LIVE UPDATES
Ekonomi

Koncesioni për aeroportin e Vlorës, zhbllokohet procesi, MIE ndryshon afatin për ofertat

22 Janar 2021, 06:53 Nga DOSJA
Koncesioni për aeroportin e Vlorës, zhbllokohet procesi, MIE ndryshon

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se afati për ofertat për procedurën “Dhënie me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës” do të dorëzohen në datë 1 shkurt 2021.

Afati i ri është dhënë pas heqjes së pezullimit nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik që e kishte pezulluar këtë procedurë prej disa javësh pas një ankimimi bërë nga Global Technical Mecanics shpk.

Në shtojcën e tenderit ministria sqaron se si afati për dorëzimin e ofertave edhe ai për hapjen janë zhvendosur nga 23 dhjetori 2020(kohë kur procedura ishte e pezulluar) në 1 shkurt 2021.

 “PIKA 5 Afati kohor për hapjen e ofertave:

ISHTE: Brenda dhe jo me vonë se: Data: 23/12/2020 Ora: 12:00 Oferta kërkohet të paraqitet me mjete elektronike operatorët ekonomike duhet të dorëzojnë ofertën në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të APP-së, www .app.gov.al

BËHET: Brenda dhe jo me vonë se: Data: 01/02/2021 Ora: 12:00 Vendi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me mjete elektronike. Informacioni që komunikohet gjatë hapjes publike të ofertave, qe paraqiten me mjete elektronike duhet t’i komunikohet të gjithë atyre Operatorëve Ekonomikë që kanë dorëzuar oferta, në bazë të kërkesës së tyre” thuhet në shtojcë.

Koncesioni për aeroportin e Vlorës u ankimua në dhjetor në Komisionin e Prokurimit Publik. Ky i fundit pranoi pjesërisht kërkesën e bërë nga kompania ankimuese e cila kërkonte disa sqarime nga MIE mes të tjerash për kategorinë e aeroportit që do të ndërtohet, certifikimet që duhet të dispononte ofertuesi potencial, disa detaje mbi termat e referencës.

“KPP vendosi të pranojë pjesërisht ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “Global Technical Mechanics” sh.p.k. për procedurën e konkurrimit “E hapur”, me objekt “Dhënie me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit të Vlorës”, me nr. REF-46571-12-19-2019, me vlerë të parashikuar projekti 86,638,359 Euro (pa TVSH), parashikuar për tu zhvilluar në datën 23.12.2020, nga autoriteti kontraktues Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Autoriteti kontraktor të sqarojë operatorin ekonomik ankimues, si dhe të publikojë këtë sqarim me anë të shtojcës përkatëse, sikurse përcaktohet në nenin 42 pika 2 të L.P.P-së” thuhet në vendimin e KPP.

Aeroporti i Vlorës, garancia e trafikut

Gara për aeroportin e Vlorës nisi në prag të vitit 2020 por për shkak të pandemisë u bë shtyrja me disa herë e afatit për ofertat dhe më pas pezullimi i tij. Vetëm në nëntor të vitit 2020 ministria çeli sërish procedurën. Aeroporti i Vlorës parashikohet që të ketë një periudhë koncesioni prej 35 vitesh ndërkohë që gara është hapur me një vlerë 86.6 milionë euro. Në dokumente saktësohet se do të duhen të paktën tre vite për të përfunduar punimet dhe një vit për të kryer kolaudimin e tij dhe për të marrë certifikatat e nevojshme. Sipas dokumenteve të bëra publike gjatë shpalljes së parë të garës qeveria ka marrë përsipër që të garantojë riskun për fitimin e munguar të koncesionarit. E teksa është parë e arsyeshme që operatorit privat ti garantohen 138 milionë euro të ardhura për 10 vitet e para të operimit operimit nga trafiku i pasagjerëve, nuk është parë e arsyeshme që të ndahet njëlloj edhe fitimi. Shteti do të marrë 50 për qind të të ardhurave vetëm nëse tejkalohet skenari optimist.

Për të përcaktuar qëndrueshmërinë financiare të projektit në analizë janë marrë një sërë elementësh ku në thelb qëndron trafiku. Projeksionet në dokumentet zyrtare tregojnë tre skenarë trafiku bazë, optimist dhe pesimist nga viti 2022 deri në vitin 2048.

Në vitin e parë parashikimi për trafikun në skenarin bazë është 369,581 pasagjerë, në atë optimist 425,682 dhe në atë pesimist 343,708 pasagjerë. Deri në vitin 2028 parashikimi sipas dokumenteve është në skenarin bazë për 586,479 pasagjerë, në skenarin optimist 840,221 dhe në atë pesimist 487,556. Studimi sqaron se analiza e shifrave i referohet vitit 2018 kur edhe u shfaq për herë të parë në horizont mundësia e një aeroporti në Vlorë. Në vitin 2048 që është i fundit që jepen projeksionet për trafikun në tre skenarë shihet se në atë bazë numri i pasagjerëve parashikohet 1,952,075 në atë optimist 2,796,645 dhe në atë pesimist 1,092,994 pasagjerë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi aeroporti i vlores vlore aeroporti i vlores vlore

Sondazh

Poll
Ekonomi 20 Janar 2021, 07:24

A mund të bëhet Leku monedhë zyrtare e Kosovës?

Është thënë disa herë se Kosova mund të bëjë si valutë zyrtare Lekun e Shqipërisë. Madje, lideri i Vetëvendosje Albin Kurti, që drejtoi qeverinë për disa m...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete