LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Raporti sekret nga Roma: Krerët e ‘Bllokut’ dhe ‘Agrarët”, kanë qëndrime të ndryshme ndaj ‘Komitetit të Apostol

19 Janar 2021, 06:17 Nga DOSJA
Raporti sekret nga Roma: Krerët e ‘Bllokut’ dhe

Memorie.al publikon disa dokumentet të panjohura të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, ku ndodhen disa raporte dhe informacione me siglën ‘Tepër sekret’ të Zbulimit Politik Shqiptar në vitet 1945-1979, lidhur me aktivitetin e emigracionit shqiptar antikomunist në shtete të ndryshme të Perëndimit, ku bënin pjesë emra të njohur si: Hasan Dosti, Abaz Kupi, Ali Këlcyra, Vasil Andoni, Said Kryeziu, Reshat Agaj, Zef Pali, Selim Damani, Gaqo Gogo, Eqrem Telhaj, etj. Të gjitha detajet se ku ishte vendosur pjesa më e madhe e mërgatës antikomuniste shqiptare, kush ishin krerët kryesorë të saj, në sa parti ishin grupuar, çfarë gazetash e revistash botonin dhe e gjithë veprimtaria e tyre politike për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës.

E gjithë veprimtaria politike e zhvilluar prej mërgatës antikomuniste shqiptare në shtetet e ndryshme të botës, kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës, që nga fillimi i vitit 1945 e deri në fundin e viteve ’80, duket se ka qenë nën vëzhgimin e rreptë e survejimin e vazhdueshëm të agjentëve të Zbulimit Politik Shqiptar (Sigurimi i Shtetit që vepronte jashtë Shqipërisë), të cilët ishin të kamufluar nën petkun e diplomatit nëpër ambasadat dhe përfaqësitë tona jashtë shtetit. Kjo gjë shihet qartë dhe konfirmohet edhe nga dokumente të tjera arkivore ku ndodhet një dosje voluminoze me korrespondencën e titullarëve më të lartë të Ministrisë së Jashtme në Tiranë, me diplomatët e saj të gjitha rangjeve në përfaqësitë tona të akredituara në vënde të ndryshme të botës.

Këto dokumente të cilat prej disa dekadash kanë qenë të klasifikuara në siglën “Tepër sekret”, dhe tashmë prej vitesh të deklasifikuara, bëhen publike dhe hedhin dritë mbi një nga periudhat më të errëta të regjimit komunist të Enver Hoxhës, i cili i kishte kushtuar një rëndësi të dorës së parë survejimit të kundërshtarëve të tij politikë në të gjitha shtetet e botës ku ata jetonin e vepronin. Po ku u vendosën fillimisht krerët e mërgatës politike shqiptare, cilat ishin kampet që u ofruan atyre anglo-amerikanët, si u organizuan ata në grupe e parti të ndryshme dhe cila ishte veprimtaria e tyre politike kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës?

“Shtypi i kriminelëve shqiptarë”

Siç shihet dhe nga dokumentet arkivore ku ndodhet korrespondenca e plotë e Ministrisë së Jashtme në Tiranë me legatën shqiptare të Romës, një nga detyrat kryesore të asaj ambasade ka qenë edhe vëzhgimi i kujdesshëm i të gjithë shtypit të mërgatës politike shqiptare që dilte në vende të ndryshme të Europës Perëndimore. Kjo gjë shihet qartë edhe në një nga relacionet sekrete të njërit prej diplomatëve të asaj legate për Ministrinë e Jashtme në Tiranë, ku mes të tjerash ai shkruan:

“Relacion mbi shtypin e kriminelëve në vendet kapitaliste”

Gjatë këtyre muajve të fundit në shtypin e kriminelëve shqiptarë të arratisur në Itali dhe në vende të tjera nuk ka ndonjë gjë shumë të veçantë për t’u theksuar. Ata kanë vazhduar si edhe më parë që të shkruajnë artikuj e lajme shpifëse dhe t’i shpërndajnë këto kudo që ka shqiptarë (duke i nisur me postë ajrore jashtë Italisë), dhe në të gjitha agjencitë e shtypit reaksionar.

Siç dihet, ajo që del në rregull nga të gjitha gazetat është “Shqipëria”, dhe pastaj “L’Albanie libre”. “Shqipëria” del më e përgatitur dhe nga ana estetike më e bukur. Të tjerat nuk dalin në rregull, “Flamuri” tani ka dalë në 6 numra përnjëherësh. “Zëri i Ballit Kombëtar” ka dalë numri 6 (këtë nuk e kemi marrë akoma), buletini i lajmeve që nxjerr komiteti “Shqipëria e Lirë”, megjithëse del i mirë, tani e ka rralluar publikimin e tij.

Nga shpifjet që kanë kurdisur këta dhe nga sa është shkruar, më shumë shënojmë:

a) Kanë organizuar këtu në Romë një konferencë shtypi për të cilën kemi folur edhe më parë. Në këtë konferencë është folur nga Hasan Dosti dhe nga Reshat Agaj, mbi gjoja regjimin e burgjeve të kampeve që gjoja ekzistoka në Shqipëri. Për këto ata kanë dedikuar një numër të tërë të buletinit të tyre dhe kanë shkruar pothuajse të gjithë.

Shtypi i verdhë, siç e kemi shkruar, ka përfituar nga këto për të shkruar mbi vendin tonë. Fushata kundër vendit tonë për të përgatitur shpifje mbi gjendjen në Shqipëri, vazhdon gjithnjë nga këta dhe gjithnjë vazhdojnë ta furnizojnë shtypin reaksionar me këto lajme.

b) Me rastin e festës së 28 Nëntorit këta kanë nxjerrë numra shumë të përgatitur dhe janë përpjekur që të tregojnë se të vetmit që festojnë 28 Nëntorin janë këta.

c) Në vazhdim të punës së tyre që të helmatisin shqiptarët kudo që janë dhe me qëllim që të dobësojnë punën tonë, kanë shkruar disa komente mbi shqiptarët e Amerikës e kanë goditur gazetat “Liria” e “Dielli”, që bëkan punën e qeverisë sonë. Gjithashtu, kanë shkruar artikuj mbi vizitën e Zef Palit në Turqi dhe mbi shqiptarët e atjeshëm.

ç) Në botimet e tyre janë dukur si gjithnjë edhe kontradiktat që kanë, sidomos këto janë dukur në “Zëri i Ballit Kombëtar” dhe “L’Albanie libre”, megjithëse në masë më të vogël nga në muajt e mëparshëm. Këto janë disa nga çështjet me rëndësi që kanë kurdisur kohët e fundit. Nuk po shënojmë këtu më gjatë gjëra të tjera që do të dalin nga leximi i shtypit që i dërgohet ministrisë.

Duke qenë se shumë nga këto çështje mund të goditen nga gazeta jonë “Shqipëria e Re”, do të qe mirë që të organizonim dërgimin, me anë të postës, nga një kopje për secilën gazetë menjëherë porsa e marrim. Po të shikohet e arsyeshme një gjë e tillë, mund të fillojmë që t’i nisim me anë të Budapestit, siç bëjmë me kopjet e shtypit”.

Romë 10.01.1953

Sekretari i dytë i legatës

(Kleanth Andoni)

“Kërkesat e Ali Këlcyrës tek anglo-amerikanët”

Pas përshkrimit që diplomati i legatës shqiptare të Romës u bën kontradiktave të vazhdueshme që ekzistonin në atë kohë midis grupimeve të ndryshme të emigracionit politik shqiptar në shtetet perëndimore, ai vazhdon relacionin e tij për Ministrinë e Jashtme në Tiranë, duke shkruar:

“Grupet që sot qëndrojnë jashtë vullnetit të tyre natyrisht, përjashtë nga Komiteti, janë gjithnjë po ato: ‘Blloku Indipendent’, ‘Balli Kombëtar’ i Ali Këlcyrës dhe ‘Lidhja e Dytë e Prizrenit’. Krerët e këtyre tre grupeve janë po ata që kemi njoftuar më parë. Këto grupe nuk kanë as sa për formë një platformë politike dhe as organizative. ‘Blloku’ dihet me kohë që është një organizatë thjesht spiunazhi e neo-fashistëve italianë kundër Republikës sonë. Si e tillë ajo përpiqet që të grumbullojë nga radhët e emigracionit tradhtar sa më shumë njerëz dhe grupe që të mbështesin politikën armiqësore të reaksionit dhe qarqeve kapitaliste italiane kundër vendit tonë.

Në këtë drejtim ka arritur të bëjë më vete Ali Këlcyrën dhe ata pasonjës të paktë të tij, duke u mbështetur në faktin se Këlcyra është një nga armiqtë kryesorë të krerëve agrarë, të cilët e kanë zbuar nga radhët e tyre. Sot Këlcyra është protagonisti kryesor i kërkesave pranë amerikano-anglezëve për t’u zgjeruar Komiteti, me pjesëmarrjen e të gjithë grupeve tradhtare. Në këtë mënyrë ai inspiron të bëhet një element kryesor në radhët e Komitetit.

Si ky, ashtu edhe ‘Blloku’ gjer më tani nuk kanë pasur asnjë sukses dhe asnjë mbështetje serioze nga ana e amerikanëve dhe anglezëve, të cilët vihen në roje prej “agrarëve” sidomos, si manovra këto të inspiruara nga italianët që të përforcojnë pozitën e tyre në radhët e emigracionit tradhtar. Veprimtaria e këtyre dy grupeve është e përbashkët. Ali Këlcyra, i cili një ose dy herë në vit nxjerr një gazetë të grupit të tij me emrin “Zëri i Ballit Kombëtar”, propagandën e tij në këtë drejtim e ushtron me anën e organit të ‘Bllokut’ “L’Albanie libre” e cila kohët e fundit ka filluar të dalë rregullisht një herë në çdo pesëmbëdhjetë ditë.

Politika në mes Komitetit, në radhë të parë “Agrarëve” dhe “Bllokut” e “Ballit” të Këlcyrës në çështjen e bashkimit të gjithë grupeve, ka shkuar duke u acaruar vazhdimisht. Kjo ka arritur gjersa të akuzojnë njëra-tjetrën për përgjegjësi kolaboracioniste, njëra me fashistët italianë dhe tjera me okupatorët gjermanë, duke e maskuar kështu aktivitetin e këtyre grupve dhe krerëve jo vetëm gjatë kohës së okupacionit në Shqipëri, por edhe për aktivitetin jashtë shtetit.

Aktiviteti i Ali Këlcyrës, krahas me atë armiqësor kundër Republikës sonë, konsiston edhe në tentativa për të shtuar radhët e tij, me qëllim që në këtë mënyrë të imponojë pjesëmarrjen e tij dhe miqve të tij në Komitet. Për këtë arsye, herë pas here ka vajtur në Greqi dhe Egjipt. Në Greqi, ku është një numër tradhtarësh, ai ka shkuar dhe para nja dy muajve dhe ka vizituar kampet, duke bërë propagandë për partinë e tij dhe kundër “agrarëve”, të cilët i demaskon si tradhtarë dhe bashkëpunëtorë me të huajt. Duket se nuk ka pasur sukses, meqenëse i ka dalë fare boja përpara tradhtarëve të tjerë, ashtu si dhe shumë krerëve të tjerë shokë të tij të vjetër apo të rinj.

Po në këtë rast ai ka qenë edhe në Egjipt, ndoshta për t’u takuar me Zogun, nga i cili duhet të financohet në mënyrë indirekte si kundërshtar i “agrarëve”, tek të cilët Zogolli shikon pengesën kryesore për ëndrrat e tij Monarkiste në Shqipëri në një të ardhme që mundet të shpresojë.

Bashkëpunimi aq i ngushtë në mes Bllokut dhe Ali Këlcyrës dhe i këtyre të dyve me “Lidhjen e Prizrenit” në një shkallë më të ngushtë, ka bërë që Ali Këlcyra të dalë edhe një herë akoma, hapur e zyrtarisht, shërbëtor konseguent i interesave të neo-fashistëve italianë kundër Shqipërisë”.

“Veprimtaria e mërgatës antikomuniste në Jugosllavi”

Pas asaj pjese të relacionit ku bëhet fjalë për aktivitetin politik të Ali Këlcyrës, një prej krerëve më kryesorë të emigracionit antikomunist shqiptar në Perëndim, i cili përfaqësonte një prej grupimeve të Ballit Kombëtar, diplomati S.K. informon shefat e tij në Tiranë, mbi lidhjet e grupeve antikomuniste të Perëndimit me emigrantët shqiptarë që ndodheshin në Jugosllavi.

Lidhur me këtë raport, të cilin ai e ka titulluar: “Lufta e grupeve të ndryshme këtu për infiltrimin e influencës së tyre në tradhtarët që gjenden në Jugosllavi”, midis të tjerash ai shkruan: “Më në dukje në garë në këtë drejtim janë ai i ‘Bllokut’ dhe ai ‘Agrar’. Që të dy kanë qëndrime të ndryshme karshi të ashtuquajturit ‘Komitet i Apostol Tenefit’ i krijuar nga titistët. Ndërsa grupet pjesëtare të ‘Komitetit’ të imperializmit anglo-amerikan, godisnin me propagandën e tyre karshi fashistëve titistë jugosllavë, që të dy palët mbajnë qëndrim që lë përshtypjen e një dëshire për afrim.

‘Blloku Indipendent’ përpiqet të shfrytëzojë emrin gjoja influent të Gjon Markagjonit, karshi atyre kriminelëve dhe atdhetarëve nga zonat e Veriut të Shqipërisë që kanë dalë në Jugosllavi. ‘Agrarët’ nga ana e tyre përpiqen të futin në punë disa elementë simpatizantë të tyre atje për të dobësuar punën e ‘bllokistëve’. Sikundër duhet të vini re në gazetat e fundit të këtyre dy grupeve, polemika në këtë drejtim ka marrë një rrugë e cila do të çojë më shumë në përçarje”.

“Internacionalja e lirisë”

“Këto kohët e fundit sidomos ka filluar të dalë më shumë në skenë kjo farë organizate e agjenturave imperialiste, e cila ka për detyrë të grumbullojë rreth vetes sa më shumë intelektualë, tradhtarë të vendeve të Demokracisë Popullore, e në radhë të parë gazetarë.

Eshtë një degë e “Internacionales së verdhë” dhe e ka qendrën e aktivitetit të saj këtu në Romë. President i saj është krimineli shqiptar Eqrem Telhaj. Ka për qëllim që të gënjejë opinionin publik rreth gjendjes nëpër vendet tona, dhe për këtë arsye herë pas here organizojnë intervista shtypi dhe mbledhje të gjera, ku flasin me radhë tradhtarë dhe kriminelë të vendeve tona.

Brenda këtyre dy muajve të fundit, janë bërë dy mbledhje të tilla të gjera, duke ftuar edhe miq të tyre nga fashistët e vendit, ku kanë folur duke shpifur me radhë kundër vendeve tona: në fillim Eqrem Telhaj, pastaj kriminelë çekë, rumunë, bullgarë, hungarezë, lituanezë, polakë etj.

Kampet e emigrantëve tradhtarë në Itali:

Gjendja e tyre është po ajo që e kemi pas njoftuar kohë më parë. Nuk ka asnjë ndryshim, me përjashtim që është mbyllur kampi i Banjolit, banorët e të cilit janë shpërndarë nëpër kampet e tjera. Aktiviteti që zhvillojnë ata andej, mund të përmblidhet në dy fjalë: disa bëjnë kontrabandë për të mundur të fitojnë ca para e të përmirësojnë pak gjendjen e jetesës e sidomos të ushqimeve, të cilat janë mizerie, dhe të tjerët ngrohen në diell duke lexuar shtypin e kriminelëve.

Romë 20 maj 1953 (Kleanthi Andoni)

Relacioni sekret i diplomatit shqiptar në ambasadën e Romës: “Ja elementët më aktivë kundër qeverisë sonë”!

Një prej raporteve e relacioneve të shumta të diplomatëve tanë që ishin ngarkuar me survejimin e vëzhgimin e rreptë të emigracionit politik shqiptar në shtete të ndryshme të botës, është edhe ai i diplomatit S.K., të akredituar në legatën shqiptare të Romës, që titullohet:

“Relacion mbi gjendjen e emigracionit tradhtar shqiptar në Itali”

Në atë relacion, që mban datën 20 maj 1953, midis të tjerash shkruhet:

“Gjendja në emigracionin tonë tradhtar në Itali në periudhën e fundit karakterizohet, si gjithnjë, nga aktivitetet e grupeve dhe krerëve të ndryshëm kundër Republikës sonë, e njëkohësisht nga grindje të përhershme në mes grupeve të ndryshme. Karakterizohet gjithashtu nga tentativa të grupeve që veprojnë në Itali për të tërhequr pas vetes elementë ose grupe nga të arratisurit që kanë dalë në Jugosllavi.

Nga ana tjetër, gjendja karakterizohet edhe nga përpjekjet e zakonshme të disa grupeve jashtë të ashtuquajturit “Komitet i Çlirimit”, për të hyrë edhe ata në të. Në përbërjen e këtij të ashtuquajturi komitet, deri tani nuk ka asnjë ndryshim. Në të vazhdojnë të bëjnë pjesë vetëm tre nga grupet e atdhetarëve që janë, siç i dini: “Balli Kombëtar” i kthyer në Parti Agrare, ‘Lëvizja e Legalitetit’ dhe ‘Partia Katundare’.

Edhe në radhët e kriminelëve drejtues të këtyre grupeve nuk ka pasur asnjë ndryshim, vazhdojë të jenë po ata që ju kemi njoftuar më parë, pjesa më e madhe e të cilëve qëndrojnë dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre kriminal kundër Republikës sonë këtu në Itali, duke bërë herë pas here ndonjë lëvizje nëpër vende të tjera ku kanë pasuesit e tyre, si p.sh. në Egjipt, Greqi, Francë, Turqi, si dhe në Gjermani.

Nga këta elementë, më aktivë janë: Hasan Dosti, Vasil Andoni, Zef Pali dhe Abaz Ermenji për ‘Partinë Agrare’; Abaz Kupi, Selim Damani dhe Gaqo Gogo për ‘Legalitetin’; Seid Kryeziu për ‘Partinë Katundare’. Në Romë prej disa kohësh është krijuar, në kuadrin e të ashtuquajturit “Komiteti i Shqipërisë së Lirë”, një nënkomitet shtypi, në krye të të cilit është emëruar krimineli Gaqo Gogo.

Ky nënkomitet merret me publikimin e “organit” të komitetit “Shqipëria”, i cili tani hartohet edhe shtypet këtu në Romë e jo më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo gazetë ka filluar të dalë fare rregullisht një herë në çdo dy javë. Nxjerrin gjithashtu edhe një buletin informativ të përjavshëm. Siç duhet të kini vënë re, në gazetën “Shqipëria”, merren me publikime lajmesh të sajuara kundër vendit tonë, por dhe me njëfarë propagande kundër atyre grupeve që janë jashtë Komitetit.

Nga të dy grupet pjesëtare të “Komitetit”, kohët e fundit është parë që vetëm ai i ‘agrarëve’ nxjerr një organ shtypi të tij të quajtur “Flamuri”, ndërsa ‘Legaliteti’, që nxirrte gjer ca kohë më parë një gazetë të tillë me emrin “Atdheu”, nuk e nxjerr më”.

Informacioni sekret i ‘diplomatit’ shqiptar në Romë: “Ja konfliktet brenda mërgatës antikomuniste”

Pas rezymesë së shkurtër mbi gjendjen e mërgatës politike shqiptare në shtete të ndryshme të botës, në relacionin e tij për Ministrinë e Jashtme në Tiranë, të titulluar: “Marrëdhëniet në mes grupeve pjesëtare të ‘Komitetit”, diplomati S.K. ndalet në raportet e acaruara që ekzistojnë në radhët e asaj mërgate. Lidhur me këtë, në mes të tjerash ai shkruan:

“Këto marrëdhënie, megjithëse krerët e këtyre grupeve përpiqen t’i paraqesin të mira, nuk janë ashtu. Kontradiktat janë thelluar dhe kanë arritur të duken jo vetëm në radhët e krerëve, por edhe në ato të pasonjësve të tyre kudo që janë. Më sinjifikative janë kontradiktat në mes ‘agrarëve’ dhe ‘legalistëve’. Ata konsistojnë:

a) Në garën për t’i imponuar njëra-tjetrës pikëpamjet e tyre politike, me qëllim që kush e kush të fitojë simpati në radhët e emigracionit tradhtar.

b) Janë në garë të madhe propagandistike për të paraqitur forcën e njëra-tjetrës dhe për të ulur prestigjin e grupeve të tjera.

c) Janë shfaqur deri diku edhe pikëpamje të kundërta në lidhje me përbërjen e Komitetit, duke u shfaqur në disa raste ‘Legaliteti’ i gatshëm për t’u hapë derën fashistëve të “Bllokut Indipedent”, gjë të cilën grupi agrar e kundërshton me forcë të madhe. Këto fakte kanë bërë që grindjet të zbresin gjer poshtë dhe herë pas here të arrijnë gjer në therje me thika, zënie me thika, zënie me shishe e dru, si dhe plagosje me armë zjarri.

Të tilla raste kanë ndodhur në Greqi, Itali dhe në Australi. Me gjithë këtë, deri më tani ka qëndruar akoma në këmbë koalicioni i tyre në Komitet, por kjo i duhet atribuar më shumë padronëve të tyre amerikano-anglezë, sesa dëshirës së tyre për bashkëpunim.

Përsa i përket qëndrimit të ‘Katundarëve’, veç që ky është një grup i vogël dhe sinjifikativ, nuk e ka të caktuar orientimin dhe herë hidhet me njërin e herë me tjetrin grup. P.sh. kur është fjala për të zgjeruar Komitetin, ky paraqitet më tepër në favor sesa kundra, kur flitet për restaurimin e Monarkisë, ky paraqitet me forcë kundër, duke e mbajtur veten si republikan të vendosur”.

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur arkivi i ministrisë së punëve të jashtme në tiranë enver hoxha tirane arkivi i ministrisë së punëve të jashtme në tiranë enver hoxha tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet