LIVE UPDATES
Aktualitet

Goditet grupi i gjobaxhinjve në Shkodër/ Policia arreston 12 persona, prangoset ish-drejtori i LSI (EMRAT+SKEMA)

14 Mars 2019, 08:05 Nga DOSJA
Goditet grupi i gjobaxhinjve në Shkodër/ Policia arreston 12 persona,

SHKODËR- Një operacion i Policisë së Shkodrës, RENEA, FNSH dhe Shqiponja është finalizuar me arrestimin e 12 personave, shpalljen në kërkim të disa të tjerëve dhe pezullimin nga detyra të 3 zyrtarëve në Shkodër. Pas disa muajve hetim, prokuroria e Shkodrës akuzon 22 persona si të përfshirë në një skemë gjobëveënie dhe dhëniesh para me fajde në shuma të mëdha financiare.  

Në pranga ranë mëngjesin e ditës së sotme 11 persona, ndërsa disa orë më vonë u arrestua gjatë arratisjes edhe një tjetër person, shtetasi Ilir Sokoli 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim. Dosja.al mëson se Sokoli, banues në Shkodër, u arrestua teksa po udhëtonte në drejtim  të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.

Po ashtu Dosja.al ka mësuar se Sokoli ka qenë drejtor i Patentave në Shkodër dhe njihet si një nga drejtuesit e LSI në këtë qytet. (Lexo këtu)

Aktualisht 4 persona të tjerë u shpallën në kërkim, njofton policia, ndërkohë që janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në euro, lekë dhe dollarë. 20 makina janë sekuestruar, ndërkohë që janë gjetur edhe armë pa leje.

Dosja.al ka siguruar emrat e 12 të arrestuarve gjatë këtij aksioni në Shkodër: 

Byrhan Alija, 61 vjeç nga Shkodra;

Edi Memçaj, 33 vjeç nga Shkodra;

Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra;

Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra;

Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra; 

Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër;

Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra;

Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra; 

Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra;

Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra;

Naim Ahmetaj, 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë

Ilir Sokoli, 38 vjeç banues në Shkodër

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Sot, në kuadrin e operacionit policor “MARANAJ” të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkoder nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqësor pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe mbeshtetjen e Drejtorise për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorise se Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorise se Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigursisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, siguruan prova për 19 të dyshuar, për veprat penale të “Pastrimit të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallzim krimi”.

Gjatë hetimit proaktiv janë krijuar dyshime të arsyeshme si dhe janë gjetur e sekuestruar prova materiale që hedhin dritë mbi aktivitetin e tyre kriminal.

Në vazhdim të hetimit me vendim të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër u dhane 19 masa sigurie, nga të cilët; 16 masa arrest me burg; 2 masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi Publik” ; 1 masë sigurimi “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, si dhe 22 masa të tjera për kontrolle banesash e ambientesh.

Të arrestuar janë shtetasit:
1. B. A. 61 vjec nga Shkodra
2. E. M., 33 vjec nga Shkodra
3.A.B. 22 vjec, nga Shkodra;
4. A.D. 39 vjec nga Shkodra
5. M.B. 31 vjec nga Shkodra
6.V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;
7. E.F., 38 vjec nga Shkodra
8. E.Q., 41 vjec, nga Shkodra
9. P.V., 54 vjec nga Shkodra;
10. L.S., 48 vjec nga Shkodra;
11. N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;

U shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e 5 shtetasve të tjerë.
U ekzekutua gjithashtu edhe masta e sigurisë:
Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi Publik” dhe ”Detyrim Paraqitje” për tre shtetas:
1. V.H., nga Shkodra;
2. A.S., nga Shkodra
3. E.L., nga Shkodra.
Gajtë operacionit dhe kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
– 238 600 Euro CASH
– 272 400 dollare CASH
– 414 000 Lekë
– 510 Paund Britanik
– 20 automejte transporti
– 1 revolver,
– 1 krëhër pistolete me fishekë
– 1 armë gjahu pa leje
– 5 kompjutera laptop
– 50 celualarë
– Dokumente, kontrata, akte dhe deklarta noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.
Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti. Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta. Ne sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.

NJOFTIMI I DYTË NGA POLICIA E SHKODRËS

Vijon operacioni i koduar “MARANAJ”. Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e shpallur kërkim në kuadër të këtij operacioni. Në vijim të operacionit, nga shërbimet e policisë  u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim  të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit. Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë

(k.m./f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adri bala artan dragani byrhan alija edi memcaj eduart fusha elidon qerimaj goditet grupi i gjobevenesve ilir sokoli lul sylja marjan bregu naim ahmetaj operacioni maranaj pashko vuksanlekaj policia e shteti shkoder vinko nikprelaj adri bala artan dragani byrhan alija edi memcaj eduart fusha elidon qerimaj goditet grupi i gjobevenesve ilir sokoli lul sylja marjan bregu naim ahmetaj operacioni maranaj pashko vuksanlekaj policia e shteti shkoder vinko nikprelaj

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale