Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Partia Demokristiane dhe Republikane kanë siguruar me vendim të Këshillit të Ministrave disa ambiente të reja për t’i kthyer në seli.
Demokristianëve u janë dhënë në përdorim disa ambiente të ish-Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor “8 Nëntori”. Ndërsa Republikanët morën në përdorim si seli disa mjedise në të njëjtën ndërtesë por në katit të tretë.
Vendimet e VKM-së
V E N D I M
PËR
DHËNIEN NË PËRDORIM PARTISË DEMOKRISTIANE, SI SELI, TË DISA MJEDISEVE TË GODINËS KATËRKATËSHE, ISH-SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT SHKOLLOR “8 NËNTORI”, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të nenit 22, të ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien në përdorim Partisë Demokristiane, si seli, të disa mjediseve të katit të katërt, përkatësisht 6 (gjashtë) zyra në kahun verior, të godinës katërkatëshe, ish-Shtëpia Botuese e Librit Shkollor “8 Nëntori”, sipas kartelës së pasurisë që i bashkëlidhet këtij vendimi, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
2. Partisë Demokristiane i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
3. Vendimi nr.533, datë 4.8.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me mjedise të Partisë Demokristiane”, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN NË PËRDORIM PARTISË REPUBLIKANE, SI SELI, TË DISA MJEDISEVE TË GODINËS KATËRKATËSHE, ISH-SHTËPIA BOTUESE E LIBRIT SHKOLLOR “8 NËNTORI”, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të nenit 22, të ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien në përdorim Partisë Republikane, si seli, të disa mjediseve të katit të tretë, përkatësisht 6 (gjashtë) zyra në kahun verior të godinës katërkatëshe, ish-Shtëpia Botuese e Librit Shkollor “8 Nëntori”, sipas kartelës së pasurisë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
2. Partisë Republikane i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.
3. Vendimi nr.534, datë 4.8.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen me mjedise të Partisë Republikane”, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani ka deklaruar se në Shqipëri po ndodh diçka e rëndë përderisa presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ...
TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Integrimit nuk ka kaluar pa debate. Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ishte i pranishëm në këtë komision për të dhënë shpjeg...
TIRANË– Kreu i ish-grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas investigimet e revistës së njohur amerikane “Mother ...
TIRANË– Numri dy i PS-së, Taulant Balla nuk ka lënë pa thumbuar të dhënat për lobime të PD-së lidhur me Kathleen Ann Kavalec, si e nominuara e Presidentit...
Shqiptarët duhet ta njohin realitetin dhe të kuptojnë se kush i ka gllabëruar paratë e tyre dhe të mos mashtrohen sërish’– thotë Geri Kokalari. Për të, pr...
GJERMANI- Katrin Staffler, raportuesja e re e CDU/CSU-së në Komisionin e BE-së së Bundestagut ka folur për krizën politike në Shqipëri. Gjatë një interviste të ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me Presidentin Ilir Meta.Sipas gazetës “Panorama”, ka qenë Basha a...
TIRANE- Arben Elezi, është deputeti më i ri, që do të hyjë në Parlament me siglën e Partisë Demokratike, pavarësisht se PD i ka quajtur të vetëpërjashtuar të gj...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama në një takim me disa qytetarë u shpreh se në vend është bërë shumë punë por ka ndodhur edhe gjëra që s’duhet të ndodhnin. Kazani q...
Tiranë- Në kushtet kur vendi ndodhet në krizë politike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes kreut të saj, Klement Zguri iu është drejtuar me një thirrje qyteta...