pranuar ende  të japin mostrat e gjakut duke refuzuar të pranojnë që anëtarët e familjeve së tyre u vranë pasi u morën nga forcat serbe.

Deri në 20 persona të zhdukur mund të identifikohen përmes ADN-së, nëse familjet e personave të zhdukur japin mostrat e gjakut”, tha Tarja Formisto, një eksperte e mjekësisë ligjore për Misionin Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë( EULEX).

Një nga ata që ka refuzuar të japë mostrën e gjakut është 74-vjeçari Halil Hasani, nga fshati Çabër në Mitrovicën Veriore. Për më shumë se 21 vjet, ai nuk e ka humbur shpresën për të parë përsëri katër djemtë e tij të zhdukur.

Fadili, atëherë 32 vjeç, Gazmendi 24 , Armendi, 20  dhe Hasani  15 vjeçar u kapën më 8 qershor 1999, një ditë para se Serbia të nënshkruante marrëveshje me NATO-n për t’u tërhequr nga Kosova.

Hasani ende beson se djemtë e tij janë gjallë diku në Serbi dhe nuk u është përgjigjur kërkesave të autoriteteve për marrjen e mostrave të gjakut.

Për shumë vite kam pasur informacione se ata janë gjallë”, tha ai, megjithëse nuk pranoi të tregonte se kush ia dha informacionin.

Kreu i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu,  shpjegon se korrigjimi i identifikimeve të gabuara të mundshme do të thotë që nga familjarët e viktimave do të duhet të merren mbi 20,000 mostra gjaku.

Është një proces shumë kompleks dhe duhet të kemi një qasje delikate me familjet e viktimave që mund të jenë identifikuar gabimisht”, thotë Gerxhaliu.

Muharrem Alimehaj humbi gjashtë anëtarë të familjes në masakrën e Lubeniqit – nënën e tij Haten, në atë kohë  72 vjeç, vëllain Osmanin 37 vjeç, kunatën e tij me aftësi të kufizuara Ferdonen, 31 vjeçe, nipin e tij pesëvjeçar Leonardin dhe dy kushërinjtë, Hatmonen 34 vjeçare dhe Fatmirin 16 vjeçar.

Në korrik 1999, ata gjetën eshtrat e kunatës së tij Ferdones dhe e varrosën atë. Të gjithë të tjerët janë ende të zhdukur.

Mblodha një kovë me eshtra dhe ia dhashë Institutit të Mjekësisë Ligjore. Por për 21 vjet,  nuk ka ndodhur asgjë”, tha Alimehaj për BIRN.

I kujdesshëm për atë që mund të pritet nga procesi marrjes së mostrave të gjakut, ai thotë se   duhet për identifikim të plotë të gjitha viktimave të masakrës.

Ne do të presim nëse kjo iniciativë për mbledhjen e mostrave të gjakut do të sjellë ndonjë gjë. Megjithatë ne do të ndërtojmë varret. Le të mbeten hapur”, thotë ai.

Serbia rigjykon vrasësit e dyshuar

Masakra e Lubeniqit dyshohet se u krye nga anëtarë të Skuadrës 177 të Ndërhyrjes të Ushtrisë Jugosllave.

Nëntë anëtarë të skuadrës u dënuan në vitin 2014 për vrasjen e më shumë se 118 shqiptarëve të Kosovës në Lubeniq dhe tre fshatra të tjerë afër qytetit të Pejës -Qyshkë, Pavlan dhe Zahaq – në pranverën e vitit 1999.

Por Gjykata e Apelit në Beograd e anuloi vendimin vitin pasues dhe e dërgoi çështjen për rigjykim. Të pandehurit pretenduan pafajësi dhe gjyqi vazhdon ende.

Marrë nga BIRN

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova heton viktimat e masakrave kosova heton viktimat e masakrave


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet