LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Raporti sekret i Rexhep Kollit: Kolaneci tha se i ka bërë disa herë vërejtje Elhamit

5 Shkurt 2022, 06:28 Nga DOSJA
Raporti sekret i Rexhep Kollit: Kolaneci tha se i ka bërë disa

Pjesa e gjashtë

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), që janë shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret” e cila i përket viteve 1980-1982 dhe bën fjalë për ngjarjen e bujshme të çarjes së gomave të disa prej automjeteve të trupit të huaj diplomatik të akredituara në Tiranë, e cila shqetësoi deri udhëheqësin kryesor të Partisë, Enver Hoxhën, që i telefonoi menjëherë ministrit të Punëve të Brendshme, Feçor Shehu, ku, në kulmin e zemërimit, “Komandanti” i tha: “Nëse për 24 orë nuk e gjeni se kush dhe përse i ka dëmtuar automjetet e ambasadave të huaja në Tiranë, gjej vrimë dhe futu”! Alarmi i ministrit të Brendshëm Feçor Shehu, i cili thirri në një mbledhje urgjente, të gjithë drejtorët kryesorë të dikasterit që drejtonte dhe pasi iu bëri të qartë shqetësimin e madh të “Komandantit”, se mos ajo ngjarje do krijonte incident diplomatik me disa shtete, organet e Sigurimit të Shtetit dhe struktura të tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme, brenda 24 orësh, arritën të zbulonin autoren e “krimit”, Prendushme Deda, punëtore e Ndërmarrjes Komunale të kryeqytetit, që punonte në pastrimin e rrugëve, e cila u kap në flagrancë përpara Hotel “Dajtit” teksa çante gomat e disa prej automjeteve, të trupit diplomatik në Tiranë. Dëshmia e rrallë e ish-Drejtorit të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Neshat Tozaj, të dhënë pak kohë para se ai të ndahej nga jeta, lidhur me debatet e ashpra e përplasjen e tij, më ministrin Feçor Shehu, pasi ai, si titullar i laboratorit që drejtonte, nuk pranoi të firmoste akt-ekspertimin, për të konsideruar “armë të ftohtë” mjetin prerës, me të cilën punëtorja e pastrimit, kishte çarë gomat e disa prej automjeteve me targa “CD”! Kërcënimi i Feçor Shehut, për vartësin e tij që e shkarkoi menjëherë nga detyra, duke e dërguar si skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re” dhe odiseja e gjatë e Tozajt, për të vënë në vend nderin dhe dinjitetin e tij, duke i dërguar letra ankesash kryeministrit Mehmet Shehu dhe më pas Enver Hoxhës, gjë e cila u bë shkak e solli dhe ftohjen e përplasjen e parë midis dy krerëve më të lartë të Shqipërisë komuniste, të asaj kohe! Akuzat e Enverit ndaj Mehmet Shehut, se: përse ai e kishte mbajtur të fshehtë ngjarjen e bujshme, që tronditi Tiranën zyrtare, (nga frika e ndonjë incidenti diplomatik me disa shtete), ku pas vdekjes së tij dhe arrestimit të Kadri Hazbiut e Feçor Shehut, ajo ngjarje ridoli “në skenë” dhe si rezultat, u liruan nga burgu e internimi të gjithë pjesëtarët e “grupit armiqësor”, që ishin akuzuar për dëmtimin e automjeteve të ambasadave të huaja (me përjashtim të Prendushe Dedës, që u lirua me amnistinë e vitit 1986), e kthimin në vendin e punës së Neshat Tozajt, (si Drejtor i Laboratorit Qendror Kriminalistik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme) i cili disa vite më pas, shkroi romanin “Thikat”, që asokohe do të bënte një bujë të madhe, duke u ribotuar disa herë!

Dokumenti sekret me relacionin e hartuar nga Rexhep Kolli, funksionar i lartë në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së për organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dërguar eprorëve të tij, lidhur me problemin e “Grupit kriminal armiqësor”, që ishin arrestuar e dënuar për dëmtimin e automjeteve të ambasadave të huaja në Tiranë!

DISA PROBLEME PËR T’I THEKSUAR NË KOMITETIN E PARTISË TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

Organizata vuri në dukje se shoku Elham, nuk merrte mendimin e kuadrove të drejtorisë. Shokët thanë se planet e drejtorisë i bënte pa tërhequr më parë mendimin e kryetarëve të degëve, pa parë planin e degëve, se për problem kuadri, deri në ngritjen e kuadrove nga baza në drejtori, nuk pyeste as oficerët e drejtimit dhe as kryetarët e degëve, pra bënte një politikë personale me kuadrin. Për të metat e gabimet e konstatuara në kuadrot e bazës, të ngritura nga oficerët e drejtimit, pra në një mënyrë të njëanshme.
Edhe për çështje ligjore që lidheshin me fillimin ose vazhdimin e proçesit penal, ka pas raste që shoku Elham nuk merrte parasysh mendimin e oficerëve të drejtimit e as të kryetarëve të degëve. Kështu, kuadrot e drejtorisë kishin mendimin se duhet pushuar çështja penale në ngarkim të Gjenovefa Xhavos në Elbasan, por ai ngulte këmbë që të ndiqej dhe më në fund ajo mori pafajësi nga Gjykata e Lartë, duke qenë e arrestuar për më se 5 muaj. Po kështu oficerët e drejtimit dhe kryetari i Degës thonin që nuk është e drejtë dhe s’ka shumë baza arrestimi i një inxhinieri në Pogradec, por shoku Elham ngulte këmbë në të tijën.

Shokët thanë, se edhe kur u ndodh përpara problemit në tetor të vitit 1980, lidhur me vendimin për të arrestuar medoemos Lindita Bekën, shoku Elham nuk u konsultua me zv/Drejtorin, me kryetarët e degëve. Kur erdhi sinjalizimi nga Prokuroria e Përgjithshme, nuk u konsultua me shokët, bile as përgjithësimin nuk e lexoi me kuadrit e Drejtësisë, kurse degëve poshtë u thoshte ta punojnë me efektivin e të nxjerrin konkluzione.

Shokët thanë se, shoku Elham e heq veten si kur punon shumë, shpesh përsërit në prani të tjerëve “u lodhëm”, pra për t’u dukur. Merrte materialet e shokëve, u bënte ndonjë korrigjim të vogël e pastaj u thoshte të tjerëve “ja s’kanë nivel shokët, ata nuk thellohen, bëjnë material të cekta dhe më duhet mua t’i rregullojë të gjitha”.
Ndërsa ndaj eprorëve sillej i urtë, me vërtetësi mbante qëndrim prepotentë e arrogant. Pa arsye, disa herë shoku Elham, i kish ofenduar e i ka folur me arrogancë shokut Kosta Gazeli, Jorgo Çuli etj.
Shokët thanë se për ta paraqitur veten si njeri të madh, shoku Elham, shfrytëzonte shoqërinë me shokun Feçor dhe shokun Bato. Shokëve u thoshte shpesh: “ja bisedova me shokun Feçor”. Ndërsa për shokun Feçor, e përdorte fjalën shoku, për të tjerët nuk e përdorte fare.

Këtë ai e bënte për t’i dhënë vetes rëndësi, se gjoja është në një pozitë me ta.

Në drejtori mbante qëndrim të diferencuar me kuadrot, afronte 3-4 vetë që i bënin qefin.
Kritika u bënë edhe për atë që ka përdorur makinën për punë personale, bile edhe në kohën kur ishte student në Shkollën e Partisë.

Organizata bazë nxori edhe përgjegjësinë vetë, atë pse nuk e kanë kritikuar me kohë për këto shfaqje e tendenca negative. Komunistët bënë autokritikë. Shokët thanë se disa çështje i’a kishin ngritur shokut Elham, natyrisht jo me forcën e duhur, por ia kishin vënë në dukje.

Veç fakt është se zëri i tyre mbytej. Shoku Florian tha se i ka bërë disa herë vërejtje shoqërore shokut Elham. Shoku Pelivan tha se, shokët e Kontrollit e Revizionimit e kapën faktin që shoku Elham me diskutimet e shpeshta dhe ndërhyrjet që u bënte komunistëve, e mbyste kritikën, por edhe kjo nuk u kritikua në raportin e konferencës, pse u hoq nuk e dimë.

Për shkelje konkrete qenë vënë në dijeni shoku Feçor, shoku Bato, kolegjiumi i ministrisë dhe komiteti i Partisë, por asnjë prej tyre nuk dha porosi të qarta për seriozitetin e shkeljes, për më tepër nuk e ndoqën ç’u bë, si u analizua, si u nxorën shkaqet et. Kjo krijoi mendimin se nuk ka ndonjë gjë me rëndësi, udhëheqja e ministrisë u vu në dijeni, e pra çështja u mbyll me kaq.

Veç kësaj, shokët bënë kritikë për shokun Feçor e shokun Bato, që e mbanin afër shokun Elham dhe nuk i’a kanë kritikuar shenjat e mendjemadhësisë time e të më kritikonin”.

Duhet thënë se shoku Elham, kur u pyet nga ne në fillim për këtë shkelje ligjshmërie, nuk tregoi të vërtetën. Ai nuk kishte aspak pre dispozicionin për të thënë realitetin, pse e si u zhvillua ngjarja dhe ku qëndron përgjegjësia e tij. Dhe në mbledhjen e organizatës bazë, fillimisht u përpoq t’i shmangesh përgjegjësisë, duke thënë: “Gabimi i parë për mua është se i thashë ministrit që thikat janë armë të ftohta”, “rashë në subjektivizëm”, “mendova se Neshat Tozaj, nuk e gjykon problemin me objektivitet, nuk jeton me situatat”, kur erdhi sinjalizimi i Prokurorisë së Përgjithshme, nuk u thellova, se më mungojë pjekuria politike ideologjike, pastaj thashë me vete: “përgjegjësinë në fund të fundit e ka dega e Tiranës”.

Vetëm në fund të mbledhjes, pasi shokët i argumentuan këto shkelje, dobësi e të meta që kishte shoku Elham, ai reflektoi më mirë e drejtë. Shoku Elham në autokritikën e tij, ndër të tjera tha: “Sot mësova se çdo të thotë të bësh një mbledhje organizate sipas normave të Partisë. Shokët më bënë kritika parimore e me frymë partie. Unë kamë ndikuar keq në organizatën bazë si dhe në drejtimin e punëve në drejtori…!

Unë e dua Partinë dhe dashuria për të gjithmonë më ka ardhur duke u rritur, por nuk kam mësuar si ta duash Partinë, pse ta duash Partinë do të thotë të zbatosh normat dhe direktivat e saj. Këtu unë kam gabuar. Unë do të reflektojë, se mendjemadhësia më çoi në kultivimin e euforisë, se unë “jam i aftë”, “u bëra drejtor”. Pra i hipa kalit për së prapthi. Këtu kishte shokë të vjetër e me përvojë, por unë duke jetuar në mendjemadhësinë nuk i pyesja, unë thoja fjalën e fundit kurdoherë. Rrëmbimet vinin nga ajo që mendoja se “di gjithçka”, “jam kompetentë”. Kështu unë kam cënuar kolegjialitetin.

Nuk e kam ndjerë rolin udhëheqës e kontrollues të organizatës. Unë u shqetësova kur më bënë vërejtje se kam diskutuar shumë në organizatë dhe mbysja kritikën, mora dhe protokollin ta verifikoja, në vend që të bëja autokritikë. Mendjemadhësia më çoi deri atje sa të mendoja e veproja keq për pagimin e kuotave të Partisë, duke kërkua të vijë sekretari e të mi marrë.

Përsa i përket sjelljeve, përdorimit të makinës për punë personale etj., janë ashtu siç thanë shokët. Nga mendjemadhësia, vija në lojë edhe shokët. Të drejtat janë kritikat edhe përsa i përket problemet të kuadrit, pse unë nuk i pyesja oficerët e drejtimit dhe kryetarët e degëve, por vetëm pyesja shokun Kosta. Kam bërë diferencime jo të drejta midis shokëve. Shfaqje prepotence e arrogante kam patur në mbledhje e analiza të ndryshme, e cila vjen nga që unë mendoja se “i di gjërat”.

Kritikat e shokëve për element sektarë në gjykimin e disa çështjeve, janë të drejta. Kjo vinte nga që nisesha nga mendimi: “duhet të dalë kështu si them unë”. Si rrjedhim i boshllëqeve të mia politiko- ideologjike, i mendjemadhësisë, unë jam shkaktari kryesor që ky proçes të përfundojë kështu. Nisur nga mendimi se do zbulojmë një gjë të madhe, ngula këmbë të arrestohet ajo vajzë. Me këtë pasion ndikova edhe mbi shokun Feçor dhe shokun Faraudin. Unë i thashë Faraudinit që të bëjë akt-ekspertimin.

Në të metat e mia kam ndikuar edhe shoqëria me shokun Feçor e shokun Bato. Kjo më kultivojë mendjemadhësinë. Unë vija e u thosha shokëve, “kështu e bisedova me ministrin, kështu e bisedova me Baton etj.”. Të metat e mija, koncepti i punës për bujë, më bënë që të mos ndalesha më vonë për ta korrigjuar proçesin, aq më tepër kur mora vesh personalitetin e të pandehurve. Mendjemadhësia më çoi që të mos bëjë analiza duke gjykuar “si unë drejtori të jap llogari”, “fundi i fundit, përgjegjësi ka dega e Tiranës”, prandaj u mjaftova me një informim të cekët në organizatë.

Deri sa unë insistoja për arrestimin e kësaj vajze, unë duhet ti kem thënë Sokolit: “Merr vetëm aktin e Faraudinit e të Kapllanit dhe çoje në Prokurori për të marrë sanksionimin”. Pra, Sokoli ka të drejtë, çështja është ashtu siç thotë ai.

U bë mirë që më shkundi organizata bazë, se kisha rënë në eufori. Përsa i përket masës, mendoj se kam nevojë për riedukim. Pra të më jepet masa më e rëndë. Ndoshta është e drejtë masa që propozoi shoku Kristo”. (Shoku Kristo propozoi kthimin në kandidat partie dhe dërgimin në bazë në sektor tjetër).

Duke gjykuar mbi shkeljet e rënda të ligjshmërisë si dhe nga autokritika e mirë, organizata vendosi t’i jepte vërejtje e rëndë me shënim në kartën e regjistrimit, të shkarkohet si drejtor e të shkojë në bazë në sektorin hetimor.

Në këtë mbledhje foli edhe shoku Bato. Ai tha se konkluzionet e dhëna nga shoku Rexhep, janë të drejta, bëri autokritikë që nuk është thelluar me kohë në analizën e këtij problemi etj. Kështu u zhvillua pra mbledhja e organizatës bazë dhe këto ishin çështje që ajo nxori. Natyrisht , lidhur me këtë proçes penal, shkelje e gabime kanë bërë edhe shokët e Drejtorisë së Parë, si edhe ata të sektorit operativ dhe hetimor të Drejtorisë së Tiranës. Këto gabime e shkelje do i shikojmë e analizojmë më vete organizatat bazë përkatëse. Por, e shikojmë me vend të tërheqim vëmendjen e komitetit të Partisë rreth këtyre problemeve:

Së pari: do bërë më shumë kujdes për forcimin e rolit udhëheqës e kontrollues të organizatave bazë dhe të komitetit të Partisë këtu në aparatin e ministrisë.

E themi këtë se ngjarja tregojë që ende s’ka koncept të qartë për rolin udhëheqës të Partisë nuk janë ndaluar e të analizojnë çështjen, të kërkojnë llogari e t’i venë përpara përgjegjësisë komunistët e kuadrot që kishin bërë shkeljet, por edhe se ka kuadro që vazhdojnë të bëjnë punë të mbyllur, mendojnë se çështjet e shkeljeve të Platformës e të ligjshmërisë, “i zgjidhin midis kuadrove kryesorë, pa qenë nevoja t’i bëjnë problem në organizatë e në komitet”, prandaj nuk i’a thonë Partisë hapur e në kohë të metat e gabimet, ashtu siç janë.

Për më tepër, edhe kur sinjalizohen organizatat bazë e komiteti i Partisë, në rastin konkret, ato nuk u janë futur çështjeve thellë, janë kënaqur me njoftim të thata e autokritikë të cekët. Nga ana e tyre kuadrot kanë vazhduar me konceptin e punës së mbyllur, duke mos e zbërthyer problemin e këtyre shkeljeve, ashtu siç kishin ndodhur.

Nuk është koncepti nënvleftësues i organizatës, vetëm tek shoku Elham, por edhe në disa kuadro të tjerë. Shokët në organizatën bazë nxorën se gjendja në këtë organizatë ishte e mefshtë, se aty jeta zhvillohej pa kritikë e kërkim llogarie si duhet ndaj kuadrove, që disa komunistë kishin frikë etj. Kjo tregon qartë se roli udhëheqës i kësaj organizate ishte i dobët.

Edhe shoku Bato ka përgjegjësi, pse as në komitetin e Partisë nuk u ndal dhe të analizojë veçanërisht këtë shkelje të rëndë të ligjshmërisë e të Platformës, por u mjaftua me një informim të përciptë që i’u bë komitetit dhe organizatës bazë. Shoku Bato na tha se: “kaq e kishim shkallën e njohjes”? Po mirë pse pret ky, pse nuk u futet problemeve, pse nuk u kërkon që të përgatiten kuadrot e t’i raportojnë me hollësi e gjerë, pse nuk ngarkoi shokë ta verifikojnë çështjen?

Shoku Bato ishte vënë në dijeni që në fillim të muajit prill të vitit 1981, mbi problemin nga organizata bazë ku bënte pjesë Neshat Tozaj, i cili ngriti zërin e tha: “po dënohen persona pa faj, duke falsifikuar proçeset”. Shoku Bato e mori vesh edhe nga sinjalizimi i Prokurorit të Përgjithshëm. Pra, pse nuk u thellua mbi këto sinjalizime, pse apriori u pajtua me aq sa i thoshte shoku Elham? Po nuk ju fute çështjeve shoku Bato, po nuk kërkove llogari, po të mos ballafaqohesh me kuadrot e problemet në bazë të ligjeve e normave të Partisë, shkolla e njohjes e jotja mund të mbetet gjithmonë e përciptë, e sipërfaqshme.

Ju shoku Bato më 13 janar 1981, me raportin mbi gjendjen moralo – politike, njoftonit Komitetit Qendror se “si rezultat i një mobilizimi më të madh për realizimin e detyrave të caktuara, u arrit të zbulohet e të goditet një grup me tendenca të mprehta armiqësore diversioniste, kur me kohë Hetuesia e kishte bërë të qartë, se ky grup nuk ekzistonte. Pse nuk u thelluat e kërkonit shpjegime nga shokët e Hetuesisë?

Shikoni shokë të Komitetit të Partisë, nxirrni konkluzionin nga këto dukuri, nga gjendja e vakët e kësaj organizate ky mbytej kritika, nga qëndrimi i Komitetit të Partisë, në sipërfaqe të problemeve dhe në bazë të mësimeve të Kongresit të 8-të të Partisë, reflektoni për organizatat e tjera dhe luftoni për rritjen e rolit udhëheqës e kontrollues të tyre. Memorie.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci enver hoxha dashnor kaloci enver hoxha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet