LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti që rrëzon propagandën/ Ana e errët e kontratës së Shqipërisë me ‘Pfizer’

20 Tetor 2021, 15:03 Nga DOSJA
Raporti që rrëzon propagandën/ Ana e errët e kontratës

TIRANË– Një raport i publikuar nga “Public Citizen” zbulon se kompania farmaceutike Pfizer përdori ‘taktikat frikësimi’ në negociatat për kontratat e nënshkruara për furrnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Sipas këtij dokumenti dispozitat e përfshira në kontrata parashihnin kufizime për marrjen e donacioneve në vaksina nëse ata pranonin të furnizoheshin nga Pfizer, duke i detyruar këto vende të hiqnin dorë nga sovranisteti i tyre juridik për tiu iu drejtuar arbitrazheve ndërkombëtare nëse kishin mosmarrveshje. Ata detyroheshin gjithashtu të dorzonin pasuritë e tyre shtetërore nëse nuk paguanin dot kontratat.

Midis vendeve kontratat sekrete të të cilave ka arritur të sigurojë “Public Citizen”, një OJF amerikane e njohur ndërkombëtarisht, qëllimi primar i së cilës ësshtë mbrojtja e konsumatorëve, është edhe Shqipëria.

Në fakt ajo që del nga raporti është krejt e ndryshme me historinë propagandistike të suksesit që na është treguar ne në Tiranë. Një javë më parë, drejtori i përgjigjshëm i Pfizer, Albert Burla erdhi për vizitë në Shqipëri dhe u bë pjesë e mitizimit të rolit të Edi Ramës në sigurimin e vaksinave.

“…unë e njihja kryeministrin jo vetëm se ai është një udhëheqës shumë i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe në përgjithësi në Evropë. Kam pasur kënaqësinë ta takoja atë vitin e kaluar në kohën kur sapo kishte filluar pandemia kur ai vullnetarisht erdhi në Nju-Jork për të diskutuar furnizimin me vaksina për vendin e tij” tha drejtori i Pfizer para gazetarëve. “Për mua kjo ishte shumë e rëndësishme për të kuptuar se vaksinat do të përdoren te qytetarët dhe ne ishim të lumtur që mund të ndihmonim Shqipërinë” shtoi ai.

Pak muaj më parë gjatë fushatës elektorale Rama do të mburej ne vetë të parë me këtë episod që përforconte thënien e tij të këtij fillim viti: “Ju po vaksinoheni ngaqë më keni mua”.

“Unë po ju sjell rastin kur morëm rrugën deri në Nju Jork për të takuar të parin e pfizerit. Nuk ka më tha. Do ta konsiderojmë patjetër kërkesën tuaj, por nuk ka për momentin. Nuk i dola nga zyra. Deri në momentin kur i mora fjalën se ne do të kishim një kontratë. Natyrisht që kjo është ana e mirë e imja” tha kryeministri në prill gjatë një takimizgjedhor me socialistët e Librazhdit.

Por sipas Think Thenk-ut amerikan, “Public Citizen”, në kontratat e nënshkruara nga vende si yni kompania Pfizer i ka detyruar që të pranojnë kuushte abuzive dhe të pandershme për furnizimin me vaksinat anti-Covid.

Vende si Shqipëria, Brazili, Kolumbia, Republika Dominikane dhe Peruja kanë qenë të detyruar të pranojnë një formë “bullizmi” duke negociuan me gjigandin farmaceutik amerikan.

Për të ilustruar atë që thotë OJF amerikane jep një shembull. Sipas saj në Shqipëri, Brazil dhe Kolumbi, Pfizer i ka lejuar vetes të rishikojë afatet e dorëzimit të vaksinave në çdo kohë, dhe shteti që i pret ato duhet të pajtohet pa kërkuar sanksione për mosdorëzimin e dozave. Por ama jo të gjitha vendet e kanë ulur kokën kështu. Public Citizen raporton se gjigandi farmaceutik gjithashtu u përpoq të përfshijë një dispozitë të ngjashme në marrëveshjen me Afrikën e Jugut, por ky vend e hodhi poshtë këtë dispozitë dhe Pfizer u detyrua ta heqë atë.

Në raport thuhet se Pfizer ka të drejtën që të bëjë qeveritë të heshtin në lidhje me kontratat e lidhura për furnizimin me vaksina.

Po ashtu Pfizer ka të drejtë që të kontrollojë donacionet e vaksinave. Për shembull, nuk lejohet marrja e donacioneve të vaksinave të tjera pa miratimin e Pfizer.

Në kontratë, Pfizer i detyron këto qeveri që të paguajnë gjoba ose të përballen me padi në rast se shkelin ligjet e pronës intelektuale.

Më tej thuhet se në rast të shkeljeve të vërejtura, çështjet nuk do të shkojnë në gjykata publike, por do vendosen nga arbitrazhet private. Gjithmonë çështjet do të gjykohen në sekret të plotë.

Në rast se shtetet humbasin gjyqet ndaj Pfizer, bien dakord se Pfizer mund të sekuestrojë asetet publike të këtyre vendeve. Edhe në rast se nuk bëhen pagesat, Pfizer mund të konfiskojë asetet shtetërore, qofshin këto llogari bankare jashtë vendit apo aksione në kompani të ndryshme.

Këto janë para disa nga kushtet shumë diskriminuese dhe arrogante që i është dashur të pranosjë Shqipëria si disa prej vendeve të tjera në zhvillim. Dhe kjo anë tjetër e medalies që na tregon raporti “Public Citizen”, qëndron shumë larg rëfimit propagandistik që tregohet në Tiranë, se ne arritëm të marrim vaksinat pasi udhëhiqemi nga një lider i njohur në Europë, që nuk të shqitet nga dera kur bëhet fjalë për interesat e popullit të tij. Marre nga Lapsi.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama public citizen vaksina pfizer edi rama public citizen vaksina pfizer

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet