Aktualitet

Shkodër/ U arrestua sot për gjobëvënie, kush është ish-drejtori i LSI që u vu në pranga

38-vjeçari u arrestua ndërkohë që po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.
Featured image of article: Shkodër/ U arrestua sot për gjobëvënie, kush është ish-drejtori i LSI që u vu në pranga Ilir Sokoli ish-drejtori i LSI-së që u arrestua në operacionin "Maranaj"
Përditësuar:

TIRANË– Ditën e sotme në kudër të operacionit “Maranaj”, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga edhe një person i cili tentoi të arratisej. Dosja.al mëson nga burime konfidenciale se bëhet fjalë për ish-Drejtorin e LSI-së, Ilir Sokolin. Sipas njoftimit zyrtar Sokoli u arrestua ndërkohë që po udhëtonte në drejtim të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Vijon operacioni i koduar “MARANAJ”. Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e  shpallur kërkim në kuadër të këtij operacioni.  Në vijim te operacionit, nga shërbimet e policisë  u kap dhe u ndalua në PKK Qafë Morinë, shtetasi I. S. 38 vjeç, banues në Shkodër, i cili po udhëtonte në drejtim  të Kosovës në tentativë për t’u larguar jashtë vendit. Operacioni po vijon për kapjen edhe të katër shtetasve të tjerë.

Por kush është Ilir Sokoli?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ilir Sokoli u vendos në postin e Drejtorit të Patentave në kohën kur LSI-ja ishte në koalicion me Partinë Socialiste. Ndërsa në vitin 2017 në muajin tetor u shkarkua nga detyra mes 80 drejtorëve të tjerë pasi Partia Socialiste prishi koalicionin e saj me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Mëngjesin e sotëm qyteti i Shkodrës u zgjua nga një mega-operacion pasi Policia e Shkodrës, RENEA, FNSH dhe Shqiponja finalizuan operacionin “Maranaj” me arrestimin e 12 personave, shpalljen në kërkim të disa të tjerëve dhe pezullimin nga detyra të 3 zyrtarëve në Shkodër. Pas disa muajve hetim, prokuroria e Shkodrës akuzon 22 persona si të përfshirë në një skemë gjobëvënieje dhe dhëniesh para me fajde në shuma të mëdha financiare. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Shkodër/ U arrestua sot për gjobëvënie, kush është ish-drejtori i LSI që u vu në pranga

  1. Ilir sokoli eshte nje qytetar i ndershem aj ishte ne tropoje per vizite te familja ime sepse kam ba vllain operacion dhe ishte per vizidh dhe eshte kunati im nuk ka lidhje as me grupin as me arratisjen . Aj thjesh po kthehej ne shtepi tranzit nga kosova .

Shto Koment