Berisha: Siguria në shkolla prioritet, orari në shkolla do të jetë 8 orë, që fëmijët të ushqehen dh...
Bota
BREXIT/ Supermarketet në Britaninë e Madhe nisin marrjen e rezvervave, mungesa e perimeve do jetë problemi kryesor
13 Dhjetor 2020, 10:20Nga DOSJA
BRITANIA E MADHE-Supermarket në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë sinjal që të fillojnë grumbullimin e furnizimeve me ushqimeve nëse Brexit ndodh pa marrëveshje. Sipas DailyMail, frika më e madhe e supermarketeve është funizimi me perime që zakonisht sigurohet nga Bashkimi Evropian.
Bëhet e ditur se ministrat kanë hartuar plane për një paketë shpëtimi prej 10 miliardë eurosh për sektorët e ekonomisë në rast se nuk ka marrëveshje, ku përfshihet ndihmë për fermerët dhe prodhuesit e ushqimeve, furnitorët kimikë, industritë e makinave dhe flotat e peshkimit.
Ndërkohë, një burim i industrisë së supermarketeve ka thënë se vendi do të jetë në panik për blerje dhe do ketë mungesë të perimeve që sigurohen nga Bashkimi Evropian dhe kjo mund të jetë një situatë e keqe për vendin.
‘Kishte një bisedë një javë më parë kur ministrat thanë përgatituni për ‘Pa marrëveshje’. Këtë fundjavë mesazhi është se nuk ka marrëveshje. Supermarketet dhe ministrat janë jashtëzakonisht të shqetësuar për të ashtuquajturën “blerja e panikut”. Ata panë atë që ndodhi gjatë pandemisë kur njerëzit filluan të grumbullojnë letrat higjenike dhe nuk e dimë si do shkojë situata. Kjo nuk do të jetë asgjë në krahasim me atë që do të ndodhë. Furnizimet e mishit do të jenë mirë dhe frutat vijnë nga Amerika e Jugut por ka të mundësi të ketë mungesa të perimeve për tre muaj,”-ka thënë ai.
Bashkimi Evropian është i vendosur të parandalojë Britaninë e Madhe që të fitojë atë që e sheh si një avantazh të padrejtë të lejimit të hyrjes pa tarifa në tregjet e saj, ndërsa do të vendos standarde për produktet, të drejtat e punësimit dhe subvencionet e biznesit.
E drejtat e peshkimit është një fushë tjetër kryesore e mosmarrëveshjeve, ku BE-ja paralajmëron se pa hyrje në ujërat e Britanisë së Madhe për flotat e BE-së, peshkatarët e Britanisë nuk do të kenë më akses të veçantë në tregjet e BE-së për të shitur mallrat e tyre. Sakaq, dita e fundit për arritjen e një negociate midis dy vendeve është ditën e sotme, ku do vendoset për një marrëveshje.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në të gjithë botën numërohen aktualisht 72 milion raste të infektimit me COVID, ku 50,5 milion kanë arritur ta fitojnë këtë betejë. Fatalitete nga e gjithë bota...
TURQI-Emine Tekin, është një grua 103 vjeç nga Turqia, e cila ka fituar me sukses betejën me Covid-19. Sipas rrëfimit në mediat turke, ajo kaloi tetë dit...
Raporti miqësor i Presidentit Trump me Presidentin rus Vladimir Putin dhe refuzimi i tij për ta kritikuar atë, prej kohësh ka qënë i paqartë për vëzhguesit. Mic...
SHBA– Disa mijëra mbështetës të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilluan protesta të dhunshme në të gjithë vendin ditën e djeshme.Në Uashin...
BRITANIA E MADHE-Shefat e Shërbimi Shëndetësor (NHS) kanë paralajmëruar për një valë të tretë të pandemisë, në rast se rregullat antiCovid lehtësohet. Gjithasht...
SHBA– Që në fillim të pandemisë, ende pa e njohur virusin ekspertët paralajmëruan se do duhen vite për zbulimin e një vaksine, ndaj duhet pasur kujdes më ...
Një zëdhënës i projektit të gazsjellësit Nord Stream 2 ka bërë të ditur, se sipas planit punimet kanë vazhduar. Ditët e mëparshme kishte pasur shenja për rifill...
Nuk ka gatishmëri politike për organizimin e një tryeze të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, për të diskutuar rreth emrit të presidentit të ri të Ko...
POLONI-Polonia është përfshirë në protesta, si pasojë e një ligji ku ndalohet aborti. Sipas BBC, vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi, por pritet të aprovohet së sh...
BRITANI E MADHE- Bisedimet për “BREXIT” janë shtyrë sërish për javën e ardhshme. Kryeministri britanik Boris Johnson bisedoi me presidenten e Komisionit Evropia...