Aktualitet

Qytetari i futet në zyrë dhe filmon nëndrejtorin e kadastrës: Më ke shitur shtëpinë, me kë bën pazare ti? Rama shikoje këtë olikarg (Video)

Qytetari, identiteti i të cilit nuk dihet i kërkon kryeministrit nëpërmjet kësaj videoje që të marrë masa në lidhje me nëndrejtorin e kadastrës.

VLORË– Një qytetar nga Vlora ka hyrë në zyrën e nëndrejtorit të dorëhequr të kadastrës Klodian Troçit dhe e akuzuar atë se i ka shitur shtëpinë në bashkëpunim me firmën.

Në videon e dërguar nga qytetari në “Ti Raporton”, në Top Channel, qytetari shihet teksa i kërkon me ngulm Troçit që të zbatojë vendimin që e ka në zyrë dhe t’i lirojë shtëpinë.

“Më the që të vij, ka 15 ditë. Shikoje, pse se ke liruar? Me kë bën pazare ti? Është zyra e shtetit kjo nuk është zyra jote… të shkoj të marr kredi unë, e ke liruar,”– dëgjohet teksa thotë qytetari.

Troçi dëgjohet teksa thotë: Jo, e kemi shtyrë.

Më pas qytetari ngrihet në këmbë dhe filmon me fytyrën e nëndrejtorit të Ladastrës në sfond. Qytetari, identiteti i të cilit nuk dihet i kërkon kryeministrit nëpërmjet kësaj videoje që të marrë masa në lidhje me nëndrejtorin e kadastrës.

Edi Rama, shikoje këtë oligark, këtë hajdut që më ka shitur shtëpinë në bashkëpunim me firmën. Shikoje, Rama këtë oligark që më ka shitur shtëpinë.

Më ka dhënë një shtëpi të pabanueshme, pa dyer dhe pa dritare dhe ma mban të bllokuar.

Më ka dhënë një hipotekë, ky është një oligark që nuk dëgjon njeri. Ka pesë muaj që më bllokon pronën. Ma ka shitur në bashkëpunim me firmë. Rama, do marrësh masa pëer këtë. Do ma zgjidhësh këtë hall,”- dëgjohet teksa bërtet qytetari.

Më pas i kthehet sërish Troçit dhe i thotë që është hajdut dhe kriminel që mashtron qytetarët.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment