Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– PRO-LGBT dhe Aleanca kundër diskriminimit LGBT kanë reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe të ministreve gra të kabinetit qeveritar. Sipas këtij komuniteti po gënjehet në lidhje me trajtimin e anëtarëve të LGBTI-së në Shqipëri.
Në një deklaratë zyrtare për mediat PRO-LGBT dhe Aleanca kundër diskriminimit LGBT shprehet se po ushqehet një imazh i gabuar dhe të pavërtetë për Shqipërinë si një vend pranues të këtij komuniteti.
Sipas LGBTI-së, Shqipëria është një vend shumë larg asaj që proklamohet nga Kryeministri në OKB, teksa shkrujanë më tej se vetëm gjatë vitit 2018 ka patur 421 raste të raportimit të diskriminimit, dhunës psikologjike dhe fizike si: fyerje, ofendime, etiketime, thashetheme dashakeqe, poshtërim në rrugë, mos ofrim shërbimesh në bare, palestra, supermarkete, dhunë fizike nga klientët apo në rrugë nga persona homofob.
Ata shprehin shqetësimin se angazhimi institucional për të marë masa konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetin LGBTI mbetet shumë i ulët, dhe tema të tilla përmenden publikisht vetëm në asamblenë e OKB apo në letrat në gjuhën angleze për Kuvendin e Hollandës.
Më tej në deklaratë thuhet se shqetësuese për anëtarët e këtij komuniteti janë edhe deklaratat e Myftiut të Tiranës dhe konceptet e vjetëruara të familjes që përdoren në deklaratën e tij.
Deklarata e plotë
PRO-LGBT dhe Aleanca kundër diskriminimit LGBT shprehin shqetësimin e tyre për deklaratat e njëpasnjëshme të ditëve të fundit, nga Kryeministri Rama, ministret gra të kabinetit qeveritar dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Edi Rama përdori kauzën LGBTI dhe komunitetet e tjera të margjinalizuara, për të ushqyer më tej imazhin e gabuar dhe të pavërtetë të Shqipërisë si një vend pranues e ku angazhimi institucional ka përmirësuar ndjeshëm jetën e komuniteteve të margjinalizuara.
Premtimet boshe të qeverisë dhe deklaratat e pabazuara dhe hipokrite minojnë ndjeshëm përpjekjet tona për bashkëpunim me institucionet shtetërore, duke bërë të pamundur krijimin e urave të mirëfillta të komunikimit. Shqipëria është ende shumë larg asaj që proklamohet nga Kryeministri në OKB. Risjellim në vëmendje gjetjet e raportit tonë vjetor, ku gjatë vitit 2018 ka patur 421 raste të raportimit të diskriminimit, dhunës psikologjike dhe fizike si: fyerje, ofendime, etiketime, thashetheme dashakeqe, poshtërim në rrugë, mos ofrim shërbimesh në bare, palestra, supermarkete, dhunë fizike nga klientët apo në rrugë nga persona homofob.
Nga të gjitha rastet e raportuara, personat e komunitetit LGBTI vetëm në 5 raste kanë pranuar që dhunën apo diskriminimin e përjetuar ta raportojnë pranë institucioneve shtetërore. Norma e ulët e besimit te institucionet është treguesi më domethënës i punës që institucionet e vendit kanë bërë për të afruar komunitetin LGBTI+ dhe për t’i ndihmuar ato.
Në punën tonë të përditshme e shohim se angazhimi institucional për të marë masa konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetin LGBTI mbetet shumë i ulët, dhe tema të tilla përmenden publikisht vetëm në asamblenë e OKB apo në letrat në gjuhën angleze për Kuvendin e Hollandës.
Risjellim në vëmendje dhe gjetjet e Departamentit të Shtetit mbi situatën e respektimit të të drejtave të njeriut, ku përmendet se Orientimi seksual dhe identiteti gjinor janë të përfshira në ligjet kundër diskriminimit dhe krimet e urrejtjes, por mbështetja institucionale mbetet thjesht formale dhe homofobia është prezente në diskursin politik dhe publik. Në raport trajtohen me detaje dhe rastet e dhunës dhe mos-reagimit institucional e keqtrajtimit të komunitetit LGBTI+ dhe komuniteteve të tjera të margjinalizuara, kryesisht ato rome dhe egjiptiane.
Përsa i përket reagimeve të përfaqësuesve të klerit katolik, që shqetësohen pse ministret marrnin përsipër të flasin në emër të popullit shqiptar, risjellim në vëmendje faktin se dhe vetë këto individë nuk kanë tagrin për të folur në emër të shqiptarëve dhe të drejtën për të vendosur se çfarë do të bëjnë gratë dhe vajzat e këtij vendi me trupin e tyre. Rikujtojmë se prej më shumë se 25 vjetësh, kjo e drejtë është fituar dhe në bazë të laicitetit të shtetit tonë, kjo është një e drejtë e parevokueshme dhe e pakontestuar tashmë. Shprehim shqetësimin dhe për deklaratat e Myftiut të Tiranës dhe konceptet e vjetëruara të familjes që përdoren në deklaratën e tij.
Gjuhë e tillë diskriminuese nuk ka vend në shoqërinë e sotme.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Në Top Talk me gazetarin, Denis Dyrnjaja, ka qenë i ftuar avokati Spartak Ngjela. Avokati është shprehur se sapo të fillojë reforma Prokurori e Pos...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas ndarjes së çmimit Nobel në letërsi, që u fitua nga shkrimtari austriak, Peter Handke, që njihej si ...
DURRËS- Pas sherrit të djeshëm në Partinë Socialiste në Durrës, ka arrdhur dhe shkarkim i parë. Sipas buriemve të Dosja.al, mësohet se sot është shkarkuar ...
FRANCË- Parisi propozon rishikim të proceit të Zgjerimit: Komisioni europian të paraqesë brenda pranverës së 2020 strategjinë e re. Ndërkohë të dy vendeve ...
BRUKSEL- “Franca u ka bërë me dije vendeve të tjera të Bashkimit Evropian këtë javë se është kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veri...
TIRANË– Çmimi Nobel për letërinë iu dha sot sy shkrimatëve polakes Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke, për një “punë influencuese në linguis...
TIRANE- Kryeministri Rama vazhdon luftën me drejtësinë, pavarësisht se institucionet e reja janë vënë në punë. Duke vazhduar presionin mbi prokurorin që ndaloi ...
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka ka lidhur djegien e makinës së kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit me sherrin e tokës në Jalë. (Lexo këtu)Në ...
TIRANË- Pas dënimit nga gjykata e Tiranës për shpifje, në gjyqin me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetes së PD...
VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli deklaron se nuk i intereson ngjarja e sotme, ku u dogj makina e tij, pasi ka një problem familjar më të m...