Aktualitet

Bëri postime të dyshimta në Facebook me shokët, analisti i njohur në shënjestrën e Anti-Terrorit: Besoj më marrin nesër

EKSKLUZIVE
  • Olsi Jazexhiu flet për Dosja.al: S’jam thirrur ende në Polici, nesër bëj video
  • Analisti Olsi Jazexhiu ka shprehur hapur se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha ishte një shpikje. Madje ai ka shpërndarë vazhdimisht edhe masat e marra nga kryeministri, duke mos i kursyer edhe mendimet.
    Featured image of article: Bëri postime të dyshimta në Facebook me shokët, analisti i njohur në shënjestrën e Anti-Terrorit: Besoj më marrin nesër Olsi Jazexhiu

    TIRANË– Ditën e sotme janë marrë nën hetim 10 qytetarë, të cilët kishin bërë deklarata terroriste në rrjetet e tyre sociale. Dosja.al ka mësuar se një prej tyre është gazetari dhe analisti Olsi Jazexhiu, i cili bashkë me miqtë e tij kanë bërë deklarime që autoritetet i quajnë të gabuara.

    Në postimet e fundit në rrjetet sociale, Jazexhiu ka shprehur hapur se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha ishte një shpikje. Madje ai ka shpërndarë vazhdimisht edhe masat e marra nga kryeministri, duke mos i kursyer edhe mendimet.

    Dosja.al ka kontaktuar me Jazexhiun, i cili është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë kominikim nga Policia, dhe pret që të thirret nesër për të dhënë deponimin e tij.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “S’më kanë kontaktuar asgjë deri më tani. Nuk më kanë thirrue ende, besoj më marrin nesër. Po ashtu nesër do të bëj një video ku do t’i përgjigjem vetë Gledis Nanos (Shefi i Anti-Terrorit),”-është shprehur analisti.

    Jazexhi njihet si një analist kundër qeverisë së Edi Ramës, por dhe ai anti-amerikan, i cili nuk nguron që t’i fshehë bindjet e tij. Por pikërisht këto bindje e kanë futur në telashe me hetuesinë, pasi sipas gazetares Anila Hoxha, për të dhe miqtë e tij kanë nisur hetimet dhe tashmë dosja është në Prokurori.

    (k.m.ab./dosja.al)

    Etiketa:

    Një Koment në “Bëri postime të dyshimta në Facebook me shokët, analisti i njohur në shënjestrën e Anti-Terrorit: Besoj më marrin nesër

    1. Ky është antishqiptar i përbetuar. Lidhje me axhenturat serbo- greko-turke. Mjafton të hetohen të ardhurat e tij për t’u vërtetuar nga paguhet.

    Shto Koment