Politike

Rama – Bylykbashit: Nuk të ndjekin demokratët e Durrësit

  • Bylykbashi: Lëri bandat dhe dil në shesh i barabartë
  • Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Durrës, në kuadër të turit "Bashkia që duam". Ai ka sulmuar opozitën se sipas tij kanë djegur mandatet pasi nuk ndalën dot reformën në drejtësi. Rama thumboi edhe ish-deputetin Oerd Bylykbashi.

    DURRËS- Kryeministri Edi Rama, zhvilloi takimin e radhës në kuadër të turit “Bashkia që duam”, ku nuk kurseu sulmet ndaj kundërshtrëve të tij politikë.

    Sipas Ramës, opozita ka ikur nga parlamenti, pasi dështoi të pengonte Reformën në Drejtësi.

    “Ikën nga parlamenti pasi nuk e pengojnë dot më Reformën në Drejtësi, u ka ikë nga duart. Ata e dinë më mirë nga të gjithë se çfarë kanë bo. Çfarë kishin për të votuar i votuan. Me kokën posht e kartonin lart, i votuan ç ishin për të votuar, e tani kjo reformë nuk ndalet më.

    Sa herë një gjykatës e nxjerr jashtë Vetingu, e mbrojnë, sa herë një gjykatës kalon vetingun e sulmojnë. Pse i sulmojnë? Sepse i kanë frikë, dhe duan të përgatisin terrenin”, – u shpreh Rama.

    Ai nuk la pa thumbuar as ish-deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, për të cilin tha se pas tij nuk shkojnë demokratët e Durrësit.

    “Oerd Bykylbashi tha nuk hyj në zgjedhje por si të hysh si jo njësoj do të jetë. Do të bësh guidën turistike për turistët e Vorës, Kamzës e Shkodrës. Mbas teje Oerd, mbas Lulit mos të flasim për fallxhoren, nuk vijnë demokratët e Durrësit. Ne zgjedhjet do i bëjmë si me ata si pa ata”, – u shpreh Rama.

    Kryeministri Rama e mbylli fjalën e tij, me fillimin e thirrjes së ezanit në xhaminë e Durrësit ku tha: “Këtu e mbyllim, edhe për respekt të faljes dhe të të gjithëve. Ju falënderojmë të gjithëve, edhe për Durrësin edhe për Shqipërinë që duam”.

    (B.B/ Dosja.al)

    Shto Koment