LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e 4 turistëve/ Ambasada ruse: Presim me padurim zbardhjen e ngjarjes!

20 Tetor 2021, 13:24 Nga DOSJA
Vdekja e 4 turistëve/ Ambasada ruse: Presim me padurim zbardhjen e

Ambasada ruse e kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se mezi presin zbardhjen e ngjarjes nga ana e autoriteteve shqiptare për vdekjen misterioze të 4 turistëve. Sipas ambasadës, ka një kontakt mes dy vendeve për ngjarjen e rëndë, ndërsa pritet zbardhja e rrethanave.

“Ambasada tashmë ka bërë një reagim të dielën. Ambasada si institucion nuk është organi hetimor ose prokuroritë, në raste të tilla detyra jonë është të jemi pikë kontakti ndërmjet organeve hetimore të të dyja vendeve dhe të organizojmë çështje teknike(riatdhesimi i trupave). Jemi në kontakt me autoritetet shqiptare dhe mezi po presim zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedive. vetëm kaq mund të themi”, sipas ambasadës.

Shqipëria po përpiqet të zbërthejë arsyet e vdekjes së njëkohshme të katër turistëve rusë Sergeit, Natalisë, Ekaterinës dhe Nikitës.

Përpos interesimit dhe ndjekjes së autopsisë edhe nga përfaqësues të ambasadës ruse, sipas burimeve pranë mjekësisë ligjore me interes për hetimin do të ishin përgjigjet e institutit të shëndetit publik.

Aty deklarohet se janë përcjellë mostra nga uji i pishinës jashtë të cilës u gjetën të pajetë katër rusët, mbasi pretendohet të kuptohet se sa e lartë ishte sasia e klorit, çka do të zgjidhte përfundimisht pyetjen nëse mund të ndërrojnë jetë 4 persona brenda një ore si të helmuar nga avujt e klorit?

Ekspertiza në gjak pritet të zgjasë së paku tre javë, për të konfirmuar nëse katër qytetarët rusë ndërruan jetë nga helmimi me klor apo nga shkaqe të tjera, ndërkohë që të gjithë shtetasit që gjendeshin në të njëjtin grup me turistë dhe që udhëtuan me familjen Burenkov dhe dhëndrin e tyre kanë ndërprerë pushimet dhe pas dhënies së dëshmisë janë kthyer në vendin e tyre.

Prokuroria e Kavajës konfirmon se çështja i është referuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe për këtë arsye për shkak të eksperimenteve hetimore dhe kontrolleve të rrepta dy dhomat ku qëndruan 4 turistët si dhe jakuzi qëndrojnë të bllokuara dhe të administruara si vendngjarje.

Ndërkohë, mediat ruse njoftojnë se Kryetari i Komitetit Hetimor ka udhëzuar Drejtorinë Kryesore të Hetimit dhe Drejtorinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare që me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të sigurojë informacion nga autoritetet shqiptare për të raportuar mbi rrethanat e 4 vdekjeve tragjike.

Kujtojmë se familja ruse, prindërit me vajzën dhe të fejuarin e saj u gjetën pa jetë në pishinën dimërore të hotel ”Gloria Palace” në zonën turistike të Qerretit më 16 tetor.

Marrë nga Top Channel 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet