LIVE UPDATES
Politike

Ambasadorja gjermane: Janë shtuar shqetësimet e bizneseve gjermane për transparencën e tenderëve

2 Prill 2019, 07:23 Nga DOSJA
Ambasadorja gjermane: Janë shtuar shqetësimet e bizneseve gjermane

Anëtarët e shoqatave gjermano-shqiptare të ekonomisë kanë ngritur kohët e fundit gjithnjë e më shpesh shqetësimet për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët p.sh. në lidhje me tenderët publikë dhe gjithashtu marrëdhënie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi. Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, thotë se është një detyrë të rëndësishme e qeverisë, të pengojë që ky trend negativ të vazhdojë më tej.

Shqipëria duhet të sigurojë kushtet e duhura themelore për investitorët potencialë – si shqiptarë ashtu dhe të huaj, ku më të rëndësishmet janë siguria, transparenca dhe një administratë mirëfunksionale, efektive dhe jo e korruptuar.

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz, thotë në një intervistë të posaçme për “Monitor” se sipërmarrjet gjermane, pra ato potenciale, por edhe investitorët tashmë aktivë në tregun shqiptar, ankohen shpesh për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët, p.sh. në lidhje me tenderët publikë dhe gjithashtu, marrëdhënie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi.

Schütz thotë se marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë e Gjermanisë janë më të ulëta në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, pasi këto të fundit kanë pasur lidhje më të hershme me shtetin perëndimor.

Ajo shton se sektorët kryesorë ku investitorët gjermanë kanë shprehur interes janë turizmi, energjia e gjelbër, por edhe bujqësia dhe sektori i shërbimeve.

Schütz pohon se Reforma në Drejtësi është një histori suksesi, teksa shton se kjo reformë mund të kontribuojë në mënyrë thelbësore në rritjen e atraktivitetit të Shqipërisë si destinacion investimi.

Pjesë nga intervista 

Si do t’i vlerësonit marrëdhëniet ekonomike mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane pas viteve ’90?

Pas dekadash izolimi, Shqipëria, në vitet ’90, filloi të hapej ekonomikisht. Lidhur ngushtësisht me këtë ishte orientimi i saj në drejtim të Bashkimit Europian. Hapa të rëndësishëm ishin hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë në vitin 1992 dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë në vitin 2009. Këto marrëveshje vendosën dhe themelet për tregtinë dhe investimet ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Gjermania ka filluar të bashkëpunojë me Shqipërinë në fushën e politikave të zhvillimit në vitin 1998, qysh përpara hapjes përfundimtare të vendit. Gjermania u angazhua atje, ku nevoja ishte më e madhe dhe ndihma më e domosdoshme. Me Bashkëpunimin tonë për Zhvillim, tashmë më të gjatë se tridhjetëvjeçar, ne kemi arritur të jemi tani donatori më i rëndësishëm bilateral, në ndihmën për zhvillim në Shqipëri. Mbështetja e zhvillimit ekonomik është sot një nga prioritetet e bashkëpunimit tonë. Ne jemi të lumtur që, nëpërmjet kësaj, kemi dhënë një kontribut konkret për përmirësimin e kushteve të jetesës.

Edhe në kahun e investimeve, Gjermania është partneri i dhjetë i Shqipërisë për sa i përket stokut të investimeve të huaja në fund të tremujorit të tretë 2018. Si e shpjegoni interesin e ulët të investitorëve privatë gjermanë për Shqipërinë? Në një dalje të fundit për shtyp ju deklaruat:Për fat të keq, shpesh investitorët gjermanë dhe të huaj, të cilët kanë tashmë përvojë në tregun shqiptar, kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo ‘fair’ dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri”. Konkretisht për çfarë e kishit fjalën dhe sa ndikon kjo klimë në tërheqjen e investimeve të huaja?

Sipërmarrjet gjermane, pra ato potenciale, por edhe investitorët tashmë aktivë në tregun shqiptar, ankohen shpesh për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët p.sh. në lidhje me tenderët publikë dhe gjithashtu marrëdhënie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi. Mangësia në sjelljen e pagesave në tenderët publikë nuk kontribuon edhe në krijimin e një imazhi të mirë të Shqipërisë si destinacion biznesi.

Të gjithë këto probleme janë ngritur kohët e fundit gjithnjë e më shpesh nga anëtarët e shoqatave gjermano-shqiptare të ekonomisë. Unë e shoh këtë si një detyrë të rëndësishme të qeverisë, të pengojë që ky trend negativ të vazhdojë më tej. Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë, të kundërshtojmë këtë përshtypje me shembuj pozitivë dhe të tregojmë që Shqipëria i mirëpret investitorët e huaj.

Si do ta vlerësonit ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe sa prisni të ndikojë ajo në klimën për të bërë biznes dhe tërheqjen e investimeve të huaja?

Reforma në Drejtësi është një histori suksesi, për të cilën Shqipëria mund të krenohet. Sidomos procesi i vetting-ut, i cili mesa duket është unikal në të gjithë botën, forcon besimin në shtetin e së drejtës dhe mund të kontribuojë në mënyrë thelbësore në rritjen e atraktivitetit të Shqipërisë si destinacion investimi. Ai më është mburrur edhe nga sipërmarrës gjermanë. Nga këndvështrimi i ekonomisë gjermane, këto reforma duhet të vazhdojnë medoemos.

Sa po ndikon situata e fundit politike në klimën për të bërë biznes në vend dhe interesin e sipërmarrësve gjermanë për të investuar në Shqipëri?

Natyrisht që edhe në mediat gjermane raportohet për situatën e politikës së brendshme në Shqipëri dhe konfrontimet e dhunshme në protestat e organizuara nga partitë opozitare. Investitorë potencialë gjermanë shohin pamje të gurëve fluturues, koktejeve molotovë dhe gazit lotues. Pikërisht, edhe për të mos dëmtuar Shqipërinë si destinacion investimi, mendoj se edhe opozita ka përgjegjësinë të drejtojë diskursin politik në mënyrë paqësore dhe në institucionet e parashikuara në Kushtetutë për këtë, d.m.th para së gjithash në Parlament./Marrë nga Monitor

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bizneset sipermarrjet gjermane susanne schutz bizneset sipermarrjet gjermane susanne schutz

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet