LIVE UPDATES
Politike

Raportuesja për Shqipërinë në Bundestag: Protestat tregojnë që ka pakënaqësi, s’ka negociata pa plotësuar kërkes

27 Mars 2019, 14:26 Nga DOSJA
Raportuesja për Shqipërinë në Bundestag: Protestat

GJERMANI- Katrin Staffler, raportuesja e re e CDU/CSU-së në Komisionin e BE-së së Bundestagut ka folur për krizën politike në Shqipëri. Gjatë një interviste të dhënë për Deutsche Wellen, ajo tha se vendi duhet të përmbushë detyrat e saj, që të bëhet pjesë e BE-së.

INTERVISTA E PLOTË

Shqipëria është në protestë. Si i shikoni ju këto protesta?

Fillimisht duhet thënë se qytetarët janë të pakënaqur dhe këtë e artikulojmë me anë të protestave. Ky është kuptimi që ka demokracia.

Por protestuesit duan të rrëzojnë qeverinë. Partitë opozitare kanë dorëzuar mandatet, pra nuk kemi të bëjmë me një protestë të thjeshtë. Presidenti tha javën e kaluar se ishte i gatshëm të vetësakrifikohej.  

Sigurisht, është një situatë e vështirë, sepse zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2021. Kjo nuk do të thotë që Parlamenti ose Presidenti të mos hapin rrugën për të krijuar kushtet e duhura për të vazhduar rrugën e reformave. Sepse unë mendoj se reformat kanë ngecur në vend për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet vendi. Dhe kjo nuk e ndihmon situatën

Qeveria gjermane deri tani ka qenë zyrtarisht në krahun e kryeministrit Rama dhe kundër dorëzimit të mandateve. Edhe kolegu juaj nga CSU, Florian Hahn, është shprehur ngjashëm, pa mirëkuptim për djegien e mandateve. Shumë qytetarë shqiptarë e ndjejnë veten të pakuptuar nga ndërkombëtarët dhe mënyra si e shohin këta krizën aktuale në Shqipëri. Cili është opinioni juaj?

Mendoj se qeveria gjermane nuk ka pse të ndërhyjë në konflikt si e tillë. Ne jemi të përfshirë në BE dhe mendoj se çdo dialog duhet bërë në radhë të parë nëpërmjet Bashkimit Evropian.

Por pikërisht partia juaj ka qenë ajo, që me gjithë rekomandimin e Komisionit të BE-së, në katër vitet e fundit ka përpiluar dy herë kushte shtesë për Shqipërinë.

Ne fillimisht duhet të presim raportin e ri të Komisionit të BE-së për Shqipërinë, para se të bëjmë pohime të parakohshme. Natyrisht e shohim me vëmendje situatën në vend. E marrim me mend se në cilin drejtim do të shkojë raporti dhe pastaj do të marrim vendimet.

Vitin e kaluar Shqipëria e mori një si gati premtim për çeljen e negociatave. Mendoni se për shkak të krizës Shqipëria ka shënuar një hap prapa në krahasim me vitin e kaluar?

Ju thatë që ishte pothuajse e premtuar. Unë besoj se kjo nuk duhet parë kështu. Ne duhet ta dimë se përse është fjala. BE-ja nuk është vetëm një treg i përbashkët ose një hapësirë e përbashkët ekonomike, por në radhë të parë një bashkësi vlerash bazë. Këto janë: shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit, disa të drejta themelore që ua garantojmë njerëzve. Dhe unë mendoj se për sa kohë që nuk shohim përparime në këto drejtime, atëherë bëjmë mirë të mos flasim për afate kohore, të mos bëjmë asnjë premtim, por të shohim se cilat janë pikat që duhen përmbushur.

Po a nuk ishte kështu vitin e kaluar? Komisioni tha se janë plotësuar kushtet, le të hapim negociatat.

Po, por njëkohësisht tha se ka edhe shumë gjëra të tjera që duhen rregulluar.

Për shembull?

Reforma e drejtësisë është një pikë shumë e rëndësishme. Vërtet që vettingu ka shënuar një hap përpara por duhet pritur derisa të përmbyllen të gjitha verifikimet sepse vendet vakante duhen zënë me personel. Unë shpresoj që këtu të punësohen njerëz kompetentë.

Çfarë do t’i këshillonit qeverisë shqiptare për të dalë nga kriza?

Unë nuk besoj se ne jemi në gjendje t’i themi  qeverisë shqiptare se çfarë duhet të bëjnë ata. Ajo çfarë mund të bëjmë ne  është që t’i themi qeverisë shqiptare se çfarë duhet të bëjnë për të nisur negociatat me BE-në. Dhe kur këto pika të jenë përmbushur, atëherë mund të vazhdojmë më tej.

Jemi në prag të zgjedhjeve europiane. Çfarë qëndrimi ka partia juaj konkretisht ndaj zgjerimit të BE-së.

Nuk flas dot për të gjithë në parti. Por nga diskutimet del në pah se parimisht ne e shohim Shqipërinë në BE, nëse ajo i plotëson kushtet.

Por kjo temë sikur nuk përmendet shumë nga partia juaj tani, në prag të zgjedhjeve.

Pyetja është se kur do të dalë progres-raporti dhe pastaj mund të flasim më tej. Nëse kjo ndodh para zgjedhjeve, në rregull. Vendimtare nuk është data e zgjedhjeve për Parlamentit Evropian, por data e progres-raportit të Komisionit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be bundestagu gjerman hapja e negociatave katrin staffler be bundestagu gjerman hapja e negociatave katrin staffler

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë