LIVE UPDATES
Aktualitet

REKORDET- Grabitja e prindërve të Çiços dhe sulmet, kush ishte Mihasi që u vra sot

13 Nëntor 2021, 21:45 Nga DOSJA
REKORDET- Grabitja e prindërve të Çiços dhe sulmet, kush

TIRANË– Erigers Mihasi, 32 vjeç u vra sot në një atentat mafioz, por emri i tij lakohet prej vitesh në media për ngjarje të ndryshme kriminale. Konkretisht Mihasi rezulton të jetë arrestuar në vitin 2019 pasi u akuzua se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiços (i vrarë në ish-Bllok).

Gjashtë muaj pas vënies në pranga, Mihasi është liruar nga qelia. Kërkesa për lirimin e Mihasit nga qelia është bërë nga vetë prokuroria e Gjirokastrës, e cila pas 6 muajsh mbajtje në qeli të Mihasit, ka vendosur ti ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”. Për armët që iu gjetnë, Mihasi ka treguar në polici se ato i përkasin babait të tij dhe ai s’kishte dijeni për municionet në shtëpi. Ai nuk e ka pranuar kurrë autorësinë e krimit apo që të jetë përfshirë në grabitjen me armë dhe dhunimin e prindërve të Elton Çiços, në një fshat në Tepelenë.

Erigers Mihasi, dyshohet se është përfshirë në një ngjarje tjetër kriminale në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, në vitin 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Në këtë ngjarje ka marë pjesë një grup i përbërë nga pesë persona, i pajisur me armatim si pistoletë dhe automatik kallashnikov, të cilët kanë sulmuar me armë, shkelma dhe grushta grupin e të rinjve ku ndodhej dhe Toma.

Dosja.al ka publikuar më herët edhe pamjet e plagosjes së 27 qershorit 2018 në një lokal në Kinostudio, ku u qëlluan dy vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, në të cilën ka marrë pjesë edhe Erigers Mihasi. Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Enea” në zonën e Kinostudios. Pamjet e publikuara kanë pikasur edhe Santiago Malkon, ish-efektivin e vrarë dhe Mihasin.

Emri i Mihasit doli sërish në skenë 4 ditë pas atentatit në kompleksin “Eiffel” në dalje të kryeqytetit, ku u qëllua me breshëri automatiku, ngjarja e ndodhur më 15 qershor të vitit 2020. Policia e Shtetit organizoi një operacion dhe zbuloi një arsenal armës në zonën e Yzberishtit, ku kishin marrë pjesë forcat Speciale. Gëzim Haroku, i cili u arrestua ishte pronari i banesës, njëherësh dhe autori i ngjarjes tek Eiffel dhe pjesëtari i një grupi të strukturuar kriminal. Gjithashtu, bashkautor në këtë ngjarje ishte edhe Mihasi, i cili u shpall në kërkim. Në këtë operacion u sekuestruan 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 kallashnikovë, 3 pistoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 armë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.

Erigers Mihasi u prangos pranverën e këtij viti pasi u gjet me armë zjarri pa leje në një zonë të Kurbinit. Operacioni i zhvilluar kishte si qëllim kapjen e autorëve të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier, ngjarje e ndodhur në datë 1 shkurt, por kontrollet zbuluan dhe Mihasin.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me dy viktima ne astir vritet armando dumani vritet erigers mihasi atentat me dy viktima ne astir vritet armando dumani vritet erigers mihasi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet