Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
RRAJCË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin për “Furnizimi me ujë në zonat rurale” në zonën e Rrajcës.
Rama ishte i shoqëruar nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca; ambasadorja gjermane Susanne Schultz dhe deputeti i zonës, Taulant Balla. E vetmja që mungonte ishte kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira, e cila sapo është bërë nënë.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk e la pa thumbuar kryebashkiaken duke u shprehur se pas 30 qershorit, PS-ja do t’i jepte mundësinë për t’u kujdesur me kohë të plotë për beben duke nënkuptuar se ajo do të humbiste në zgjedhjet lokale.
“Na mungon vetëm Miranda, por me një arsye të mirë. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës. Kam besim dhe bindje që do t’i japim mundësinë Mirandës që të fokusohet vetëm tek bebja pas 30 qershorit.”
Më tej Rama ka folur edhe lidhur me projektin, që do të investohet nga gjermanët për të furnizuar me ujë zonën e Rrajcës. Rama ka pranuar se investimi në këtë zonë është tejet i merituar pasi banorët paguajnë rregullisht energjinë elektrike.
“Kemi ardhur në këtë zonë kohë më parë dhe kemi përsëritur premtimin e përsëriut për të gjithë ata që kanë marrë vota. Ndryshe nga ata ne jemi kthyer për të nisur punën. Kjo zonë është më e rregullta për pagesën e energjisë eleketrike. Mbas një viti do të kenë 24 orë ujë të pishëm, me presion dhe nga gjermanët. Kjo nuk do të thotë që mbas një viti do të jemi pas Gjermanisë. Në këtë kontekst besoj që ia vlen të thuhet edhe diçka më shumë. Kemi vendosur një standard. Shërbimet shkojnë tek klientët e rregullt, jo aty ku njerëzit nuk pranojnë të paguajnë. Çështja e pagesës nuk është varfërie por qytetarie. Ne e kemi vendosur Rrajcën në 100 fshatrat. Investimi për ujin nuk është i vetmi. Do të investojmë për rrugën dhe për shkollën. Këto fonde për agroturizmin do të vijnë duke u shtuar. Dhe janë të vëna në dispozicion nga BE. Thjesht duhen aplikime të besueshme dhe projekte bindesë për të marrë para për të investuar në fshat,”- u shpreh Rama.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
RRAJCË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin për “Furnizimin me ujë në zonat rurale” dhe kësaj here ka zgjedhur zonën e Rrajcës.Rama ishte i shoqëruar ng...
RRAJCË– Sot, në Rrajcë u prezantua programi “Furnizimi me ujë në zonat rurale”. Ky program ka mbështetje nga BE dhe Gjermania.Projektin për furnizimin me u...
BRUKSEL-Parlamenti Europian ka zhvilluar sot punimet në Komisionin e Punëve të Jashtme ku deputeti gjerman David Mc.Allister, ka thënë se situate politike në Sh...
TIRANË– Ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Open”, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh se në qytet ka pasur përdhunime në zyrat shtet...
Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në...
SHKODËR– Në memorialin e 2 Prillit, familjarë dhe figura të Partisë Demokratike kanë nderuar katër dëshmorët e demokracisë.Një fjalim të shkurtër ka mbajtu...
Tiranë: Ish-presidenti Buajr Nishani ka folur së fundmi për krizën politike në vend dhe deklaroi se roli i presidentit Ilir Meta është thelbësor. Ai theksoi se ...
SHKODËR- Shenasi Rama, njëri ndër ish liderët e Dhjetorit, përkujton 28 vjetorin e vrasjes së 2 prillit, ku Arben Broci dhe tre të tjerë u vranë në qendër ...
Anëtarët e shoqatave gjermano-shqiptare të ekonomisë kanë ngritur kohët e fundit gjithnjë e më shpesh shqetësimet për një politikë informacioni dhe transparencë...
Tiranë- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar përgjime të reja në lidhje me dosjen “Babale”.Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” Ervin Salianji ka publik...