LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti/Refuzimi i vizës amerikane, sekretet e Arta Markut dhe Donika Prelës

30 Prill 2019, 05:58 Nga DOSJA
Raporti/Refuzimi i vizës amerikane, sekretet e Arta Markut dhe Donika

Procesi i Vettingut ka futur në sitë edhe drejtuesit e lartë të Prokurorisë shqiptare. Të parët që iu nënshtruan ishin kryeprokurorja Arta Marku dhe Donika Prela, drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Si Marku, ashtu edhe Prela morën një vendim pozitiv nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke kaluar procesin vlerësimit.
Gazeta SI ka siguruar raportet sekrete të Grupit të Punës së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për Arta Markun dhe Donika Prelën, e para që synon të jetë sërish Prokurore e Përgjithshme dhe e dyta që të jetë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion e njohur ndryshe me emrin SPAK.

Sekretet e Donika Prelës
Në raportin sekret, DSIK vë në dijeni se Donika Prela (Prenga) i është refuzuar viza Amerikane, gjë që është pasqyruar në Deklaratën për Kontrollin e Figurës nga vetë subjekti i vlerësimit.

“Këtu theksojmë faktin që në Deklaratën për Kontrollin e Figurës është plotësuar nga subjekti i rivlerësimit në datën 27.01.2017, ndërsa refuzimi është me 8.06.2010. Ndodhemi përpara rrethane lehtësuese ku subjekti i ka deklaruar dhe gjithashtu referuar pikës 2, të nenit “DH” periudha e rivlerësimit mbulon periudhën që nga janari 2012 e në vazhdim.

Gjithashtu theksohet se ky fakt duhet të merret në konsideratë në kompleksitetin e vlerësimit të figurë së Prelës, duke vënë në dijeni edhe faktin se vendimi i ambasadës së SHBA-së merret si një standard për pastërtinë e zyrtarëve shqiptarë.

“Shqyrtimi i aplikimit për vizë në SHBA shoqërohet me verifikim të besueshëm dhe profesional të aplikantit. Marrja e vizës së SHBA-së kuptohet si standard për pastërtinë e figurës ku aplikanti i nënshtrohet një procedure të imtësishme dhe të besueshme vettingu. Ndërkohë që refuzimi/revokimi i vizës bëhet për disa arsye, sjellim në vëmendje se Ambasada e SHBA ka deklaruar se do ta përdorë të gjitha mjetet ligjore që ka në dispozicion për refuzimin/revokimin e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kjo praktikë është ndjekur nga SHBA për promovimin e luftës kundër korrupsionit, anembanë botës”, thuhet më tej në këtë raport.Gjithashtu DSIK bën të qartë se raporti i Grupit të Punës i dhjetorit 2017 është përpiluar pa përgjigjen e një prej 3 autoriteteve Verifikuese, konkretisht të Shërbimit Informativ të Shtetit. Gjithsesi mbi bazën e informacioneve që disponon grupi i punës vlerëson se “për Donika Prelën nuk administrohen prova, informacione konfidenciale, apo informacione të tjera nga të cilat mund të ngrihen dyshime të arsyeshme për kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar”.

Më tej theksohet se Grupi i Punës konstaton përshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Çështja e refuzimit të vizave nuk është përmendur ndaj seancës dëgjimore që zhvilluar me Prelën. Ndërsa në vendimin e zbardhur nga KPK përmendet se bashkëshorti i Donika Prelës kishte marrë hua me qëllim për aplikimin për vizë amerikane, por e padeklaruar. “Mosdeklarim i huamarrjes në shumën 1,000,000 lekë ndaj shtetasit Gj. P.,për efekt të pajisjes me vizë, në deklaratën e interesave private periodike vjetore, 2010. Huaja private në shumën 1,000,000 lekë është marrë nga bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit z. V. P. nga djali i xhaxhait të tij Gj. P., më datë 2.6.2010, me qëllim depozitimin në bankë për shkak të aplikimit për vizë amerikane. Shuma është depozituar më datë 3.6.2010 nga bashkëshorti pranë Bankës Kombëtare Tregtare, Tiranë, ku është pajisur dhe me vërtetimin me nr. *** prot., datë 3.6.2010 lëshuar për Ambasadën Amerikane. Kjo shumë është tërhequr më pas nga banka në dy këste, më datë 7.6.2010 dhe datë 9.6.2010 dhe i është është kthyer shtetasit Gj. P. nga ana e bashkëshortit të subjektit”, thuhet në faqen 15 të vendimit të KPK-së.

Shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjatë seancës dëgjimore në KPK pati një përplasje jo të vogël me vëzhguesin ndërkombëtar të ONM-së, Theo Jacobs, sa i përket deklarimit të të ardhurave të bashkëshortit dhe mungesës së pagesës së sigurimeve shoqërore.
Përfaqësuesi i Opinionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, në seancën dëgjimore, e pyeti Prelën se pse i shoqi është paguar me para në dorë. “Pse bashkëshorti juaj e ka marrë pagën në dorë dhe a ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend, por dua të di nëse nuk janë paguar taksat ose jo. Kjo më lë shije të keqe. Unë fokusohem tek taksat”, – u shpreh Jacobs.

Ai kërkoi që kryeprokurorja e Krimeve të Rënda ta ndihmonte për të kuptuar nëse i shoqi ka shmangur pagesën e taksave dhe nëse është bashkëpunëtor apo viktimë.

Në përgjigjen e saj Prela tha se i shoqi ka bërë kontrata të rregullta me pagë neto dhe detyrime dhe se ai i është përmbajtur kontratave, por firma e ndërtimit sipas saj nuk ka respektuar detyrimet ligjore. “Nuk është rast i vetëm. Mosrespektimin e kontratave e bëjnë dhe institucione shtetërore. Tatimet nuk detyrojnë punëmarrësit të paguajë tatimet. Mbahen në burim nga punëdhënësi dhe paguhen prej tij. Të dëmtuar jemi ne. Por nuk kemi pasur qëllim të bëjmë pasuri të paligjshme”, – do të deklaronte prokurorja.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se Donika Prela ka probleme me deklaratën e pasurisë. Bazuar në raportin e ILDKPKI-së, Donika Prela ka një mosdeklarim të huamarrjes në shumën e 1 milion lekëve, vlera e blerjes së një toke arë, e cila është e dyshimtë, pasi zona është në zhvillim. Gjithsesi KPK vendosi që të vendoste konfirmimin në detyrë të Prelës si prokurore/ drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Vendim i KPK-së do të ankimohej nga Komisionieri Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit më 10 prill të 2019-ës.

Raporti për Arta Markun

Gazeta SI disponon dhe raportin e Grupit të Punës për prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, e zgjedhur nga Parlamenti vetëm me 69 votat e socialistëve në dhjetor të 2017-ës.

Kryeprokurorja Marku rezulton në dokumentet e DSIK-së si një figurë e pastër dhe e pranueshme për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. “Për subjektin e rivlerësimit znj. Arta Ndrec Marku nuk administrohen prova, informacione konfidenciale apo informacione të tjera, nga të cilat mund të ngrihen dyshime të arsyeshme për kontakte për papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar. Sa me sipër, Grupi i Punës konstaton përshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës të subjektit të rivlerësimit”, thuhet në shkresën e firmosur nga kreu i DSIK-së, Dorian Tola.

Arta Maku doli përpara KPK-së në korrik të 2018-ës. Vetë kryeprokurorja nuk preferoi që të ishte e pranishme dhe të përfaqësohej nga avokatja. Mungesa e Arta Markut në dëgjesën për vettingun ka rënë në sy të kryesueses së seancës Genta Tafa Bungo, që ka kërkuar nga avokatja e kryeprokurores sqarime për mos paraqitjen në këtë seancë.

Por edhe, vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Teo Jacobs, ka shprehur keqardhje për ketë mungesë.
Ai ka kërkuar më shumë sqarime dhe debat për çështjen e ngritur në seancë, që i referohet kohës që zonja Marku ka qenë prokurore në Shkodër në vitin 2016 dhe ka kërkuar arrest me burg për një shtetas me inicialet A.B. që akuzohej për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Kjo masë është vlerësuar si ekstreme, nga relatorja.

“E kisha fjalën që prokurori duhet të sillte prova dhe shpjegime pse duhet të rrinte në burg personi, pse rrezikonte të kryente aksident, duhet ta provonte një gjë të tillë. Ajo që vlerësoj te ajo është që i arrestuari nisi gjyqin shume shpejt, pra dy javë pas arrestimit. Por masa e sigurisë nuk është e argumentuar me prova”, do të deklaronte Jacobs gjatë seancës dëgjimore.
KPK vendosi më 4 korrik të 2018 konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Arta Marku, me funksion Prokurore e Përgjithshme e përkohshme.

Marrë nga Gazeta Si 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku donika prela sekretet e dy prokuroreve arta marku donika prela sekretet e dy prokuroreve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet