Politike

Rama publikon pamje nga aeroporti i Kukësit: Ky investim do ta kthejë këtë qytet në një pol ekonomik të verilindjes

Rama është shprehur se ky investim do ta kthejë këtë qytet në një pol ekonomik të verilindjes.
Featured image of article: Rama publikon pamje nga aeroporti i Kukësit: Ky investim do ta kthejë këtë qytet në një pol ekonomik të verilindjes Foto nga aeroporti i Kukësit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga aeroporti i Kukësit. Kreu i qeverisë shprehet se ky është një projekt i shumë ëndërruar që do ta kthejë qytetin e Kukësit në një pol ekonomik të verilindjes.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë . 

J.V/Dosja.al

Shto Koment