Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Policia ka finalizuar sot një operacion të koduar “Besa 2018”, ku ka goditur një grup kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë italiane, atë hungareze dhe atë turke.
Operacioni ka filluar në vitin 2018 dhe është përmbyllur me arrestimin e 22 qytetarëve në Itali dhe 3 jashtë saj. Gjatë dy vitesh hetime, janë arrestuar 12 persona në flagrancë, prej të cilëve 8 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 zviceran e 1 italian, ndërkohë që 6 të tjerë, 4 italianë dhe 2 shqiptarë janë hetuar në gjendje të lirë.
NJOFTIMI I PLOTË
Një tjetër operacion ndërkombëtar është finalizuar, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve. Operacioni “Besa 2018”, i organizuar dhe zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, hungareze dhe atë turke. Guardia Di Finanza në Treno ka ekzekutuar 25 urdhra arresti ndaj një grupi kriminal që operonte në provincën e Bolcanos dhe në rajonin e Venetos. Ndërkohë që, në Shqipëri, operacioni u drejtua nga Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH dhe DVP Vlorë. Gjatë operacionit në Vlorë janë ushtruar disa kontrolle banesash dhe është ekzekutuar në ambientet e burgut, urdhri i ndalimit për shtetasin E. K, i cili ishte arrestuar nga DVP Vlorë në dhjetor 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Operacioni në Shqipëri, falë procedurave të bashkëpunimit ndërkombëtar të Interpol ZQK Tirana dhe Interpol Roma, zyrave ndërlidhëse në Bari e Romë të Policisë së Shtetit dhe zyrës Uci Albania të Policisë Italiane në Tiranë. Operacioni i koduar “Besa 2018” ka filluar në vitin 2018 dhe është përmbyllur me arrestimin e 22 subjekteve në Itali dhe 3 jashtë saj. Policitë homologe në Shqipëri, Hungari dhe Turqi kanë bashkëpunuar për zbardhjen e skemës së funksionimit të grupit kriminal.
Në kuadër të operacionit, gjatë dy vitesh hetime, janë arrestuar 12 persona në flagrancë, prej të cilëve 8 shqiptarë, 2 tunizianë, 1 zviceran e 1 italian, ndërkohë që 6 të tjerë, 4 italianë dhe 2 shqiptarë janë hetuar në gjendje të lirë. Policia e Shtetit përditë e më shumë po tregon profesionalizëm dhe besueshmëri të lartë tek partnerët, duke u radhitur e barabartë mes tyre në çdo operacion ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Një një situatë kur Shqipëria tashmë është alarmuar dhe instutucionet arsimore janë mbyllur për shkak se janë konfirmuar dy rastet e para të infektuar me korona...
TIRANË– Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, një person me iniciale...
DIBËR- Zyrtarizimi i dy rasteve në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka bërë që në pikat doganore të vendit tonë të intenisifikohen kontrollet e pe...
TIRANË- Një nga masat parandaluese për të kufizuar përhapjen e COVID 19 që sot autoritetet i mëshojnë më shumë është vetëkarantinimi. Por a janë njerëzit a...
TIRANË– Policia Bashkiake u ka marrë disa anëtarëve të komunitetit rom në Tiranë, thesin me shishe bosh që kishin mbledhur. Në videon e mëposhtme shihet te...
TIRANË- Duke qenë se çdo ditë njerëzit janë në marrëdhënie pune, është e nevojshme të dimë si ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit në vendet, k...
TIRANË– Koronavirusi po vijon të përhapet në të gjithë globin, prandaj për të parandaluar sa më shumë infektimin nga ky virus, duhet të ndiqni rregullat ba...
TIRANË- Një 50 -vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës të policisë rrugore. Policia njoft...
TIRANË– Në vijim të masave të marra nga MSHMS për parandalimin e koronvirusit, ditën e sotme specialistët e ISHP kanë nisur dezifektimin e ambienteve ku ka...
Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, F. D. (K.), 32 vjeç, A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, pasi kanë rrëmbyer dhe dhunuar ...