Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale prononcimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se prononcimi i Trump, i cili bën krahasimin mes jetëve të humbura nga gripi i zakonshëm dhe nga koronavirusi nuk është një thirrje ‘moskokëçarje’. Kryeministri shton se nuk duhet pasur frikë nga përhapja e koronavirusit por që duhet pasur shumë kujdes.
“FRIKË ASPAK, KUJDES SHUMË! Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë: “Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!”- shkruan Rama.
Deklarata e Ramës vjen disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë në Shqipëri, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anulojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një video ku shihet se sip o bëhet dezinfektimi i autobuzëve. Në profilin e tij në Facebook, Veliaj ka publ...
TIRANË- Me ardhjen në Shqipëri të virusit Covid-19, është rritur frika tek qytetarët për infektimin dhe pasojat nëse preken. Ministria e Shëndetësisë por e...
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka lajmëruar anulimin e aktiviteteve të programuara për Ditën e Verës dhe festimit të 100-vjetorit të Tiranës. Në mbledh...
TIRANË– Policia Bashkiake fotografon çdo makinë e cila gjobitet për parkim të gabuar. Në videon e mëposhtme, shihet se si një polic bashkiak shoqëro...
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për përballimin dhe ndalimin e përhapjes së Coronavirusit në kryeqytet. Në mbledhjen e Shtabit të Emergj...
TIRANË- Si mund të përgatiteni më së miri për javë të tëra qëndrimi në shtëpi nga koronavirusi? Më poshtë janë disa këshilla nga ata që tashmë e kanë kalua...
TIRANË- Policia ka finalizuar sot një operacion të koduar “Besa 2018”, ku ka goditur një grup kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Në një nj...
Një një situatë kur Shqipëria tashmë është alarmuar dhe instutucionet arsimore janë mbyllur për shkak se janë konfirmuar dy rastet e para të infektuar me korona...
TIRANË– Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, një person me iniciale...