LIVE UPDATES
Editorial

Rama-Keshi, përgjimi që shpjegon gjithçka

17 Qershor 2019, 17:31 Nga DOSJA
Rama-Keshi, përgjimi që shpjegon gjithçka

TIRANË- Në një përmbledhje audiopërgjimesh të renditura në mënyrë që të kuptohet qartë hierarkinë e organizatës që po blinte votat, gazeta “Bild” këtë herë ndihmoi në zbardhjen e zgjedhjeve të 11 shtatorit 2016 në Dibër. Asgjë e papritur nuk do të dilte sot, përveç faktimit me biseda të transkriptuara të atyre akuzave qe rëndojnë mbi maxhorancën prej 3 vjetësh. E paptitura e vetme ishte sjellja e Edi Ramës.

Në fillim e quajti shërbëtor të Sali Berishës që po bllokon integrimin e Shqipërisë. Akuzë që tentonte dëshpërimisht të mbante me kurajo të vetët, ata që e votojnë se urrejnë Berishën dhe ata që mund të besojnë që integrimin e Shqipërisë nuk po e vonon ai që e ka përgjegjësinë, pra Edi Rama, por ata që publikojne bëmat e tij.

Pastaj nxori bisedën me Arben Keshin dhe me krenari shkruante se do ta përsëriste të njëjtën bisedë. Ai që mban karrigen e Kryeministrit thotë që do të fliste edhe një herë me njeriun që opozita e kishte denoncuar për blerje votash, me atë që opozita e sulmoi edhe fizikisht pasi e kapi duke blerë votat. Më mirë se opozita këtë duhet ta dinte Edi Rama. Por, edhe sikur të besonte se nuk e dinte, ai si përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve dhe luftën kundër krimit, nuk mund të inkurajonte një të akuzuar, pikërisht për krimin që organizohej. Kjo për telefonatën e atëhershme, ndërsa për reagimin e sotëm, pas u dëgjuar qartë se si Arben Keshi ishte protagonisti kryesor i krimit elektoral, minimalisht Edi Rama duhet të kërkonte ndjesë.

Kulmi arriti me reagimin e tretë. Ishte qesharak në pamje të parë, por në fakt është i frikshëm. Ashtu si Erdogan që ka filluar luftën me gazetarët gjermano-turkë, Edi Rama e kërcënon me gjyq gazetarin që nuk ka shtuar asnjë fjalë më shumë nga përgjimet e Prokurorisë shqiptare. Atje, në Gjermani, ku shtypi nuk ka njohur kurrë presion, ai pretendon se do të fitojë betejën me fjalën e lirë. Kjo është shenja më e frikshme e lëshimit nga frerët, e një të kapuri në flagrancë që po bën ç’është e mundur të dalë nga rrjeta e përgjimeve, edhe duke kërcënuar gazetarët e huaj. Sikur të mos flitej në përgjime për blerje votash, sikur të mos të publikohej pazari i votave ku merrnin pjesë të gjithë, zyrtare e biznesmenë, do mjaftonte vetëm biseda mes Edi Ramës dhe Arben Keshit për të rrëzuar këtë mekanizëm të shkatërrimit të votës.

Dëgjon bisedën dhe nuk mund të mos pyesësh, pse Edi Rama nuk flet me kandidatin për Bashkinë e Dibrës por me Arben Keçin? Pse komplimentet për rezultatin i shkojnë atij që më vonë u shpërblye me një emërim në Bulqizë dhe jo atij që mori votat? Pse Muharrem Rama nuk përmendet në asnjë bisedë? Është e qartë që Edi Rama nuk po kërkonte një rezultat politik, kandidati nuk ka lidbje me rezultatin, ai po kërkonte një rezultat të “kopsitur” mirë në rrugë të paligjshme. Pas atij rezultati nuk ka asnjë kuptim të urohet kandidati, por ata që e arritën rezultatin. Në fund fare kandidatin nuk e përmend askush sepse ai është thjesht një marionetë që mafia elektorale e ka nxjerre si figurë butaforike që fsheh atë që ndodh në errësirë. Një errësirë që kontrollohet nga Edi Rama.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial arben keshi dosja 184 edi rama enton abilekaj përgjimet e bild arben keshi dosja 184 edi rama enton abilekaj përgjimet e bild

Sondazh

Poll
Editorial 17 Qershor 2019, 12:13

Dhunimi publik që u bëri Rama ish-ministrave

Në listën e emrave që kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit, nuk mund të mos binte në sy, prezenca e ish – ministrave. Të shkarkuar në fund të dhjetorit të...

Editorial 16 Qershor 2019, 05:18

Kush përfiton nga trazimi i Tiranës

Rusia do të jetë përfituesi kryesor ndërkombëtar nëse Shqipëria do të përfshihej nga konfliktet e brendshme dhe paqëndrueshmëria. Krizat politike të cilitdo sht...

Editorial 13 Qershor 2019, 08:47

Shqipëria ka rrugë të tjera, jo vetëm qorre

1.Tri gjëra nuk do të ndodhin në Shqipëri.Nuk do të ketë zgjedhje lokale, të lira dhe demokratike, më 30 qershor. Nuk do të shkarkohet Presidenti Ilir Meta.Nuk ...

Editorial 12 Qershor 2019, 20:05

Opozita po shushatet pas një date

Opozita po harxhon në një mënyrë të panevojshme shumë deklarata, kohë dhe energji në mbrojtje të dekretit të presidentit për anullimin e 30 qershorit.Menjëherë ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet