Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dedikuar një status në rrjetet sociale të ndjerit Ali Mema, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Basha e kujton legjendë e klubit kryeqytetas, KF Tirana, nëpërmjet shprehjes “Kush ka luajtur për Tironën dhe Vllazninë, ka luajtur për gjithë Shqipërinë”, që i sjell pikërisht në mendje ikonën e bardhebluve.
Kryedemokrati vijon më tej duke u shprehur se Ali Mema është ikonë e futbollit tiranas dhe dhe pinjoll i Dinastisë “Mema”, që zgjon veç kujtime krenare tek të gjithë sportdashësit e futbollit, kudo ku janë.
Statusi i Bashës
Kur mësova me dhimbje largimin nga jeta të Ali Memës, ikonë e futbollit të Sportklub Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, më erdhi në mendje një shprehje që e kam dëgjuar shpesh në fëmijërinë time: “Kush ka luajtur për Tironën dhe Vllazninë, ka luajtur për gjithë Shqipërinë”.
Këtë frazë e kam dëgjuar që i vogël, në shoqëritë e lagjeve të vjetra tiranase dhe mund të them me bindje të plotë se, nëse nuk ishte shpikur, i shkonte plotësisht për shtat Ali Memës.
Ikonë e futbollit tiranas, dhe pinjoll i Dinastisë “Mema”, kësaj familjeje të madhe kryeqytetase, Ali Mema zgjon veç kujtime krenare tek kryeqytetasit, shkodranët, por edhe tek të gjithë sportdashësit e futbollit, kudo ku janë.
Ali Mema ishte simbol i besnikërisë, legjendë e përkatësisë së ngjyrave bardheblu të ekipit të kryeqytetit, por para së gjithash ishte shembull i sportistit dhe suksesit. Trashëgimia e tij në historinë e dinastisë “Mema”, ku njëkohësisht dhanë kontributin e tyre vëllezërit Haxhiu, Beqiri e Osmani, si dhe pinjollët e tyre Sul e Ardian Mema, është shenjë se vitet e shtojnë lavdinë dhe e ndriçojnë suksesin e Ali Memës.
Kontributi i tij në suksesin e ekipit kryeqytetas të viteve ’60 është i kudogjindshëm, por është legjendar fakti se Ali Mema refuzoi të luante kundër ngjyrave të ekipit të tij të zemrës.
Tani që është mbyllur historia e tij personale, ne, fansat e kudogjindshëm dhe të pangopur për rrëfimet e sprovave të tij, kemi mundësinë të rrekemi të bëjmë bilancin e historisë së tij të pavdekshme sportive dhe qytetare që ka bërë krenar çdo shqiptar, anekënd.
Por unë kam një dëshmi personale e mund të them se shprehja “Kush ka luajtur për Tironën dhe Vllazninë, ka luajtur për gjithë Shqipërinë” është dëgjuar sa herë kemi pasur rastin të flasim për Ali Memën e papërsëritshëm në historinë e futbollit shqiptar.
Sa bukur i rrin Ali Memës kjo shprehje kujtese e mirënjohje mbarëkombëtare!
U prehtë në paqen e Zotit!
Ish-futbollisti legjendar i ekipit bardheblu, Ali Mema, u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 76-vjeçare. Ikona e 17 Nëntorit të asokohe (Tirana e sotme) nuk ka mundur t’i mbijetojë një sëmundjeje të rëndë, që e mundonte prej kohësh. (Lexo këtu)
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë-Çështja e ndërtimeve në Tiranë është një debat dhe një problem që i shqetëson të gjithë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaronte në 2...
Tiranë- Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka deklaruar së fundmi se janë të shumtë gazetarët që janë përgjuar për dosjen “Babale”.Salianji ka treguar se përve...
Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në emision “Opinion”, ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka publikuar përgjime të reja nga dosja Babale.Sipas Salianjit, drejtorët e...
TIRANE- Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” pati një përplasje mes Ervin Salianjit dhe Lorenc Vangjelit. Teksa ish-deputeti i PD-së fliste për dosjen ‘Bab...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca, ka zhvilluar ditën e sotme një tryezë me disa ish-deputetë të opozitës dhe deputeten Rudi...
TIRANË– Ish-presidenti Alfred Moisiu i ftuar në emisionin “Përballë” ka folur lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve.Sipas Moisiut, vendime ...
TIRANË- Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, duke folur në emër të mjekëve, ka reaguar lidhur me tryezën e mbledhur sot nga kryeministri Edi Rama.Në një p...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka bërë një lidhje mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt dhe Saimir Tahirit i...
SHKODËR- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demorkatike në Shkodër, Arvit Bushati, pjesë e listës zgjedhore të PD-së për zgjdhjet e 2017-ës, ka refuzuar manda...
TIRANË- Mbrëmjen e sotme banorët e ‘Unazës së Re’ u kthyen sërish për të protestuar kundër prishjes së banesave të tyre duke premtuar se do të vazhdojnë të...