LIVE UPDATES
Bota

Monumenti identifikues i Prishtinës “New Born”, mbulohet me 99 fytyra të grave

9 Qershor 2019, 08:25 Nga DOSJA
Monumenti identifikues i Prishtinës “New Born”, mbulohet me 99

PRISHTINË- Monumenti identifikues i Prishtinës “New Born”, të premten është shndërruar në një instalim urban interaktiv.

Ky transformim u bë si dedikim për përpjekjet dhe këmbënguljen e 99 grave të Kosovës, duke u treguar historitë e tyre të suksesit përmes portreteve, kuotave dhe pasqyrimit të gjendjes reale.

Fytyrat e 99 grave inspiruese të Kosovës do të zbukurojnë monumentin “New Born” në qendrën e qytetit të Prishtinës, si pjesë e një instalimi urban interaktiv, të krijuar nga udhëheqësja e projektit dhe gazetarja Lauren Peace.

Ekspozita, e quajtur ‘Rimarrje’ ose ‘Reclamation’, përmban një aplikacion të shtuar të realitetit interaktiv që luan videot e 99 grave.

Qëllimi i ekspozitës është që të vendosë në qendër të vëmendjes numrin e madh të grave me influencë në Kosovë, duke publikuar fytyrat dhe zërin e tyre në vendin më të frekuentuar në qytet.

Sipas organizatorit Peace, ekspozita gjithashtu synon të dërgojë një mesazh më të gjerë që ka për qëllim përmirësimin e imazhit të “paraqitjes së keqe” të vendit në mediat ndërkombëtare.

Para se  të vijë në Kosovë për herë të parë në vitin 2016, Peace tha se  organizatat kryesore të mediave Kosovën e pikturonin me një pamje të zymtë dhe veçanërisht si një shoqëri mbizotëruese patriarkale.

Deri në kohën që mbërrita, ishte e qartë se ajo që lexoja dhe mësova nuk përputhej fare me atë që pashë. Një nga gjërat e para që vura re ishte se kishte shumë gra të forta që drejtonin jetën dhe profesionin e tyre dhe kjo më bëri të pyesja se si mediat botërore tregojnë histori në lidhje me Kosovën”, tha Peace.

“Unë fillimisht erdha në Kosovë me qëllim të shkrimit të tregimeve për gratë që veprojnë si katalizatorë për ndryshime politike dhe sociale, por gjatë hartimit të projektit unë isha e vetëdijshme  për mënyrën se si gazetarët kishin mos përfillur pritjet e mia për Kosovën”, shtoi më tej ajo.

E me qëllim të kundërshtimit të kësaj përshtypjeje ajo tha se ka vendosur të krijoj një ekspozitë që i lejonte gratë të tregonin historitë e tyre.

Në mënyrë që këto histori frymëzuese të mos mund të shpërfilleshin, Peace tha se zgjodhi monumentin e “Neë Born”, për tu siguruar që njerëzit të cilët normalisht nuk do t’i dëgjonin këto histori, nuk do të kenë tjetër zgjedhje veçse t’i shohin ato.

Instalimi po zbulohet pak para 20 vjetorit të përfundimit të ndërhyrjes në Kosovë të vitin 1999, një pjesë e arsyes për çka Peace tha se zgjodhi për të shfaqur 99 gra në ekspozitë.

Disa njerëz më thanë pse nuk po i bëni vetëm 5, 10 apo 20?. Por unë mendova se nuk do të kishte të njëjtin nivel. Por nëse ju i bëni 99, njerëzit nuk mund të injorojnë diçka deri në atë shkallë e aq më pak në një vend të tillë të frekuentuar. Nëse mund të ecësh para monumentit të “Neë Born” dhe të qëndrosh larg një instalimi të tillë atëherë kjo më të vërtetë është shumë mbresëlënëse”, është shprehur Lauren Peace.

Vendosa të mos e kufizoj audiencën fare, prandaj duhej të ishte një ekspozitë urbane, në natyrë që do të përfshinte pasivisht një audiencë të madhe, duke ecur vetëm në të kaluarën dhe duke e vërejtur atë e gjithashtu në mënyrë aktive përmes faqes së internetit që shkon së bashku me projektin” tha më tej Peace.

“New Born” ka marrë pamje të ndryshme gjatë 11 viteve të fundit. Kur ishte ndërtuar fillimisht në vitin 2008 nga Fisnik Ismajli, u pikturua me të verdhë të ndritshme. Në 2017, monumenti u pikturua me tela me gjemba për të nënkuptuar izolimin e vazhdueshëm të vendit nga pjesa tjetër e Evropës, veçanërisht mungesës ës vazhdueshme të qasjes në udhëtimin pa viza në zonën Shengen.

E deri këtë të premte, monumenti ka qenë i mbuluar me ilustrime të bardha, jeshile dhe blu, për të treguar angazhimin e Kosovës për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Deri javën e ardhshme, Neë Born do të jetë i rrethuar kokë e këmbë në të dyja anët me portrete dhe citime nga 99 gra që treguan historinë e tyre, të krijuara në bashkëpunim me projektuesin Steph Kotula.

Përkthimet e citateve janë në dispozicion në gjuhën shqipe dhe serbe në faqen e internetit që e shoqëron instalimin, e krijuar me ndihmën e Griffin Jones dhe Monica Nguyen-Vo, e cila gjithashtu përfshin edhe biografitë për të mësuar më shumë rreth instilacioneve të paraqitura.

Peace gjithashtu ka dashur të shpërfaq edhe realitetin momental prandaj ajo ka nisur edhe një aplikacion të quajtur “HP Reveal”, së bashku me instalimin që është në dispozicion për shkarkim falas në dyqanet e aplikacioneve.

Ju mund të vizitoni monumentin dhe të hapni kamerën në app, pastaj lëvizni rreth instalimit. Ndërsa lëvizni, kamera do të kap imazhe të veçanta dhe do të luajë një video. Kjo video ose do të jetë një klip i shkurtër i grave që tregojnë historinë e tyre, ose një “trailer” për filmin e tyre nëse ato janë regjisore, muzikante apo luajnë muzikë”, tregoi Peace.

Projekti përfshin gratë që i përkasin dy përkatësive etnike dhe gjeneratave, që nga të rejat nga mosha 15 vjeçare e deri tek ato të moshës 70 vjeçare.

Do të paraqitën figura të grave që janë në fillimet e jetës së tyre dhe të atyre që tani janë në kohë për të kthyer kokën mbrapa dhe për të vëzhguar suksesin e gjeneratave të tjera që do të vijnë pas tyre. Ka një llojllojshmëri të grave, ka figura si Presidentja Atifete Jahjaga, por edhe gra që ne do t’i konsideronim si të zakonshme”, ka thënë Peace.

Në monument mund të gjeni edhe fytyrën e Furtuna Blakaj, kadetes së policisë 21 vjeçare të lindur pranë qytetit të Istogut. Familja e saj e shtyu atë për t’u arsimuar duke e inkurajuar për të marrë një rol të cilin tradicionalisht nuk e kanë marrë gratë. Ajo dëshiron të marrë pjesë në në ndërtimin e Kosovës, ajo hyri në polici për të mirën e saj dhe të vendit të saj”, ka deklaruar Peace.

Një figurë tjetër inspiruese është edhe Pranvera Hyseni.

“Si një vajzë e re Hyseni ka qenë e magjepsur nga hapësira, me synimin për të mësuar gjuhën angleze në mënyrë që të arrijë tek astronomët në Tëitter. Pastaj për të filluar programin e saj të informimit për të inkurajuar të rinjtë dhe gratë për të hyrë në shkencë dhe teknologji. Historia e saj është dëshmi për gratë në Kosovë si inspirim për të pasur aspirata më të largëta të mundshme”, ka deklaruar Lauren Peace.

“Ndonëse është e rëndësishme për të ndarë tregimet frymëzuese të grave po aq është e rëndësishme që këto histori të pasqyrojnë në publik edhe punën e vështirë të grave për të pasur sukses. Pjesë e ekspozitës është të theksojmë se jo gjithmonë ngjarjet frymëzuese janë të pikturuara me pamje rozë. Ato tregojnë luftën dhe këmbënguljen për të arritur sukses – tregimet që rrëfejnë vetëm njërën anë mund të jenë të rrezikshme”, është shprehur organizatorja e kësaj ngjarje Lauren Peace.

Peace ka thënë se për realizimin e këtij projekti është frymëzuar nga përvoja e saj në shtetin e saj në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara, historia e të cilit vend po ashtu ka qenë e keqinterpretuar nga mediat.

Virxhinia Perëndimore trajtohet në të njëjtën mënyrë nga media, vetëm lajmet që janë në një farë mënyre të tmerrshme ose absurde raportohen. Kemi të bëjmë me një problem, kur historia ka të bëjë me një vend të vogël që nuk ka aftësinë për të kundërshtuar narrativat që krijohen”, ka treguar ajo.

Sipas Peace, ky keqinterpretim mund të jetë tepër i fuqishëm në mënyrën se si informohen të tjerët. Shpesh, mungesa e burimeve të disponueshme të medias pengon ata që jetojnë jashtë Kosovës që të kuptojnë Kosovën përtej syve të gazetarëve ndërkombëtarë.

“Kur e gjitha çfarë dëgjon për një vend janë vetëm pjesët më të pa favorizuara shoqërisë, duke e shtyrë këtë tregim në vazhdimësi atëherë kjo do të fillojë të ketë ndikim edhe në perceptimin tuaj për veten. E pastaj ndjeni se ju duhet të jeni ajo që do të ndikojë në ndryshim. Në vende si Virxhinia Perëndimore dhe Kosova, shpresa është një gjë që nuk mund të lejojmë të na humbas”, është shprehur Lauren Peace.

Marrë nga Kallxo.com

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni monumenti ne prishtine monumenti new born monumenti ne prishtine monumenti new born

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet