LIVE UPDATES
Ekonomi

Pasojat e Covid-19 në ekonomi, arkëtimet buxhetore rënie me 292 mln euro më 2020

21 Janar 2021, 06:29 Nga DOSJA
Pasojat e Covid-19 në ekonomi, arkëtimet buxhetore rënie me 292

Ministria e Financave parashikon që të ardhurat buxhetore në vitin 2020 të pësojnë rënie me 7.8 për qind ose 36 miliardë lekë (292 mln euro) në raport me vitin 2019 si pasojë e efekteve negative të pandemisë së Covid -19.

Në të dhënat e fundit në Kuadrin e ri Makroekonomik të ardhurat buxhetore më 2020 do të përmbyllen ne nivelin e 424 miliardë lekëve, nga 460 miliardë lekë që u grumbulluan në raport me vitin 2019.

Ndërsa në raport me planet fillestare të qeverisë në fillim vitin 2020 rënia është edhe më e madhe. Në buxhetin fillestar 2020 të ardhurat totale ishin parashikuar në nivelin 509 miliardë, teksa realizimi është 85 miliardë lekë (696 mln euro) më pak ose 16.8 për qind më i ulët.

Të dhënat më të detajuara deri në fund të muajit nëntor tregojnë së rënia ka përfshirë të ardhurat nga të gjitha grupet e tatimeve dhe taksave.

Peshën më të madhe mbajnë të ardhurat e munguara nga TVSh-ja, tatimi mbi fitimin dhe akciza.

Por qeveria dhe përkatësisht Ministria e Financave janë treguar optimiste për rritjen arkëtimeve gjatë periudhë afatmesme 2021-2024.

Të ardhurat totale të buxhetit për tri vitet në vijim (2022–2024) parashikohet të rriten mesatarisht me rreth 7.1 për qind në çdo vit. Më specifikisht 6.9 për qind për vitin 2022, 7.6 për qind për 2023 dhe 6.9 për qind për 2024. Të ardhurat tatimore për këtë periudhë parashikohen me një rritje mesatare vjetore prej rreth 8.1 përqindësh.

Parashikimet për grumbullimin e të ardhurave në periudhën afatmesme janë më të larta se ritmet e rritjes ekonomike që për të njëjtën periudhe janë (me 4-5) në vit. Ecuria historike ka treguar se qeveria vetëm në pak raste ka arritur të grumbullojë të ardhura me shumë se ritmet e rritjes reale.

Në ecuri të drejtë me parashikimet mbi të ardhurat, ministria e Financave njofton se burimet totale të qeverisë për t’u shpenzuar gjatë viteve 2022–2024 pritet të jenë mesatarisht në rreth 602.1 miliard lekë në çdo vit ose mesatarisht rreth 31.2 për qind e PBB-së.

Investimet publike janë programuar të mbahen në një nivel mesatarisht prej rreth 4.8 për qind të PBB-së në çdo vit (vetëm nga qeveria qendrore, pa përfshirë ato nga qeveria lokale).

Pas stimujve fiskale të vitit 2020 për të përballuar pasojat e tërmetit dhe pandemisë, politika fiskale për periudhën 2022-2024 do të riorientohet drejt konsolidimit fiskal, me qëllim uljen e borxhit publik që ka kaluar nivelet më të larta historike në vitin 2020 me mbi 80 % të PBB.

Për shkak të borxhit publik të lartë qeveria shqiptare e pati të vështirë të ofroje një paketë solide ndihme tek bizneset dhe individët që u preken nga pandemia.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 20 Janar 2021, 07:24

A mund të bëhet Leku monedhë zyrtare e Kosovës?

Është thënë disa herë se Kosova mund të bëjë si valutë zyrtare Lekun e Shqipërisë. Madje, lideri i Vetëvendosje Albin Kurti, që drejtoi qeverinë për disa m...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete