Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SERBI– Të hënën Serbia e lëshon në funksion një sistem online të regjistrimit për vaksinim, përmes së cilit qytetarët do të kenë mundësi të regjistrohen për imunizim ndaj COVID-19, por edhe të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë ta marrin. Serbia është furnizuar me vaksinën e kompanive perëndimore Pfizer/BioNtech si dhe me atë ruse Sputnik-V. Ky vend planifikon të furnizohet edhe me vaksinën kineze kundër koronavirusit.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, shpjegoi se përcaktimi i qytetarëve se, me cilën vaksinë dëshirojnë të imunizohen, do të ndihmojë autoritetet në “planifikimin e nevojave të mëtejshme në sistem dhe përfshirjen e të dhënave në planin e vaksinimit masiv”.
“Nga nesër (11 janar), aplikimi do të fillojë përmes portalit eUprava, ku të gjithë qytetarët do të jenë në gjendje të shprehin dëshirën e tyre për t’u vaksinuar dhe nga e enjtja (14 janar), ai aplikim do të jetë i mundur edhe përmes telefonit”, tha Bërnabiq.
Kryeministrja serbe tha se do të ketë numër të mjaftueshëm të vaksinave, sepse sipas saj, Serbia ka marrëveshje për tetë milion vaksina që mund të vaksinojnë katër milion qytetarë. Vaksinat kundër koronavirusit merren me dy doza.
“Institucionet përkatëse kineze kanë miratuar eksportin e vaksinës ‘Sinofarm’ në Serbi. Ne po marrim gjithashtu 18,525 vaksina shtesë nga Pfizer dhe ne presim 500,000 doza të vaksinës Sputnik-V”, tha Bërnabiq pasi ishte prezente në vaksinimin e punëtorëve në një klinikë mjekësore universitare.
“Shpresoj se do të jemi në gjendje të përfundojmë vaksinimin deri në maj ose qershor. Nëse kemi sukses, ne do të jemi një nga vendet e para që do ta përfundojmë atë në Evropë”, tha Bërnabiq.
Nga kontinenti evropian, vetëm Serbia dhe Bjellorusia janë furnizuar me vaksinën ruse Sputnik-V.
Vetë Bërnabiq është vaksinuar me atë të kompanisë Pfizer, por, kryetari i Kuvendit, Ivica Daçiq dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vullin janë imunizuar me vaksinën ruse.
Marre nga: REL
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Ende nuk ka filluar ndarja e 300 eurove për tre muaj për punëtorët të cilët kanë humbur vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë me COVID-19, ash...
GJERMANI– Rekordi i trishtuar i 40,343 vdekjeve u arrit të Dielën kur qendra e kontrollit të sëmundjeve të vendit raportoi 465 vdekje të reja. Gjermania f...
Lideri koreano-verior, Kim Jong-un teksa i drejtohej Kongresit të 8-të të Partisë Punëtore në Korenë e Veriut ,deklaroi se aktiviteti i kombit të tij duhet të p...
SHBA– Të paktën tre njerëz u vranë nga një burrë që hapi zjarr afër Evanston të Chicagos, të Shtunën, tha policia. Disa të tjerë u plagosën nga personi i ...
INDI- Një ushtar kinez u kap në anën indiane të Linjës së Kontrollit Aktual (LAC), në jug të liqenit Pangong Tso në rajonin Ladakh të Premten, nga ushtria india...
SERBI– Në 100 vitet e fundit numri i shqiptarëve në Medvegje, në Serbinë jugore, është rrudhur ndjeshëm, aq sa, tashmë, flitet për shpopullim. Shpërngulje...
SHBA– Përpjekjet për ta mbajtur Presidentin Donald Trump përgjegjës për rolin e tij në nxitjen e turmës që sulmoi Kapitolin të mërkurën morën vrull të shtunën, ...
KINË- Qindra faqe me informacion lidhur me studimet e kryera nga Instituti i Virologjisë i Wuhan janë fshirë, përfshirë dhe studimet e kryera nga virologi...
ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...
JAPONI– Një zyrtar i ministrisë tha se studimet ishin duke u zhvilluar për efikasitetin e vaksinave kundër variantit të ri, i cili ndryshon nga variantet shumë ...