LIVE UPDATES
Ekonomi

9 Mars 2020, 15:20 Nga DOSJA

TIRANË- Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në Neës24, u trajtua historia e trishtë e 21-vjeçarit nga Korça, Rigers Avxhi. Ai jeton mes nanizmit dhe paragjykimeve të njerëzve për pamjen fizike, pasi ka lindur i shkurtër.

Kjo gjë ka bërë që Rigersi të mos ketë jetë normale si shokët e tij. Trishtohet nga fjalët që i thonë dhe izolohet në vetvete. Gjendjen e rëndë shpirtërore që po kalon, e reflekton në familje duke krijuar zënka, dhe ajo më kulmorja ka qenë para disa ditësh, ku 21-vjeçari ka tentuar të vetëvaret. Por fatmirësisht, familja e tij tregohet shumë e kujdesshme, i qëndron pranë dhe me shumë qetësi e durim toleron sjelljet e tij.

Ajo që e vuan më shumë këtë situatë është nëna e Rigersit, e cila në mes lotësh të përditshme, jeton edhe me frikën se Rigersi mund të lëndojë veten. Edhe pse familja e do dhe e ruan, kjo situatë është bërë e padurueshme për të. Ai ndjen frikë të vazhdueshme dhe shpesh herë bezdiset edhe nga prania e nënës dhe e vëllait. Mendon se të gjithë kanë qëllim t’i bëjnë keq dhe nuk lejon që t’i afrohen.

Këto mendime, Rigersi thotë se i ka krijuar nga disa shokë jo të mire që ka pasur, të cilët e paragjykonin për pamjen e tij fizike, duke e çuar edhe deri në veprime ekstreme. Por sot, në këto ditë feste, ku në qendër të emisionit tonë është gruaja me problemet dhe vuajtjet e saj, Rigersi i drejtohet pikërisht studios tonë për të kërkuar falje.

Kujt i kërkon falje? Për më shumë ndiqni historinë…?
Rigersi: Gjysma e shokëve të klasës më paragjykonin, thonë: “pse i ke organet e vogla? Do vdesësh kollaj. Ti kot rron, nuk punon dot. Ti nuk martohesh dot, kush të merr ty”. Fjalët e njerëzve që më thonë jashtë i shpreh brenda shtëpisë. Unë rri në shtëpi dhe i kthej fjalën mamasë. Vëllai më thotë: rri tamam, mos rri i shtrirë. Këto sjellje unë i kam shfaqur kur rrija me disa shokë të lig. Vitin që kaloj nuk dilja fare, rrija mbyllur në shtëpi. Nuk kisha dëshirë të dilja. U izolova, sepse të tjerët më bënin të ndihesha keq. Dy herë kam tentuar të vetëvarem.

Njëherë jashtë shtëpisë dhe njëherë në banjë. Një ditë u mërzita shumë nga njerëzit dhe të shtëpisë. Thashë: nuk jetoj më në këtë shtëpi. Shkova në banjë, sa u qetësova pak. Më pas po mendoja shumë dhe kërkova një rrip. Gjeta dy lidhëse këpucësh. I bashkova dhe po shikoja për të gjetur vendin. Gjeta një dritare dhe e lidha pas hekurit të dritares. Futa kokën brenda lidhëses, dhe kur u ula mu shfaq një derë e hapur. Bërtita me zë të lartë. Nuk e mbaj mend çfarë thashë. Pastaj doli mami. Ajo kishte dëgjuar të bërtiturën. Thirri vëllain dhe babain, ma prenë me thikë lidhësen. Nxora shkumë nga goja. Më ngritën, më dhanë ujë dhe më dërguan në spital. Kam parë vdekjen me sy.

Të nesërmen më çuan te psikiatri. Bisedova me doktorin, i cili më pyeste: çfarë ndjeve? Si e bërë? Pas një javë, këtë nuk e dinte asnjë njeri. Doktori iu ka treguar shokëve dhe ata nuk më flisnin. Dy javë më linin vetëm. Ata më morën inat për veprimin që bëra. Kur kaloi kjo situatë, unë ua sqarova këtë dhe u afruan disa shokë dhe më thanë: po e bërë këtë nuk të duam më! Disa të tjerë më thonin: pse shpëtove? Pse nuk e mbajte atje kokën që të vdisje. Kot rron! Gjithë këtë shqetësim që kaloj jashtë me shokët e reflektoj brenda shtëpisë. Acarohem me nënën dhe vëllain. Kur krijohet debat, unë kërkoj që të ikin dhe të më lënë të qetësohen. Ata kanë frikë të largohen se mos i bëj keq vetës. Shpesh herë i heq rrobat kur më prekin njerëzit. Mendoj se më bëjnë keq. Kam shumë fiksime. E kam mërzitur shumë familjen me këto veprime, më shumë mamin. Kam tentuar ta lëndoj shpeshherë. I kam kthyer dorën. Me babain vetëm me llafe jam zënë. Një ditë po debatonim me vëllain, sepse mami iku në fshat dhe ky nuk donte të shkonte me të. Unë i thashë vëllait, pse nuk ike në fshat, mua më ruan?

Debatuam, e shtyva dhe iu përplas koka në mur. I doli gjak. Më pas erdhi babi, ai i thoshte vëllait: lërë se nuk ke çfarë i bën. Policia kanë ardhur dy herë në shtëpi dhe janë shmangur. Thonë, lërë se është fëmijë. Ata vetëm më kanë falur dashuri. Më qëndrojnë pranë. I drejtohem emisionit me “Zemër të Hapur” për t’iu kërkuar falje, sidomos nënës time. Pas vitit të ri nëna u operua nga barku, kishte mish të huaj. Dhe unë i rrija në kokë. Ndihesha keq. Mendoja se do ta humbisja. E dua shumë nënën time. Ajo më jep shumë dashuri. Qan shpesh për mua. Unë jetoj me familjen në një shtëpi me dy dhoma. Gjyshja është afër nesh, por jo në një shtëpi. Ajo nuk na do. Na la me dy dhoma, por për vetë jeton në një shtëpi të madhe. Ajo merr pension dhe djali i dërgon lekë. Rrëmon nëpër kazane dhe njerëzit më paragjykojnë edhe për këtë. Unë nuk e dua më gjyshen. Zihet me mamin. Babai është i papunë dhe merr ndihmë ekonomike. Nuk flemë rehat natën. Të gjithë flenë në një dhomë. Në dhomën tjetër fle vetëm unë për shkak të konflikteve që krijoj”, shprehet Rigersi.

Rigersi: Sa vjen dhe mosha ndryshon por nuk e di, ndonjëherë ngrihem shpejt ndonjëherë vonë, edhe shteti nuk vë dorë mbi mua, e kam thënë që do ta përballoj vet. Unë paragjykohem, nuk më pranojnë në shoqëri. Unë kam pasur një fëmijëri të bukur, vëllai im i hynë në mbrojtje mamit, nëna është e shqetësuar për mua, unë kam mbaruar shkollën e mesme për mekanikë, jam munduar të gjej punë dhe përgjigje më kanë ardhur por paga dhe vendi nuk është i stabilizuar mirë. Njerëzit më kanë thënë kur të marrësh diplomën eja të rrish dhe të mësosh punën, por unë po jetova këtu kam frikë se do përsëris vetëvrasjen. Unë dua të largohem që andej vetëm të largohem nga aty, atje më dalin ëndrrat dhe përsërisë ato që kamë bërë, aty paragjykohem.

Jam larguar sot nga shtëpia dhe i kam thënë mamit që do iki me një shok, nuk e di si do mendojë mami për mua kur të më shikojë këtu. Por do ti jap fjalën nga këtu që nuk do ta lë më të shqetësuar dhe të dëgjojë nënën time. Po u largova nga shtëpia do marrë edhe mamin me vete. Jam paragjykuar në shkollë, vëllai nuk vinte shumë në shkollë, edhe ai është si mua por jo këtë që kam bërë unë. Me njerëzit edhe ai ka pasur paragjykime, edhe me vëllain nuk shkoj mirë. Vëllai nuk ka tentuar vetëvrasjen, por edhe vëllai paragjykohet. Prej problemeve në familje bezdis edhe mamin, gjërat që marrë jashtë i shfryj brenda. Dua të largohem nga ai vend sepse nëse qëndrojë aty unë do të përsërisë vetëvrasjen.

Mamaja e Rigersit: Unë jam e ngjirur prej gripit dhe nuk flas dot pastër, nuk e dija që ai do të dilte kështu, megjithatë s’ka problem. Ne jemi të gjithë kështu si Rigersi shtatshkurtër. Rigersi është trazovaç, ato që po thotë aty i bënë në shtëpi. Ai ka tentuar dy herë të vetëvritet, jashtë nuk e di se çfarë ndodhë, brenda shtëpisë janë ato që thotë ai. Ende vazhdon, u çudita kur e pashë, djali tjetër nuk i ka këto probleme, nuk kemi kërkuar ndihmë asgjëkundi, burri merr një kemp, unë asgjë. Ai sa del, kur hyn brenda fillon të konfliktohet me familjarët, ka tentuar dy herë të vetëvritet. Kur vinte në shkollë kishte psikologe, kur e shikoj aty nuk e besoj dot. Çfarë të them unë, ishalla qoftë ashtu siç thotë Rigersi, por nuk di çfarë të them znj. Evis.

Rigersi: O ma ato gjëra do ikin nuk do ta përsëris më, do largohemi nga aty, mos dëgjo asnjë nga ata që ke aty. Të lutem kur të vij në shtëpi të lutem mos më thuaj që pse shkove aty.

Marrë nga Ballkan web

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale emisioni 'me zemer te hapur' korce rigers avxhi emisioni 'me zemer te hapur' korce rigers avxhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet