Atentati mafioz me 4 të plagosur në Tiranë/ 11-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma, shoferi dhe 19-v...
Aktualitet
Qori: Për shtetin të varfrit janë miza, oligarkët paguajnë taksa qesharake
13 Shkurt 2022, 13:53Nga DOSJA
TIRANË-Pedagogu Arlind Qori është shprehur se në Shqipëri shteti nuk njeh një minimum jetik bazik që dikujt i duhet që të mbajë frymën gjallë. I ftuar disa ditë më parë në RTV Ora, Qori theksoi se sipas një studimi të avokatit të popullit, çdo qytetari i takon 18 mijë lekë në muaj për të jetuar minimalisht, ndërsa shteti jep një ndihmë ekonomike prej 5 mijë lekësh.
‘Në Shqipëri shteti nuk njeh një minimum jetik bazik që dikujt i duhet që të mbajë frymën gjallë. Pra kur shteti vendos për pensionet dhe për pagat minimale, apo ndihmat ekonomike, nuk është se u referohet nevojave qytetarë, por llogarive buxhetore. Sipas një studimi të avokatit të popullit, çdo qytetari i takon 18 mijë lekë në muaj për të jetuar minimalisht. Shteti jep një ndihmë ekonomike prej 5 mijë lekësh. Për ata që e kanë pushtetin ata që janë të varfër janë miza. Shteti e di se sa është minimumi jetik dhe sa i kushton. Njerëzit më të pasur në Shqipëri duhet ta paguajnë shumë më shumë se sa paguajmë. Korporatat në vendin tonë paguajnë në mënyrë qesharake taksa të ulta. Kanë miliona euro të ardhura dhe maksimumi që tatohen është 23%, ndërsa në vendet e zhvilluara shkojnë në 50%. Këtu ka para të vëna në mënyra të paligjshme dhe kriminale, ndërsa shteti nuk ka një projekt se si këto para të mos rishpërndahen. Kështu efekti i kësaj është mjerimi i përhershëm me të cilin jemi mësuar. Në Shqipëri 10% janë në varfëri absolute, ndërsa mbi 30% janë në varfëri relative.’– tha Qori.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
VLORË– Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njëoftimin e Policisë së Vlorës bëhet me dije se A. J., 29 vje&c...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp nga Selia. Basha ripërsëri akuzat e tij për &cced...
Nuk janë vetëm ish-partnerët që ua nxijnë jetën ish-ave të tyre përmes mesazheve apo qepjes këmba-këmbës. Por edhe një fqinj, apo shok i të njëjtës gjini mund t...
ITALI– Një ngjarje sa qesharake aq dhe e pazakontë ka ndodhur në Itali e personazh kryesor është një shqiptar. Ky i fundit, i paidentifikuar, 39-vje&ccedi...