Politike

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Rama: Fëmijët e bluzave të bardha që kanë rënë në krye të detyrës, mbështetje nga shteti deri në moshën 18 vjeç! Ambasadorët Kim-Soreca shprehin mbështetje: SHBA dhe BE krah jush

Në Ditën Botërore të Infermierëve, kreu i qeverisë Edi Rama ka mbajtur një fjalë falenderuese për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, duke mos u kursyer në superlativa për punën e bërë gjatë kohës kur vendi përballej me pandeminë.
Featured image of article: Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Rama: Fëmijët e bluzave të bardha që kanë rënë në krye të detyrës, mbështetje nga shteti deri në moshën 18 vjeç! Ambasadorët Kim-Soreca shprehin mbështetje: SHBA dhe BE krah jush Edi Rama

TIRANË–  Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se vendimi i parë i kabinetit të tij në mandatin e tretë do të jetë caktimi i një ndihme të posaçme për fëmjët e bluzave të bardha që kanë humbur jetën gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në Ditën Botërore të Infermierëve, kreu i qeverisë ka mbajtur një fjalë falenderuese për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, duke mos u kursyer në superlativa për punën e bërë gjatë kohës kur vendi përballej me pandeminë.

Në fund të fjalimit të tij, kreu i qeverisë ka refuzuar të marrë certifikatën e mirënjohjes nga “Urdhëri i Infermierit” duke premtuar se do ta tërhiqte sapo t’u reflektohej rritja me 40% në pagë, premtim i bërë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të pranishëm në ceremoninë e sotme, të zhvilluar në ambientet e Amfiteatrit ishin edhe dy ambasadorët, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, të cilët edhe njëherë shprehën mbështetjen e tyre për vendin. Por nuk kanë harruar pa përmendur edhe ndihmat e dhëna për vendin.  Ndërkohë që në nisje të ceremonisë është mbajtur një minutë heshtje për të gjithë infermierët që humbën jetën nga Covid-19, ndërsa fotot e tyre ishin vendosur në podium. 

12 maji, dita e Infermierëve u shpall në vitin 1965 nga Këshilli Ndërkombëtar i Infermiereve. 12 maji është vendosur si “Dita Botërore e Infermierëve” në nder të Florence Nightingale, një infermiere e shquar. 

(k.m/a.b)/dosja.al

  • 19:25

    FOTO-LAJM: Fitorja e tretë ndryshon Ramën! Kryeministri rikthehet tek kostumet dhe këmisha, ‘harron’ veshjet sport

    Kryeministri Edi Rama ndryshon stil pas fushatës dhe zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim se fundmi, në Ditën Botërore të Infermierëve, kryeministi është shfaqur me një look serioz, duke lënë pas bluzat tip “hoody” dhe kapelet që e shoqëronin në çdo dalje publike.  Por sot, numri një i maxhorancës është kthyer sërish tek kostimet dhe këmisha, duke zgjedhur ngjyrën gri që nuk është ndër të preferuarat e tij. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë ky stili që do ta ndjekë në mandatin e tretë, apo sërish do të ketë të pandara “çitjanet”.

  • 19:15

    Për t’u patur zili edhe nga Hollywood! Rama nderohet me çmim, kryeministri bën sikur s’pranon: Nuk më takon, se marr! E di xhan se kam punuar por dalim tek ‘Portokallia’

    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një skenë që do ta kishin zili edhe regjisorët më të mëdhenj të Hollywood. Në Ditën Ndërkombëtarëve të Infermierëve, Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ndërkombëtarë të tjerë kanë mbajtur një fjalë të shkurtër duke falenderuar bluzat e bardha për kontributin e tyre. Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë është “surprizuar” nga presidentja e Urdhërit të Infermierëve, Blerina Duka, e cila “pa e ditur Rama” i ka dhuruar certifikatën e nderit. Por kryesocialisti ka vijuar debatin për disa minuta duke u munduar që të arsyetojë se përse nuk mund ta pranonte dhuratën, ndërsa përballej me turmën e ‘zhgënjyer’ që shoqëronin me pasthirrma refuzimet e tij.

    PJESË NGA BISEDA: 

    Edi Rama: Po unë sa fola mirë për gratë! Tani me lejen tuaj unë nuk do ta marr certifikantën. E refuzoj ta marr.

    Turma: Aaaaa

    Edi Rama: Nuk më takon por duke qenë se nuk doni ta lini në siklet presidenten, certifikatën ta mbaj urdhëri dhe unë ta marrë pasi të jetë rritur paga me 40%. Do na çoni në Portokalli me të drejtë.

    Blerina Duka: Njerëzit që punojnë vlerësohen.

    Edi Rama: E di xhan e di. Unë nuk e marr se nuk e meritoj. Nuk ka shans që të vij këtu sot për t’ju nderuar ju dhe i vetmi që marr nderim jam unë. Llampën do ta marr sepse do më kujtoj që të marr certifikatën kur të rris pagën me 40%.

  • 19:10

    Rama: Burrë jam dhe unë për fat të keq! Prisni kur të shihni në lajme që kryeministri thotë…

    Kryeministri Edi Rama tha me ironi ditën e sotme se për fat të keq është burrë. Më pas kreu i qeverisë shtoi duke thënë se kjo batutë e tij do të jepet në lajme duke thënë se nuk dëshiron që të jetë më burrë.

    Shërbimi infermieror i Shqipërisë është themeluar faktikisht në kulmin e luftës me gripin spanjoll, edhe pse historia fillon pak më herët. Është themeluar nga gratë, më solli një buzëqeshje. Dhe thua ti pse burrat shqiptarë pa gratë do i kishte marrë lumi. Imagjino sikur të kishin ngelur disa kokrra burrash. Imagjinoni të thoshit nuk merremi me këtë, e t ëkujdeseshin burrat për burrat. Më pas, edhe në luftën kundër malaries dhe kolerës, prap për gratë flitet. Faktikisht edhe sot që flasim me gjithë respektin për burrat, tani edhe unë i kësaj kategorie jo dhe aq të lartë i përkas, se burrë jam dhe unë për fat të keq. Por dua ta mbyll duke i përcjellë një respekt të veçantë vajzave e grave që janë këtu. Dhe atyre që s’janë këtu. Po ju them tani që ta dini, prisni kur të shihni në lajme që Edi Rama dy pika nuk dua të jem më burrë.’’- tha Rama.

  • 18:57

    Rama mban fjalim! Soreca nuk i kushton vëmendje, qëndron në telefon, Manastirliu ‘inspekton’ vërdallë, Yuri Kim gjithë ‘sy e veshë’ te kryeministri

    Kryeministri Edi Rama mbajti ditën e sotme një fjalim në amfiteatrin e Tiranës për ditën e Infermierëve. Të pranishëm ishin disa infermierë, ministrja Ogerta Manastirliu, ambasadorja Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

    Në një moment kur kamera fokuson të pranishmit, shihet që Soreca nuk e ka mendjen aspak tek ajo që Rama po thotë. Ai qëndron në telefon, dhe shihet që po chat-on. Nga ana tjetër, Yuri Kim shihet tejet e përqëndruar, me kufjet në vesh, ndërsa Manastirliu ‘inspekton’ se ç’po bëhet vërdallë.

  • 18:47

    Dita e Infermierëve, Rama: Nderime për ata që humbën jetën në krye të detyrës! Fëmijët e tyre nuk do jenë vetëm

    Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se vendimi i parë i qeverisë së tij, në mandatin e tretë do i kushtohet fëmijëve të të rënëve në krye të detyrës, përfshirë këtu edhe mjekëve. Përveç falenderimeve për punën që kanë bërë për muaj me radhë, kreu i qeverisë bëri me dije se për ta do të ketë një kujdes të posaçëm nga shteti deri kur të mbushin moshën 18 vjeç.

    Kemi qënë të tunduar për të bërë nderime mirëpo kemi thënë se ato duhen bërë në fund të kësaj lufte. Jam shumë mirënjohës urdhërit të infermierëve për këtë mundësi që na jep që të nderojmë me përulësi dhe mirënjohje të thellë ata të cilët nuk janë më mes jush. Dhe ta shfrytëzojmë këtë mundësi për tju përcjellë shprehjen më të sinqertë të respektit dhe mirënjohjes. Ju e dini më mirë se cilado dhe ata që nuk janë këtu sot, mund të ishte njëri prej atyre që nuk e përballuan dot deri në fund luftën me armikun e padukshem. Kjo e bën jashtëzakonisht të cmuar rezistencën tuaj dhe papëruthshmërinë e secilës prej jush në këtë luftë nervash të jashtëzakonshme. ju keni lënë familjet tuaja dhe jeni vetëprivuar nga kontaktet normale që ti përkushtoheni atyre që pa ju do e kishin pasur të pamundur. Më lejoni tju them se dhe pse fjalët nuk mjaftojnë , realisht nga zemra një faleminderit shumë të madh për të gjithë ju dhe ata që nuk janë këtu për shkak të detyrës.  Duke parë fotografitë e kolegëve tuaj që humbën jetën, dua të përsëris një angazhim që e kam marrë para ditës së zgjedhjeve. Vendimin e parë të qeverisë së re do e kemi për të rënët në krye të detyrës. Familjet e tyre nuk do të jenë vetëm, sepse deri në ditet e daljes së tyre në jetë do të kujdeset qeveria në mënyrë të posaçme.’– tha ai.

  • 18:36

    Soreca mesazh për infermierët: BE ju mbështet! Dua t’ju shpreh vlerësimin, u bëtë ura bashkëpunimi

    Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishte i pranishëm ditën e sotme në aktivitetin që u zhvillua në Amfiteatrin e Tiranës, për ditën e infermierëvë. Gjatë fjalës së tij, ai falënderoi të gjithë infermierët, që sipas tij, u bënë ura bashkëpunimi për komunitetet, gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë së koronavirusit.

    “Kundër këtij virusi dhe vaksinimi më lejoni që të falenderoj të gjithë infermierët e 4 spitaleve të COVID në Tiranë, por edhe në qytete. Dua të shpreh vlerësimin tim, për të gjithë që ishin në vijën e parë të luftës. Infermierët u bën ura bashkëpunimi, ne jemi të vetëdijshme se mungesa e stafeve për shkak të mbingarkesës janë çështje që duhet të adresohen, për të përmirësuar kushtet e punës dhe për t’i rritur ato profesionalisht dhe BE ju mbështet. Rreth 10 mln Euro vetëm për vaksinat e emergjencat”, tha Soreca.

  • 18:32

    Dita e Infermierëve, Yuri Kim: Ju jeni heronjtë e rinj, më keni frymëzuar! Faleminderit nga zemra

    Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka mbajtur një fjalim gjatë eventit që u zhvillua ditën e sotme për infermierët në Amfiteatrin. Ajo i falenderoi të gjithëve për sakrificat që kanë bërë. Kim tha se infermierët kanë qënë në vijën e parë të betejës, e se disa prej tyre kanë vajtuar për humbjen e jetës së kolegëve të tyre. Ndër të tjera, ambasadorja tha se ata janë heronjët e rinj, e se e kanë frymëzuar. Në fund, Kim mbylli fjalimin në gjuhën shqipe duke i falenderuar të gjithëve.

    Yuri Kim: Sot ne nderojmë sakrificat e atyre që punojnë pa u lodhur. Këtë vit jemi mirënjohës cdo infermieri dhe cdo profesionisti të kujdesit shëndetësor. Ju keni qënë në vijën e parë të luftës kundër kësaj pandemie, duke luftuar. Disa prej jush iu është dashur të vajtoni për ata që kanë humbur jetën. Sot iu bashkohemi për të nderuar infermierët që humbën jetën për shkak të pandemisë. Pavarësisht se sa ju ka kushtuar ju gjetët guximin dhe përkushtimin për të vazhduar luftën. Për botën ju jeni heronjt e rinj, heronjt të cilëve do tju jemi gjithmonë mirënjohës. SHBA janë tejet të nderuara të mbështesin përpjekjet tuaja. Ne kemi siguruar trajnime dhe inkubatore, siguruam automjetet. SHBA kanë angazhuar më shumë se 4 miliard dollarë për Covax. Kjo e gjitha është suport, njerëzit që kanë bërë punë të madhe që nënkupton humbjen e jetës jeni ju. Ju i keni frymëzuar të gjithë, dhe mua. Keni treguar forcë, durim, do të jemi me ju, krah jush në këtë punë të rëndëisishme. Është nder për mua që të jem në mes të heronjve të Shqipërisë. Sonte bashkohemi me ju për të kujtuar ata që kemi humbur, do të jemi krah jush derisa të arrijmë dritën në fund të tunelit. Faleminderit nga zemra.

Shto Koment