LIVE UPDATES
Bota

Remdesiviri jep efekte kundër koronës, por nuk është magjik! Ky ilaç nuk e ul vdekshmërinë te pacientët

20 Tetor 2020, 08:08 Nga DOSJA
Remdesiviri jep efekte kundër koronës, por nuk është magjik!

Menjëherë pas bërjes publike të rasteve të para me virusin Corona në Kinë, ilaçi Remdesivir u vu në fokus. Ky ilaç i zhvilluar në luftë kundër infektimeve me Ebola kishte dhënë rezultate në laborator edhe kundër SARS apo viruseve Corona MERS – dhe dihet se, virusi i ri SARS CoV-2 është një varint i infektuesit SARS të vitit 2002. Nga ana tjetër Remdesivir i zhvilluar nga koncerni farmaceutik, Gilead Sciences si GS-5734 nuk është i lejuar zyrtarisht në asnjë vend. Ai përdoret megjithatë në kuadër të një lejeje të posaçme emergjence (EUA) dhe në shumë vende në kuadër të studimeve klinike. Gliead Sciences i ka dhënë këtij ilaçi këtë vjeshtë emrin Veklury.

Studimi i parë klinik u zhvillua në maj 2020 në SHBA me rezultate pozitive, gjë që çoi në dhënien e lejes së emergjencës nga Autoriteti Federal i Ilaçeve, FDA në SHBA. Që nga kjo kohë Remdesivir lejohet të përdoret tek pacientë të veçantë që kanë zhvilluar sëmundjen e mushkërive Covid-19.

Në 15 tetor 2020 Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH publikoi një studim paraprak të papërfunduar nga Peer-Review (Manuskriptet studimore kalojnë nëpër një proces të brendshëm ose të jashtëm të pavarur përmes ekspertizave të ndryshme për cilësinë e studimit, ku bëhen kritika apo korrigjime që duhen marrë parasysh deri në përfundimin e studimit, shën.red.) lidhur me Remdesivir, MedRxiv. Aty thuhet, se ky ilaç e ul shumë pak vdekshmërinë e pacientëve. Studimi ka dalë si rezultat i të ashtuquajturit SOLIDARITY Trial, ku janë vlerësuar të dhënat e më shumë se 11.266 pacientëve.

Në një prononcim të Gilead Sciences shprehet keqardhja, që nga studimi i parapublikuar “të dhënat nga kjo përpjekje e hapur globale në seri nuk kanë kaluar nëpër verifikimin rigoroz, siç është zakon për një debat konstruktiv shkencor.” Gilead Sciences iu referua një studimi tjetër me 1062 pacientë, që ishte publikuar më parë në New England Journal of Medicine, dhe që tregonte, se me Remdesivir kohëzgjatja e shërimit shkurtohet nga 15 në 10 ditë. Firma ka aplikuar më 1 gusht për lejen e rregullt të përdorimit të ilaçit, por autoritetet amerikane nuk kanë vendosur ende.

Si ndikon në trup Remdedesivir?

Efekti antiviral i Remdesivir bazohet në funksionin e tij si nukleotidanalog. Substanca frenon procesin e polimerazës RNA (RdRp) të virueseve si Ebola apo MERS, sepse struktura e saj i ngjason elementëve të RNA-së dhe në shumimin e viruseve gabimisht këto infiltrohen në genomet e dublikateve të reja të virusit. Kështu nuk krijohen dot viruse veprues. Tek Ebola ilaçi Remdesivir nuk ishte vërtet efektiv, por tregoi rezultate premtuese në mbjelljen e qelizave dhe eksperimenteve të para tek majmunët Mamakë kundër viruseve të afërta me SARS-CoV2 si SARS dhe MERS-CoV.

Shtëpia e Bardhë ngre lart efektet pozitive

Rezultate e para pozitive të studimeve të hershme klinike në SHBA janë kumtuar drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë më 29 prill. Drejtori i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Alergjike dhe Infektimet, (NIAID) Anthony Fauci tha se “ky do të bëhet një trajtim standard.” Në një studim të financuar nga ky institut kishin marrë pjesë 1063 pacientë me shkallë të ndryshme të sëmundjes dhe që u trajtuan 10 ditë rresht me Redesivir apo placebo. Rezultatet jepnin të dhëna për një shërim më të hershëm të pacientëve. Sipas NIAID pacientët treguan shenja shërimi në 31% më pak të kohës krahasuar me pacientët që morën ilaçe placebo. Por dallimi nuk ishte shumë i qartë. Pacientët me Remdesivir u shëruan për 11 ditë ata me placebo për 15 ditë. Vdekshmëria tek pacientët e trajtuar me Remdesivir ishte 8%, kurse tek ata të patrajtuar me të 11,6%.

Studime të ndërprera

Këto rezultate u mjaftuan përgjegjësve për të dhënë lejen e përkohshme të posaçme. Instituti Kombëtar i Shëndetit bëri të ditur, se rezultatet janë të mjaftueshme. Si pasojë u ndërpre para kohe një studim i Safyte Monitoring Boards, DSMB, më 27 prill.

Paralelisht me rezultatet e suksesshme nga Uashingtoni, nga Kina erdhën rezultate disa jo entuziaste, ku Remdesivir filloi të përdorej në Vuhan në studime të kontrolluara të provuara për efektshmërinë tek pacientët në trajtim intensiv. Por ndërkohë në Vuhan mungojnë pacientët për shkak të rënies së madhe të numrit të infeksioneve, gjë që çoi sërish në ndërprerjen e studimit, bëri të ditur revista mjekësore, The Lancet.

Çfarë të thonë rezultatet?

Si të dhënat nga prilli, edhe studimi i fundit i OBSH, të thonë, se Remdesivir duhet të konsiderohet qartë si ilaç me efekt të moderuar. Ai e ul lehtë vdekshmërinë, por jo tepër, dhe ndikon që kohëzgjatja e sëmundjes të shkurtohet me pak ditë. Kjo është e gëzueshme, por nuk është ai suksesi i madh që ishte pritur nga një ilaç kaq premtues në fillim.

Ekspertë gjermanë të njohur si specialisti për infektimet Prof. Dr. Gerd Fätkenheuer nga Klinika Universitare e Kölnit, që drejtoi një studim me pacientët e trajtuar me Remdesivir në Gjermani, pret pas publikimit të studimit marrjen pa vonesë të lejes për përdorimin e ilaçit. “Për pacientët me një formë të rëndë të sëmundjes ky studim të jep shpresë, që të shërohen më shpejt dhe më të sigurtë nga infektimi”, tha Fätkenheuer në maj.

Rezultatet e studimit të fundit të OBSH të 15 tetorit, SOLIDARITY Trial me 11.266 pacientë i komenton edhe shefi i klinikës së Infektimeve dhe Mjekësisë Tropike, Prod. Dr. Clemens Wendtner. “Rezultatet e studimit të zgjeruar të OBSH, SOLIDARITY Trial me 11.266 pacientë nuk janë të papritura, prandaj edhe më pak zhgënjyese. ” Sipas tij “megjithë kufizimet që nuk kemi të dhëna të detajuara në serverat Preprint dhe ende mungon përfundimi i studimit nga Peer Review, duhet thënë, se studimi nuk e ka qëlluar objektivin kryesor final: asnjë prej ilaçeve të testuara, si Remdesivir, Hydroxychloroquin, Lopinar/Ritonavir dhe IFN-ß1a nuk e ul vdekshmërinë e pacientëve simptomatikë me Covid-19 të trajtuar në spital.

Marrë nga: DW

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota remdesivi remdesivi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet