LIVE UPDATES
Politike

Raporti i Venecias, Meta ironi me komisionin: S’ka rëndësi për mua. I shqetësuar jam vetëm për Kombëtaren dhe Hysajn

10 Tetor 2019, 19:34 Nga DOSJA
Raporti i Venecias, Meta ironi me komisionin: S’ka rëndësi

TIRANË- Nesër Venecia do të publikojë raportin përfundimtar për Presidentin Meta, ku do të shprehen nëse është shkelur apo jo kushtetuta. Sot Meta, 24 orë para publikimit të këtij raporti  shprehet se nuk ka asnjë rëndësi për të dhe nuk është  i shqetësuar.

Nga studio e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel, Kreu i Shtetit është shprehur ndër të tjera se “Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

PJESË NGA INTERVISTA

Zoti President, do të flasim më vonë ndoshta edhe për dekretet e rrëzuara nga qeveria, por unë dua të qëndroj te Komisioni i Venecias meqenëse jemi në këtë kontekst…

Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe ME raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim. Kaq!

Pra, ju po thoni se çfarëdo të thotë Venecia për ju nuk ka asnjë rëndësi?

Zero, nuk ka asnjë rëndësi!

Megjithatë, ju keni dërguar letra, keni dërguar atje raporte….

Jo vetëm aq, por në varësi me atë që do të shprehë Komisioni i Venecias unë do të vazhdoj aksionin tim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Parlamentin Europian, sepse do ta çojmë në vend edhe integritetin e Komisionit të Venecias në rast se Komisioni i Venecias cenon integritetin e vet. Del nga kompetencat e veta dhe hyn në lojëra politike për të thelluar një krizë politike në këtë vend.

Çfarë do të thotë integriteti i Komisionit të Venecias? Po thoni që është cenuar?

Do të thotë që Komisioni i Venecias t’i qëndrojë kompetencave të tij lidhur me çështjen e Kushtetutës, lidhur me çështjen e ligjshmërisë. Të mos fusë hundët në kompetencat e OSBE/ODIHR-it, sepse gjykatës ndërkombëtar i zgjedhjeve është OSBE/ODIHR-it. Nuk mund të jetë as Venecia dhe askush tjetër dhe OSBE/ODIHR-i ka pasur këtu një mision me 200 e ca veta për gati 3 muaj përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve dhe ka bërë një raport të qartë dhe përfundimtar, i cili është referenca për gjithçka. Për situatën politike, për krizën, për votimet, për çështjet ligjore të votimeve dhe të kodit zgjedhor, për çështjet e mediave, për gjithçka. Kjo është një histori e mbyllur.

Ju sapo thatë që Komisioni i Venecias të mos fusë hundët në lojëra politike. Akuzë e drejtpërdrejtë për komisionin? Keni një informacion apo është analizë?

Kjo është për vlerësimet paraprake të këtyre raporterëve. Komisioni nesër do ta ketë mundësinë, por kjo nuk më intereson fare.

Unë do të flas pak shumë shkurt edhe për letrën që ju të premten keni publikuar drejtuar kryetarit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio….

Letra ime është publike. Gjithashtu, komentet apo vlerësimet e këtij institucioni janë publike si asnjëherë tjetër dhe çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, kushdo ndërkombëtar apo ekspert mund të shkojë t’i lexojë te faqja zyrtare online e Presidencës si në fillim kur ka ardhur Komisioni këtu që ia kemi dorëzuar dhe tani që kemi bërë komentet për çdo vlerësim të tyre.

Dua t’ju pyes vetëm për 2-3 momente për të qenë ndoshta edhe publiku më i qartë. Ju thoni se projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje. Doni të thoni që komisioni ka punuar keq, ka keqkuptuar, ka qenë joprofesional?

Nuk dua t’i kushtoj fare rëndësi kësaj gjëje. Ja ku është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe tjetrën, unë përgjigjen më të mirë komisionit ia kam dhënë me pyetjet shtesë.

Krijohet përshtypja se ekspertët e Komisionit të Venecias janë udhëhequr apriori në ide fikse. Për çfarë ideje fikse e keni fjalën?

Nuk ia vlen të merrem kaq shumë me Komisionin e Venecias, se nuk është çështje fare e rëndësishme për mua. E rëndësishme për mua është Komisioni i Venecias të thotë qartë a ka institucion tjetër në Republikën e Shqipërisë përveç Presidentit të Republikës që cakton datën e zgjedhjeve në këtë shtet. A ka apo nuk ka? Dhe në rast se themi që Presidenti mund të ketë tejkaluar këtë kompetencë, duhet të themi edhe se kujt ia ka marrë këtë kompetencë ose në sferën e kompetencave të cilit institucion ka hyrë Presidenti? Të parlamentit, të qeverisë, të KQZ-së apo diku tjetër?

Dhe këtu ju jeni i qartë, pra kërkoni të dini se cili është neni që keni shkelur…

Nuk ka Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë fjalë “exceeding”. Ka shkelje – “violation”, ka shkelje të rëndë. Nuk ekziston kjo fjalë “exceeding”. Kjo është një interpretim politik.

Dakord, por kur ju thoni “apriori ide fikse”, kush ia ka krijuar këto ide fikse sipas jush? A ka qenë i ndikuar zoti President sipas jush?

Nuk jam tani këtu për të thënë se kush ia ka krijuar, sepse këtë do ta shohim, ndoshta këto mund të jenë vlerësime të cilat nuk kanë të bëjë me reflektimin e mundshëm, sepse unë u kam dhënë mundësi atyre të reflektojnë. Nuk kam asnjë arsye që të nxitohem, por nuk është ndonjë çudi që institucionet ndërkombëtare të lobohen, të përpunohen në mënyra të ndryshme.

Dhe një pyetje tjetër mjaft serioze, që ne kemi drejtuar apo i kemi dhënë mundësinë Komisionit të Venecias që të ndriçohet është: meqenëse këta janë pjesë e Këshillit të Europës dhe meqenëse i kanë zyrat ngjitur me Kongresin e Autoriteteve Lokale Vendore në Strasburg, a e kanë pyetur Kongresin e Autoriteteve Lokale të Strasburgut pse e kanë anuluar misionin e tyre monitorues për zgjedhjet në Shqipëri? Le të shohim, ne presim përgjigje. Unë e di përgjigjen, por a i kanë pyetur ata.

Zoti President, në të njëjtën letër ju thoni: ekspertët në disa raste kanë tejkaluar kompetencat. Ju përsëri përdorni të njëjtën fjalë që ata kanë përdorur në draft-opinionin.

Ata padyshim që i kanë tejkaluar kompetencat, sepse nuk kanë kompetenca ata për të përcaktuar nivelin e sigurisë në Republikën e Shqipërisë, as të sigurisë publike, as të sigurisë kombëtare. Ata nuk janë institucion i specializuar për çështje të sigurisë. Ata janë për çështjen e Kushtetutës dhe për çështjen e ligjit. Dhe te Kushtetuta ata duhet të thonë: Presidenti ka shkelur fjala vjen këtë nen apo ka shkelur këtë ligj, apo ka shkelur këtë afat kushtetues…

…Ata ju thanë tejkalim kompetencash, gjithashtu edhe iu thatë kështu. Siç duket nuk e keni kapërdirë mirë këtë togfjalësh….

Unë nuk pranoj asgjë që nuk qëndron dhe që nuk ka lidhje me misionin e tyre. Nëse ata duan të japin një material, një ushqim propagandistik dikujt, le t’ia japin, punë e tyre.  Unë kam Kushtetutën. Ja më thoni ju mua, a keni dëgjuar që Komisioni i Venecias është ekspert për çështje të sigurisë?

Dhe si mund të përcaktosh shkallën e sigurisë me tre veta që vijnë këtu tre muaj pas zgjedhjeve në një situatë krejt tjetër dhe të thonë se si ishte situata. A ishte kaq e rëndë apo nuk ishte kaq e rëndë? Këto janë muhabete kot. Ata kanë Kushtetutën, ata kanë legjislacionin, ata kanë Konventën Europiane për të Drejtat të Njeriut, që e kanë për kompetencë që ta mbrojnë dhe ta respektojnë. Kanë vendimet e Gjykatës së Stasburgut. Për këtë çështje janë ata. Nuk kanë kompetencë të merren me çështjet e OSBE/ODIHR-it, sepse kjo është edhe një mungesë etike dhe një mungesë respekti për institucionet e tjera demokratike.

Por ju e pranuat si interlokutor Venecian, patët takim me ta. Që në fillim u shprehët që….

…Po pse të mos i takoj? I kam takuar, ua kam thënë dhe sa herë do t’i takoj do ua them prapë dhe do të përpiqem t’i ndihmoj që të reflektojnë. Pse çfarë problemi ka? Unë nuk kam ndonjë shqetësim nga takimet.

Problemi i vetëm që unë shoh është që një herë i pranoni si interlokutor, pra thoni se produkti që do të nxjerrin është i pranuar prej jush, pra nuk e keni thënë që në fillim se varet se cili do të jetë opinioni dhe në varësi të opinionit do ta pranojmë ose jo…

Nuk më intereson fare kjo logjikë, sepse kjo është një logjikë inferiore dhe kjo është një logjikë larg argumentit dhe faktit. Flasim për Kushtetutë, flasim për fakte. Kush është neni që ka shkelur Presidenti i Republikës? Kaq! Pikë! Nëse nuk ka, muhabete le të bëjnë ata, teorira, përralla, etj., sa të duan.

Prisni ndonjë surprizë nesër? Ndoshta ju bind nesër dhe jepni dorëheqjen?

Nesër e kam mendjen të Kombëtarja, ju mbajeni të Venecia.

Nëse Venecia thotë e ka shkelur në këtë nen dhe në këtë paragraf?

Nuk ekziston një shqetësim i tillë, sepse unë e di Kushtetutën shumë herë më mirë se sa Venecia. Unë kam vetëm një shqetësim për nesër, Kombëtarja. Jemi të shqetësuar se na është dëmtuar Hysaj, shpresojmë ta kompensojmë këtë mungesë. Do të kisha shkuar në Stamboll, por nuk kishte bileta. Dje u kujtova dhe nuk kishte bileta.

Dhe ju nuk jeni nga ata Presidentë, të cilët marrin çarter për të shkuar për parë një ndeshje?

Jo, atë nuk e bëj dot. Nuk kam as kohë të shkoj me biçikletë se mund të ikja edhe me biçikletë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elseid hysaj ilir meta raporti i venecias per shkarkimin e metes shkelja e kushtetutes elseid hysaj ilir meta raporti i venecias per shkarkimin e metes shkelja e kushtetutes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet