LIVE UPDATES
Bota

Reagime kundër ligjvënësit republikan për qëndrimin anti-Trump

6 Shkurt 2021, 15:54 Nga DOSJA
Reagime kundër ligjvënësit republikan për qëndrimin

SHBA– Një betejë për të ardhmen e partisë ka mbërthyer republikanët, ndërsa ish-Presidenti Donald Trump përballet me një gjyq të dytë në Kongres. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, njofton nga shteti amerikan Illinoi, ku një ligjvënës republikan po përballet me reagime të forta pasi kërkoi që partia e tij të shkëputet nga ish-Presidenti Trump pas sulmeve të 6 janarit ndaj Kapitolit.

Republikanët në shtetin amerikan Illinoi po kthehen kundër njëri-tjetrit.

“Jemi të zemëruar, të inatosur dhe nuk do të votojmë më kurrë për të”, thotë votuesja republikane Shirley Prescott.

Në qendër të zemërimit të tyre është Ligjvënësi Adam Kinzinger.

“Partia Republikane ka humbur drejtimin”, shprehej Ligjvënësi Kinzinger.

Kinzinger votoi për të ngritur akuza ndaj ish-Presidentit Donald Trump pasi një turmë mbështetësish të tij sulmuan Kapitolin në 6 janar. Ligjvënësi dëshiron që Partia Republikane të largohet nga politika e llojit Trump.

Teori konspiracioni dhe gënjeshtra helmuese. Kjo nuk është rruga e republikanëve“, tha në një mesazh filmik Ligjvënësi Kinzinger.

Kongresmeni ynë, për mendimin tonë, ka dalë nga shinat dhe thotë gjëra me të cilat nuk pajtohemi“, thotë Larry Smith, Kryetar i Partisë Republikane të Qarkut LaSalle.

Partia Republikane në këtë qark votoi për çensurimin e Ligjvënësit Kinzinger.

Ato që ai thotë në lidhje me ish-presidentin tonë, dhe mbështetësit e tij, dhe shumë republikanë konservatorë, nuk janë O.K.“, thotë zoti Smith.

Por opinioni lokal republikan nuk është i unifikuar.

Trump-i ka dëmtuar partinë“, thotë Susan Thornton, ish-Kryetare e Partisë Republikane të Qarkut LaSalle.

Ish-zyrtarja republikane është e tronditur nga besnikët e ish-Presidentit Trump dhe beson se partia ka nevojë për një drejtim të ri dhe udhëheqje të re.

” ‘Krenar që jam republikan’… Nuk shoh dikë që e thotë këtë tani, pas asaj që ka ndodhur. Nuk e shikoj. Kush mund të jetë krenar për këtë, për këta njerëz që vrapojnë rrotull me kapele të kuqe dhe që sillen keq me njerëzit e tjerë pa ndonjë arsye tjetër, por vetëm se nuk duan Trump-in”, thotë zonja Thornton.

Pikëpamjet e kundërta të zonjës Thornton dhe zotit Smith ilustrojnë një krisje në rritje në një parti ku dhjetëra miliona votues i qëndrojnë besnikë intensivisht një ish-presidenti efektin e të cilit shumë të tjerë e shohin si toksik.

Tashmë e pavarur, zonja Thornton megjithatë mbështet Ligjvënësin Kinzinger dhe nëntë ligjvënësit e tjerë republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve që votuan për ta bërë Donald Trump-in presidentin e parë amerikan që gjykohet dy herë në Kongres.

Duhej vërtet guxim për këtë”, thotë zonja Thornton.

Kjo gjithashtu mund të vërë në rrezik karrierën politike. Larry Smith dëshiron që republikanët ta zëvendësojnë Ligjvënësin Kinzinger në ciklin e ardhshëm zgjedhor.

Kinzinger do të ketë konkurrent në zgjedhjet paraprake“, thotë zoti Smith.

Kjo lloj ndasie mbi besnikërinë ndaj Trump-it mendoj se krijon mundësitë për më shumë kandidatë“, thotë Laurel Harbridge-Yong, Profesore e Shkencave Politike në Universitetin Northwestern.

Zonja Harbridge-Yong thotë se dëbimi i republikanëve anti-Trump mund ta bëjë partinë më pak të pëlqyeshme për publikun e gjerë.

Kjo tregon se si anëtarët janë më të përqëndruar tek një numër i vogël njerëzish në zonën e tyre elektorale – elektoratin e tyre kryesor – dhe madje brenda kësaj, një baze të zjarrtë – interesat e të cilave mund të mos jenë të njëjta me pjesën tjetër të zgjedhësve të tyre“, thotë ajo.

Susan Thornton mirëpret betejën e Ligjvënësit Kinzinger për të reformuar partinë, por thotë se nevojitet më shumë, përpara se ajo ta konsideronte veten sërish republikane.

Ata do të duhet ta mohojnë Trump-in si një udhëheqës dhe një lajmëtar sepse mesazhi i tij nuk është i pranueshëm për mua. Do të duhet t’i rikthehemi mirësisë dhe respektit“, thotë ajo.

Besnikët e ish-Presidentit Trump thonë se po planifikojnë më shumë aktivitete në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër ligjvënësve si zoti Kinzinger, duke u zotuar ta reformojnë partinë sipas imazhit të Trump-it, gjatë çdo cikli të zgjedhjeve paraprake.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota adam kinzinger adam kinzinger

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet