Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka përsëritur edhe njëherë sot masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Në një reagim për mediat, Rakacolli ka bërë me dije se deri në 3 prill do vijojnë kufizimet dhe kontrollet për të gjithë pacientët e dyshuar.
Zëvendës ministrja u shpreh se spitalet kanë aparatura oksigjenimi dhe janë të mjaftueshme për të përballuar dhe flukse më të mëdha me pacientë të infektuar.
PJESË NGA DEKLARATA
Ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, koncerte, tubime dhe dëgjesa publike deri me datë 3 Prill.
-Mbyllen diskot, lokale nate, ambiente për argëtim, si qendra sociale, palestra, pishina deri më 3 Prill.
-Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 1 metër qytetarët nga njëri-tjetri.
-Pezullohen të gjitha proceduart për konkurset për procedurat për punësim.
-Mbyllen çerdhet dhe institucionet arsimore deri më 23 Mars.
-Ndalohet grumbullimi i pacientëve, shoqëruesve dhe familjarëve në qendra shëndetësore/ spitale ku bëhen vizita ambulatore.
-Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me mjetet e transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas për periudhën deri në 3 prill 2020.
-Ndalohen lëvizjet e udhëtarëve me mjetet e transportit ajror dhe detar drejt Italisë.
Mungesa e maskave dhe aparatëve respiratorë?
Maska oksigjeni ka me miliona. Aparatura oksigjenimi ka në çdo spital. Janë totalisht të mjaftueshme. I kemi marrë masat, se duke e ditur që në fillim si zhvillohet sëmundja kemi qenë të ndërgjegjshëm, që problemi do të ishte me sigurimin e respiratorëve. Kemi parë sa kemi në total dhe jemi në rregull. Kemi edhe 400 milionë lekë në dispozicion për këtë çështje.
Kontrollet po vijojnë. Do lenë numrat e kontaktit dhe do të vetë-karantizohen me detyrim. Shqiptarët s’duan t’ja dinë, kur nuk po binden këtu.
Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 12. Deri tani gjithësej janë 10 pacientë në Tiranë dhe janë infektuar nga rasti ‘0’, një është në Durrës në gjendje të rëndë dhe një tjetër në Lushnje me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Dita e sotme po shoqërohet me kthjellime dhe vranësira, por nesër pritet një përimirësim dhe rritje e temperaturave të ajrit. Sipas një njoftimi ng...
TIRANË- Bashkë me kopshtet, shkollat, universitet dhe konviktet janë mbyllur nga frika e përhapjes së koronavirusit. Pas urdhrit të bërë publik nga kreu i ...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sot disa këshilla se si të mbrohemi nga koronavirusi. Ministria këshillon që ata që kanë qenë në 14 ditët e fundi...
TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik ka bërë sot një njoftim me rëndësi për të gjithë qytetarët, duke qartësuar disa fakte rreth koronavirusit. Në një njof...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive kanë përgatitur një video-mesazh për qytetarët se si mund të mbrohen n...
TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të dy personave që rezultuan pozitivë me koronavirus. Në një konferencë për mediat, Kal...
TIRANË- Shefja e Departamentit te Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka bërë me dije se b...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka bërë me dije masat e marra pas konfirmimit të dy raste...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka firmosur sot urdhrin për të detyruar që të karantinohen të gjithë udhëtarët që vijnë në Shqipëri n...