LIVE UPDATES
Ekonomi

Reforma e qeverisë “Rama” kompensoi vetëm 3% të pronarëve në pesë vjet

23 Janar 2021, 06:24 Nga DOSJA
Reforma e qeverisë “Rama” kompensoi vetëm 3% të

Për tre dekada pas rënies së regjimit komunist, Sami Beshku dhe familjarët e tij u përpoqën të merrnin mbrapsht rreth 16 hektarë tokë të trashëguara në zonën industriale të Kasharit, që shtrihet në të dy anët e autostradës kryesore që lidh Durrësin me Tiranën.

Toka e pretenduar nga familja Beshku ishte konfiskuar nga regjimi komunist pas Luftës së Dytë Botërore, por me ndryshimet e shpeshta të legjislacionit dhe buxhetet e mangëta të kompensimit nga qeveritë e pas viteve ’90, ai mbeti në listë pritjeje “pa marrë asgjë”.

Ndërkohë, reforma e pronës e miratuar nga qeveria “Rama” në vitin 2015 i zbehu edhe më tej shpresat e familjes Beshku, pasi sipas formulës së re, Agjencia e Trajtimit të Pronave e konsideron atë të kompensuar dhe madje në detyrim me shtetin shqiptar.

“Unë prisja të merrja tokën time dhe jo të më caktohej një vlerë me minus përpara,” thotë Beshku, i penduar për përpjekjet shumëvjeçare për të rimarrë pronat e familjes.

“Janë 16 hektarë tokë dhe në 30 vite nuk kemi marrë asgjë prej këtij shteti.Jemi lodhur, më mirë të mos e kisha pas (tokën) për gjithë telashet që na ka sjellë,”shtoiai për BIRN.

Familja Beshku është vetëm një prej mijëra trashëgimtarëve shqiptarëtë penalizuar nga ligji “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit”i vitit 2015, i cili ndryshoi mënyrën e vlerësimit të tokës që kompensohet.

Pas përplasjeve shumë-vjeçare, Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg i dha të drejtë qeverisë për një skemë kompensimi, sipas së cilës toka vlerësohet në kategorinë që ka pasur kur është konfiskuar, me kushtin që pronarët të mos merrnin më pak se 10 për qind të vlerës që toka ka sot në treg.

Qeveria shqiptare premtoi në këmbim mbylljen e gangrenës së pronave dhe likujdimin e të gjithë pronarëve brenda një afati 10-vjeçar. Por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnëse pesë vjet pas miratimit të ligjit, vetëm 788 pronarë nga 26 mijë në total kanë mundur të përmbyllin procesin e kompensimit ose vetëm 3% e të shpronësuarve nën diktaturë.

Me këto hapa, procesi i parashikuar të mbyllej për 10 vjet rrezikon të zgjasë në pafundësi, duke mbajtur hapur një prej probleme më të mëdha që shqiptarët trashëguan prej diktaturës dhe reformave të cunguara të pronës në vitet 90’.

E gjithë skema kundërshtohet nga pronarët, të cilët shohin si shpresë Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit të qeverisë Rama.

“Ne si shoqatë kemi depozituar 4 padi në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit 133/2015, të cilat janë ende të pashqyrtuara,” thotë Myrshit Vorpsi nga shoqata “Pronësi me Drejtësi”.

Paditëpritet të shqyrtohen në mbledhjen e parë të Gjykatës Kushtetuese, e planifikuar në 4 shkurt 2021.

Kthimi në pikën zero

Përgjatë dy dekadave mes viteve 1993-2013, llogaritet të jenë dhënë 25 968 vendime të kthim-kompensimit të pronave të sekuestruara gjatë regjimit komunist.

Pas miratimit të ligjit të vitit 2015, Agjencia e Trajtimit të Pronave, ATP rillogariti vlerat e përfituara më herët nga pronarët dhe arriti në përfundimin se qeveria u detyrohej atyre rreth 100.6 miliardë lekë. Ndërkohë, 3721 pronarë konsiderohen të kompensuar plotësisht.

Në një vendim të fundit me palë pronarët kundër qeverisë shqiptare në maj 2020, Gjykata e Strasburgut e lejoi qeverinë që të rivlerësonte pronat sipas zërit kadastral në momentin e konfiskimit, por i imponoi asaj detyrimin që të aplikonte një dysheme në çmimet e kompensimit.

Gjykata kërkoi që kompensimi minimal pas rivlerësimit të pronës në zërin kadastral që ajo ka pasur në vitin 1947, të mos ishte më i vogël se 10 për qind e vlerës së tregut që ajo ka aktualisht.Kushti i Gjykatës së Strasburgut u miratua nga qeveria shqiptare.

Me pranimin e ligjit të vitit 2015 si zgjidhje e drejtë, Gjykata e Strasburgut i ktheu pas paditë e shtetasve shqiptarë, pasi ato mund të shqyrtoheshin në vend. Kjo ndodhinë kohën që procesi i rivlerësimit sipas zërit kadastral që prona kishte pasur në vitin 1947, kishte përfunduar.

Shumë pronarë u gjendën përpara faktit të kryer. Me vetëm 30 ditë kohë për të ankimuar vlerën e pronës së llogaritur nga ATP, shumica e humbën edhe këtë të drejtë për shkak të njoftimeve të vonuara të vendimeve.

Avokati Sokol Puto, i cili ka mbrojtur një numër çështjesh përballë Gjykatës së Strasburgut thotë se praktika e ndjekur nga ATP dhe afatet e limituara i kanë privuar pronarët.

“Ajo që ka ndodhur në fakt është që në gjykatë mund të jenë ankuar një numër i papërfillshëm personash. Në gjykimin tim, kjo është rrjedhojë edhe e mënyrës sesi u procedua me njoftimin e këtyre vlerësimeve,” thotë Puto, duke shpjeguar se njoftimet u bënë në një format që ishte i palexueshëm.

“Kush ishte në dijeni, kishte mundësi për ta gjetur, por kush kujtohej pas 30 ditësh, ishte i djegur. Ata nuk mund t’i drejtohen më as Gjykatës së Strasburgut,” thotë Puto.

Edhe Myrshit Vorpsin nga shoqata “Pronësi me Drejtësi” mendon se ligji dhe aplikimi i tij ishte një përpjekje për t’u hequr pronarëve tëdrejtën e ankimit.

“Nëse pronarët nuk e kanë ankimuar vlerën e kompensimit që iu është caktuar nga agjencia, atëherë hiqet mundësia e ankimimit dhe vendimi bëhet titull ekzekutiv,” u ankua Vorpsi.

Ish-Avokatja e Shtetit gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, Ledina Mandia parashikon se ndryshimet ligjore do të rikthejnë mjaft prej vendimeve në fillim të procesit, duke i detyruar pronarët qëtë zvarriten nga e para në procese të kushtueshme gjyqësore.

“Kjo do të thotë se procedurat në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të kompensimin do të fillojnë rrugëtimin e tyre nga e para dhe do të presin zgjidhjen nga autoritetet e brendshme,”thotëMandia.

Tanush Mulleti është një prej pronarëve që bën pjesë tek dosjet e rikthyera për gjykim në Shqipëri dhe që ka risur kalvarin nga e para.Prona e tyre ndodhet aty ku është sot Pallati i Brigadave, por u rivlerësua si pronë bujqësore.

Familja Mulleti pretendon pronësinë për 113 dynym tokë, por ka marrë më parë kompensim për 10 dynym dhe konsiderohet nga ATP e shlyer plotësisht.

Mulleti pretendon se toka e tij ka qenë brenda ‘vijës së verdhë’ që në kohën e mbretit Zog, ndaj ai u është drejtuar sërish gjykatave vendase.

“Në planin rregullues të Tiranës, në kohën e mbretit Zog, prona ndodhej brenda vijës së verdhë, pra ka qënë tokë truall edhe në momentin e konfiskimit,” tha Mulleti.

“Gjykata e Apelit na dha të drejtë, por çështja vazhdon ende të jetë e hapur,” shtoi ai, ndërsa ankohet se gjykimi i tejzgjatur është “një e drejtë e mohuar”.

Skema favorizon shtetin

Të dhënat e Agjencisë së Trajtimit të Pronave tregojnë se në 5 vitet e fundit kanë marrë kompensimin me skemën e re vetëm 3 për qind e pronarëve.Nga arkiva e njoftimeve të ATP-sëbie në sy se numri i përfituesve ka ardhur në rënie vit pas viti.

Në vitin 2016, kur hyri në fuqi baza e re ligjore, morën kompensim 190 pronarë. Në vitin 2017 u kompensuan 179 pronarë, ndërsa në vitet 2018 dhe 2019 numri i pronarëve të kompensuar u ul më tej, respektivisht në 102 dhe 145 familje. Ndërsa gjatë vitit 2020 u komensuan vetëm 106 familje.

Agjencia e Trajtimit të Pronave thotë se ka trajtuar në total nga periudha e hyrjes në fuqi të ligjit deri më datë 31 dhjetor 2020, 788 vendime për kompensimin financiar me një vlerë prej 7.5 miliardë lekësh. Ndërsa nga fondi fizik i pronave është shpërndarënjë sipërfaqe prej 713.22 hektarësh me vlerë të llogaritur në1.4 miliardë lekë.

BIRN mësoi nga ATP se një pjesë e mirë e 788 rasteve ishin familje qëkishin pranuar të trajtoheshin me kërkesë të veçantë, apo me skemën e përshpejtuar që i’u jep mundësinë pronarëve të marrin deri në 40 për qind të vlerës së pronës brenda 5 viteve, duke hequr dorë nga pjesa e mbetur.

Në ligj janë përcaktuar 5 skema kompensimi, konkretisht kompensimi në pronën e njohur, kompensimi nga fondi fizik dhe financiar, pjesëmarrja në ankand, pagesa me këste përgjatë 10 viteve si edhe kompensimi i përshpejtuar apo me kërkesë të veçantë.

Por siç del nga njoftimet e ATP, vetëm dy prej skemave janë funksionale; kompensimi i përshpjetuar dhe kompensimi në masën 80 për qind nga fondi fizik dhe 20 për qind nga fondi financiar.

Të dyja i krijojnë mundësinë qeverisë qëtë ulë ndjeshëm barrën e detyrimit.

Nga viti 2016 deri në 2019, pronarët e trajtuar përmes skemës së përshpejtuar apo me kërkesë të veçantë, i kanë falur shtetit një shumë prej 5 miliardë lekësh ose rreth 50 milionë dollarë nga vlera e pronës së njohur.

Myrshit Vorpsi thotë se kjo formë kompensimi dhe i gjithë ligji, u bënëme qëllim që të lehtësonin qeverinë dhe jo problemet e pronarëve.

“Skema e miratuar përmes këtij ligji ul në mënyrë të ndjeshme detyrimin që shteti ka përkundrejt pronarëve shqiptarë, duke thyer besueshmërinë e tyre (në proces),” thotë Vorpsi.

Edhe skema tjetër, ajo me kompensim fizik për 80 për qind të pronës dhe me 20 për qind kompensim financiare, i kursen qeverisë miliona euro.

Kjo skemë bazohet në shpërndarjen e tokave të regjistruara pa pronar.Sipas ligjit, kjo duhej të bëhej në pronën sa më afër asaj që kompensohet, por tokate lira janë identifikuar në 99 fshatra të thellë të Korçës, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Beratit.

Në dhjetor të vitit që shkoi, qeveria bëri një lëshim duke pranuar qëtë kompensojë 100 për qind financiarisht të gjithë atandaj të cilëve detyrimi shkonte deri në 1.5 milion lekë.

Por edhe në këtë rast, pronarët duhet të heqin dorë nga kompensimi fizik i pronës.

Proces i ngadaltë

Skemat dhe vlerat jo favorizuese i kanë dekurajuar pronarët qëtë aplikojnë për kompensimin e pronave të tyre. Që prej zyrtarizimit të ndryshimeve ligjore në shkurt të 2016, gjithnjë e më pak pronarë janë paraqitur në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për të aplikuar.

Në raportin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave për 4 mujorin e parë të vitit 2020 duket se pritshmëritë e pronarëve ishin për kompensim financiar dhe shumica e tyre detyrohet të pranojë pagesën e përshpejtuar, me anë të së cilës marrin deri në 40 për qind të vlerës që ka prona dhe heqin dorë nga pjesa e mbetur.

Gjithashtu sipas ATP-së, kërkesat u ulën edhe nga aktet nënligjore që stimuluan kompensimin fizik me tokën pa pronarë në fshatrat e thellë të Shqipërisë.

“…pritshmëria e subjekteve për të përfituar kompensim financiar, ka bërë që subjektet në bazë të kësaj po orientohen më tepër drejt aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë,” deklaron ATP në një raport të vitit 2020.

Sipas avokatit Sokol Puto, ndryshimet ligjore dhe skemat e aplikuara kanë minuar besueshmërinë e pronarëve te kompensimi, ndërsa shumë prej tyre presin ndryshime më të favorshme ligjore.

“Fillimisht kishte pronarë që u paraqitën për të aplikuar. Por pas miratimit të dy vendimeve përkatësisht 222 dhe 223 në të cilën përcaktohej mënyra e kompensimit të pronarëve, shumë prej tyre mbetën të pakënaqur,” thotë Puto,i cili thekson se stepja është shkaktuar nga vlerat e vogla financiare për familje me numër të madh trashëgimtarësh.

Bashkë me rënien e kërkesave, qeveria ka zvogëluar edhe buxhetin e ndarë për kompensim. Për vitin 2021, në buxhet parashikohen vetëm 3 miliardë lekë apo 30 milionë dollarë për skemën e kompensimit të pronarëve nga 45 milionë që ishte në 2020. Tkurrja e buxhetit shkon në kundërshtim edhe me parashikimet e vetë ligjit, që kërkon rritje të fondit vit pas viti në mënyrë që procesi të mbyllet në një kohë të shkurtër.

E pyetur mbi afatet, Agjencia e Trajtimit të Pronavela të kuptohej se zbatimi i këtij ligji mund të shtyhej përtej afatit 10-vjeçar.

“Në pikën 6 të nenit 16 të ligjit 133/2015 përcaktohet se procesi i pagesës për të gjitha vendimet përfundimtare që kanë të njohur të drejtën e kompensimit do të përfundojë brenda një afati prej 10 vitesh nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji. Duke qënë se përfundimi i ligjit ka afat edhe 5 vite, deri në shkurt të 2026, legjislatori nuk ka parashikuar apo paraqitur ndonjë kërkesë për ndryshim, për shtyrje të këtij afati,” thuhet në përgjigje.

Por për ish-Avokaten e Shtetit, Ledina Mandia, zgjidhja duket edhe më e largët.

“Duke marrë në konsideratë zgjatjen e procedurave në rrugët gjyqësore, ndryshimin e herë pas hershëm të skemave të kompensimit, është e kuptueshme që ky proces nuk do të përmbyllet dot në 5 vitet e ardhshme,”përfundoi Mandia.

MARRE NGA REL

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama edi rama

Sondazh

Poll
Ekonomi 20 Janar 2021, 07:24

A mund të bëhet Leku monedhë zyrtare e Kosovës?

Është thënë disa herë se Kosova mund të bëjë si valutë zyrtare Lekun e Shqipërisë. Madje, lideri i Vetëvendosje Albin Kurti, që drejtoi qeverinë për disa m...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet