LIVE UPDATES
Bota

Rada Trajkoviç është ngrirë në të kaluarën e errët

10 Qershor 2019, 09:58 Nga DOSJA
Rada Trajkoviç është ngrirë në të kaluarën

Nga Enver Robelli/ Rada Trajkoviq është mjaft e zëshme në kundërshtimin e projektit të Aleksandër Vuçiqit për ndarjen e Kosovës. Ajo flet për televizione, gazeta e revista, ankohet se regjimi i Vuçiqit po e kërcënon, po e njollos me fushata mediale, duke e akuzuar si bashkëpunëtore të Prishtinës sidomos në përpjekjet e drejtësisë kosovare për zbulimin e vrasëseve të Oliver Ivanoviqit. Trajkoviq thotë se projekti i Vuçiqit, të cilit i është bashkuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i dëmton serbët e Kosovës, sepse shumica e tyre nuk jetojnë në veri, por në pjesë të tjera të Kosovës.

Ajo përkujton se vitin e kaluar Vuçiq dhe Thaçi kishin përgatitur një shpërthim të kontrolluar të gjendjes në veri. Ky eskalim, sipas saj, do të ishte një alibi e shkëlqyeshme për realizimin e planit për ndryshmin e kufijve të Kosovës. Planin e Vuçiqit dhe Thaçit për shkaktimin e tensioneve në veri e zbuluan dinjitarët e Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije dhe Sava Janjiq, thotë Trajkoviq. Ajo po ashtu nënvizon se Thaçi duke u bërë pjesë e projekteve për «korrigjimin e kufijve» të Kosovës shpreson të shpëtojë nga telashet që i kërcënohen nga Gjykata Speciale.

Shumëçka që thotë Trajkoviq mund të jetë e saktë. Por cila është zgjidhja që ofron ajo? Në një intervistë me revistën boshnjake «Dani» Trajkoviq nuk ka përgjigje. Ndonëse gazetarja insiston disa herë, Trajkoviq nuk përgjigjet, por lë të kuptohet se preferon një konflikt të ngrirë. Sipas saj me rëndësi është të stabilizohet Bosnja dhe të kuptohet se Vuçiq dhe Thaçi nuk mund ta zgjidhin konfliktin e Kosovës. Kjo është detyrë për liderë të tjerë, thotë ajo.

Trajkoviq askund nuk e pranon se Kosova është e pavarur. Ajo sillet sikur Kosova ende është në vitet ’90, kur Trajkoviq punonte mjeke në Spitalin e Prishtinës (sot i njohur si QKUK), kur villte helm kundër shqiptarëve, kur si anëtare e Partisë Radikale të Vojisllav Sheshelit i përkiste brigadës së serbëve të Kosovës që shqiptarët i shihnin si qytetarë të rendit të dytë. Trajkoviq nuk shpreh keqardhje për aparteidin serb në vitet ’90, nuk shpreh keqardhje për viktimat civile të shkaktuara nga regjimi serb.

Kësisoj kërkesa e saj për dënimin e krimeve të luftës që ndaj pakicës serbe mund të ketë shkaktuar ndonjë prijës i UÇK-së shpalos mentalitetin e saj të rrezikshëm: krime ka bërë vetëm pala tjetër. Por në rastin e Kosovës nuk ka dilemë se kush ka qenë agresori dhe kush viktima. Që ndonjë pjesëtar i palës së terrorizuar ka mund të kryejë krime lufte, është për keqardhje dhe duhet të dënohet. Një gjë duhet ta ketë të qartë Rada Trajkoviq: nuk mund të ketë barazim të krimeve.

Trajkoviq tani thotë se serbët e Kosovës duhet të jetojnë bashkë me shqiptarët. Por në çka? Në shtetin e pavarur apo në një diçka të ngrirë? Vetë Trajkoviq ka qenë ithtare e ndarjes së brendshme të Kosovës. Kur UÇK u transformua në TMK, ajo braktisi Këshillin Transitor të themeluar nga UNMIK-u dhe kërkoi themelimin e pesë kantoneve serbe, të cilat do të kishin trupat e tyre mbrojtëse. Këto kantone, sipas Rada Trajkoviqit, do të duhej të themeloheshin nga pjesët e territorit të Prishtinës, qyteteve të Mitrovicës, Gjilanit, Pejës dhe Maleve të Sharrit. Si më 1999 edhe më 2019 Rada Trajkoviq mbetet e ngrirë në të kaluarën e errët. Nëse për terrorin serb të viteve ’90 ajo s’thotë gjë, nëse Kosovën nuk e pranon si shtet, nëse krimet serbe mbi shqiptarët i minimizon dhe relativizon, atëherë cili është dallimi i saj me eksponentët e Aleksandër Vuçiqit?

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic enver robelli kufijte e kosoves rada trajkoviç aleksander vucic enver robelli kufijte e kosoves rada trajkoviç

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni